Dashi
Gjendja emocionale e shenjës së Dashit do të jetë e luhatshme gjatë muajit mars. Ju do të jeni shumë ambicioz në ndjekjen e zhvillimit të karrierës. Shëndeti dhe aspektet financiare do të jenë të mrekullueshme, por jeta sentimentale do të jetë paksa problematike.
Demi
Venusi do të ndihmojë në arritjen e aspekteve profesionale të shenjës së Demit. Shëndeti dhe financat do të jenë shumë më mirë, në krahasim më muajin e kaluar. Partneri juaj do të ju ndihmojë në lidhje me financat. Për ata që janë të martuar, pritet që të shfaqen probleme pas datës 20, ndërsa beqarët do të kenë muaj të qetë.
Binjakët
Merkuri do të ndikojë në karrierën e personave që i përkasin shenjës së Binjakëve. Fitimet dhe shpenzimet janë të diktuara nga ndikimi i hënës. Marrëdhëniet me partnerin do të bëhen më të gjalla pas datës 21 mars. Gjendja shëndetësore do të jetë më stabile për shkak të ndikimit të Merkurit.
Gaforrja
Hëna dhe Marsi do të nxisin dëshirën për karrierë te Gaforret. Të ardhurat profesionale do të jenë burimi kryesor i prosperitetit financiar. Ata që janë në një lidhje do të përballen me trazira. Shëndeti do të jetë relativisht i mirë.
Luani
Personat që i përkasin shenjës së Luanit do të mbështeten në lidhjet shoqërore për të ecur përpara. Merkuri dhe njerëzit tjerë do të ju ndihmojnë në lidhje me gjendjen financiare. Marrëdhënia e dashurisë do të përmisohet fal ndikimit të Diellit. Shëndeti stabil.
Virgjëresha
Zhvillimi i karrierës në muajin mars 2018 do të jetë një hap i rëndësishëm për Virgjëreshat. Planetet e ndryshme si Dielli, Merkuri dhe Saturni do të bëjnë jetën tuaj shoqërore dhe dashurore të paharrueshme. Bëni kujdes me shëndetin në fillim të muajit, pasi mund të ju zërë ndonjë grip.
Peshorja
Familja dhe jeta emocionale do të dominojnë në shenjën tuaj. Jeta profesionale do të jetë më e nxituar dhe do të kërkoni më shumë që të ju njihen meritat. Marsi dhe Dielli do të ndikojnë shumë në jetën tuaj personale. Në fund të muajit financat do të rriten, ndërsa shëndeti do të jetë normal.
Akrepi
Rritja në karrierë e shenjës së Akrepit bazohet në mbështetjen e Uranit dhe anëtarëve të familjes. Spekulimet dhe fitimet profesionale do të ndihmojnë në financat tuaja. Jeta e dashurisë do të jetë plot kënaqësi. Beqarët pritet të futen në lidhje serioze. Shëndeti stabil.
Shigjetari
Jeta profesionale do të jetë shumë emocionuese për Shigjetarët, për shkak të ndikimit të planetit të ndryshëm. Familja luan një rol të rëndësishëm në rritjen financiare. Jupiteri dhe Merkuri do të bëjnë që marrëdhëniet tuaja të dashurisë të jenë shumë energjike. Gratë e kësaj shenje pritet të përjetojnë një shtatzëni dhe shëndeti do të jetë i mrekullueshëm.
Bricjapi
Në karrierë do të ndodh një befasi e madhe, gjithnjë në favor tuajin. Financat mund të rriten nga kreativiteti dhe karriera do të sigurojë fitime të mëdha. Shëndeti do të jetë i mrekullueshëm, megjithatë do të ndjeni nevojën që të shkoni në palestër. Venusi dhe Hëna do t’ju bëjnë që të dukeni magjepsëse. Mund të ndodhë që këtë muaj të bëni një udhëtim jashtë vendit.
Ujori
Forca emocionale dhe ndikimet planetare do të përmisojnë perspektivën e karrierës për shenjës e Ujorit. Të ardhurat mund të rriten, nëse dini t’i mënaxhoni ato. Për të marturit, marrëdhënia mund të jetë e ngathët në fillim të muajit. Shëndeti do të përmisohet dukshëm nga fundi i muajit.
Peshqit
Gjendja e juaj shpirtërore do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë muajit mars. Marsi dhe Jupiteri do të jenë përgjegjës për rritjen në karrierë. Marsi do të ndihmojë në perspektivat monetare dhe pritet që të merrni disa të holla edhe nga disa burime të panjohura. Për të dashuruarit muaji mars do të jetë magjepsës. Shëndetit kushtoni vëmendje, mos lini pas dore dietat dhe stëvitjet./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...