DASHI
Nëse keni patur zënka me partnerin/partneren, sot do të kaloni një ditë të mërzitshme. Ndoshta ka gjëra të pathëna që nxisin tensionin mes jush. Bëni mirë të zgjidhni këtë problem pasi mund të bëhet më i madh nëse nuk flisni.
DEMI
Një udhëtim i shkurtër mund të jetë i nevojshëm sot. Mbasë për këtë arsye do largoheni për pak kohë nga partneri/ partnerja, por gjithcka do shkojë mirë. Një telefonatë e ngjall sërish pasionin mes jush.
BINJAKËT
Sjellja e cuditshme e partnerit/partneres mund t’ju shkaktojë mendime konfuze. Mendoni se ai/ajo po të shmanget? Nuk jua hap telefonatat? Harrojini këto! Ndonjëherë njerëzit mendojnë se dashuria e tepërt i cënon privatësinë dhe zgjedhin ta injorojnë. Zgjidhja më e mirë është ta ftoni për darkë dhe të largoni mendimet negative.
Dita e sotme është e mbushur me dashuri dhe gëzim. Nëse ftoni disa miq në shtëpi për të festuar, ata do të mendojnë se po i vlerësoni. Nëse jeni të dashuruar, do të festoni privatisht me partnerin pasi të largohen miqtë. Relaksohuni dhe shijoni festën!
LUANI
Përgjegjësitë e tjera mund t’ju largojnë nga njerëzit e dashur. Nuk ju pëlqen të dilni sonte, edhe nëse keni bërë plane. Gjithcka doni është të kaloni një pasdite të qetë me partnerin/partneren, por ai/ajo është i zënë. Mos e ngarkoni veten me mendime negative edhe nëse nuk ju përgjigjet.
VIRGJERESHA
Nëse ju mungojnë deklaratat e dashurisë, mund t’ju duket sikur jeta juaj është e zbrazët. Madje nëse jeni beqar/e, mendoni se nuk keni askënd për tu argëtuar. Nëse jeni në një lidhje, ekziston mundësia që partneri/partnerja është i/e zënë. Mos e torturoni veten! Bëni plane për të dalë me miqtë ose familjen.
PESHORJA
Ju keni vendsur ti bëni bisht përgjegjësive sot. Kjo mund të jetë për shkak të një festë private në shtëpi me partnerin/partneren. Argëtimi mund të vonohet nëse i dashuri/ e dashura është larg për disa kohë. Vetëm mos harroni se cilësia është më e mirë sesa sasia!
AKREPI
Mund të ndjeni sikur partneri/partnerja nuk po ju jep aq dashuri sa zakonisht. Nëse jeni beqarë, mund të ndiheni më keq. Bëni mirë të ktheni buzëqeshjen. Nëse do e mbani fytyrën e mërzitur gjatë gjithë kohës, askush nuk do ju ftojë për të dalë. Përpiquni të lumturoni veten duke bërë gjërat që pëlqeni dhe do jeni si magnet për njerëzit që duan të dhurojnë dashuri.
SHIGJETARI
A jeni të shqetësuar se partneri/partnerja nuk ju do aq sa e doni ju atë? Dashuria tregohet në shumë aspekte. Jo të gjithë mund ta shprehin verbalisht ose të bëjnë deklarata publike. Nëse dikush ju do, ka mënyra të tjera për ta shprehur. Është mënyra se si ju sheh apo si ju prek. Nëse nuk ndjeni dashuri, përse nuk e pyesni se cfarë nuk shkon?
BRICJAPI
Nëse jeni beqarë, mund të ndiheni pak të mërzitur sot. Të gjithë miqtë tuaj që janë në një lidhje dashurie, mund të kenë plane për të dalë, ndërkohë që ju shkoni në shtëpi vetëm. Mos mendoni se të dashuruarit nuk kanë probleme. Shpesh herë edhe ata kanë probleme me vetminë. Mendoni avantazhet e të qenit beqar dhe shjioni ditën.
UJORI
Sot mund të merrni çokollatë për të zëvendësuar mungesën e dashurisë. Kjo ndodh sepse ndiheni të tunduar të trajtoni veten me diçka të mirë. Kjo është në rregull, por kufizoni veten duke marrë një sasi të vogël. Ëmbëlsirat e tepërta mund t’ju shkaktojnë probleme me stomakun, por edhe t’ju shtojnë disa kilogramë. Mos harroni, përmbajtja e vetes është çelësi i gjithckaje.
PESHQIT
Nëse jeni të martuar ose të fejuar, mund të ndjeni se “dashuria” po të shmang. Por kjo është thjesht imagjinata juaj. Lidhjet kanë ulje-ngritjet e tyre, prandaj mos u shqetësoni. Nëse keni dyshime se dicka nuk po shkon në drejtimin e duhur, pyesni partnerin.
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...