Dashi
Kohëve të fundit keni qënë të përkushtuar ndaj punës, prandaj është koha që të argëtoheni. Megjithatë, do të tundoheni që të bëni karrierë. Ju pëlqen puna që bëni? A do të ishit më mirë në krahët e dikujt? Vetëm ju i dini përgjigjjet. Mes të gjitha vendimeve të vështira, ju kërkoni edhe për argëtim. Kaloni kohë me miqtë, provoni udhëtime të reja, ushqime në restaurante të reja. Planeti i Marsit është në sektorin tuaj, kështuqë do të bëjë këtë muaj të mahnitshëm për ju.
Demi
Ju do të gjeni veten duke u ndjerë më pak të shqetësuar në punë. Nëse ju paraqitet një mundësi e re për punë, mos e lëshoni. Ju do të gjeni veten duke u përpjekur për të gjetur një ekuilibër të mirë mes punës dhe jetës private, mes punës dhe miqësisë. Nëse keni qenë të mbërthyer në punë edhe pas orarit, ndryshoni ritmin.
Binjakët
Marsi, planeti i frymëzimit dhe motivimit, është kundër shenjës suaj këtë muaj, duke krijuar kështu kundërshtime me njerëzit që keni përreth. Ide të ndryshme mund të sjellin mundësi të reja në jetën tuaj dhe ju mund të gjeni se ju pëlqen diçka më shumë se sa keni menduar. Do të zbuloni se koka juaj është e mbushur me ide. Këtë muaj do të bëni mirë të lexoni ndonjë novelë klasike, ose të bëni ndonjë kurs gatimi.
Gaforrja
Ujori, shenja e ujit tuaj, është u stabilizuar në këto 10 ditët e para të muajit dhe kjo mund të jap një ndjenjë të vogël. Ndryshoni për pak rutinën tuaj dhe provoni të bëni joga. Rastësisht, do të takoni njerëz më të mëdhenjë se mosha juaj dhe do të ndjeheni sikur dëshironi t’u dorëzoheni. Megjithatë, bëni kujdes. Nëse ndjeheni të mbingarkuar me punën, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga miqtë tuaj.
Luani
Ju keni shumë mundësi këtë muaj dhe kjo do të jetë paska dërrmuese për ju. Do të keni një agjendë të ngarkuar, por siguroni që në rend të parë të vendosni veten. Hëna e re e 15 janarit, do t’ju bëj të qartë të kuptoni atë që dëshironi. Do të gjeni një ekuilibër mes punës dhe miqve. Nëse deri me tani nuk keni menduar që të bëni një orë palestër, tani është koha që të filloni.
Virgjëresha
Keni gjëra që duhet të bëni dhe për një kohë nuk do të ndjeheni të kënaqur me rezultatin. Sigurisht, lista e punëve që keni për të bërë është e pafundme, por është e rëndësishmë që të gjeni kohë të lirë. Venusi, planeti i dashurisë dhe marrëdhënieve bie në shenjën e Peshqëve me datën 10 shkurt, duke ju sjellë një ndjesi të ëmbël. Papritmas, ju do të gjeni veten duke u hapur për detyrime të reja dhe do të ndjeheni të gatshëm për t’u argëtuar.
Peshorja
Gjithkush ka opinionet e tyre rreth jush, por është e rëndësishme që ju të dini saktë se me kë do të ndani planet. Disa planete do të lëvizin në shenjën e Peshqivë në gjysmën e muajit të dytë, duke ua dhënë juvë ndjesinë e zhdukjes. Mendoni të organizoni një udhëtim. Gjërat mund të jenë më dërrmuese në këtë muaj, por s’do të thotë që do të shkojnë keq.
Akrepi
Këtë muaj mendja juaj do të rri vetëm të paratë, prandaj do të filloni të mendoni seriozisht për buxhetin. Do të gjeni veten duke u pyetur nëse keni nevojë për ndihmën e miqve. Gjithashtu do të tundoheni për të bërë plane për pushim dhe do të përjetoni “ethe” kënaqësie më shumë se zakonisht. Në një mjedis komod, ju do të lulëzoni.
Shigjetari
Marsi, planeti i veprimit është në shenjën tuaj gjatë këtij muaji. Këtë muaj ju do të ndjeni nevojën për t’u ngritur. Do të keni aq energji, saqë do të fitonit edhe një garë maratonike. Shikoni për ndonjë punë të re, bëni ndonjë kurs palestre ose joga. Mundësitë janë të pafundme. Njerëzit do të vënë rë enegjinë tuaj dhe do të fillojnë të mendojnë për ju më shumë gjatë këtij muaji. Do të ndjeheni të lumtur pasi të keni ndarë idetë me njerëzit tjerë.
Bricjapi
Nëse deri me tani u ka ardhur keq të ngrini zërin në punë, tani është koha e duhur. Ju e dini vlerën tuaj dhe nëse shefi juaj nuk e di këtë gjë, atëherë është koha për ndryshim. Gjysma e dytë e muajit, do të ju gjej në komunikim me njerëz shumë të mahnitshë. Ju do të ndjeheni rehat duke u hapur me miqtë dhe familjen, duke ndarë me ta ato që mendoni dhe ndjeni. Mos ndaloni, krijoni marrëdhënie të forta me njerëzit.
Ujori
Merkuri, planeti i komunikimit dhe Venusi, planeti i dashurisë dhe parave, fillojnë në muajin që bie edhe ditëlindja juaj, duke ju sjellë shumë komunikime dhe lidhje me miqtë. Pastaj, Venusi rrëshqet në shtëpinë tuaj të parave, duke ju dhënë një kërkesë serioze. Në frontin e punës, do të filloni të pyesni për mundësi të reja rreth karrierës.
Peshqit
Këtë muaj ju do të pëjetoni marrëmendje, prandaj ju duhet që të merrni një klasë të jogas dhe të krijoni një vend të vogël relaksues për veten. Puna mund të jetë pak kaotike, por mos u shqetësoni. Do të krijoni një ekuilibër të madh me dinamikën që do të përjetoni këtë muaj. Ky muaj është gjithashtu koha e duhur për t’u përqendruar në atë që doni./arbresh.info/
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...