Horoskopi për muajin korrik

20:33 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Korriku veçse ka arritur. Shikoni se çfarë ka përgatitur ky muaj për ju, transmeton portali arbresh.info.

DASHI

Këtë muaj do të jeni në konflikt për shkak të kërkesave për kohën tuaj. Tjerët duhet të mësojnë që nuk kanë të drejta ekskluzive mbi ju. Dita juaj me fat: 7 korriku.

DEMI

Keni kujdes nga ata që përpiqen të ushtrojnë ndikim të panevojshëm mbi vendimet tuaja. Dita juaj me fat: 17 korriku.

BINJAKËT

Gjersa mund të jeni të frustruar për një çështje biznesi, mos e teproni me reagim dhe ta nxirrni nervozën tek ata që po e bëjnë më të mirën e tyre. Dita juaj me fat: 21 korriku.

GAFORRJA

Ju dhe një person i afërt me ju duhet të rimendoni planet afatgjate. Diskutoni opsionet për të gjetur një alternativë. Dita juaj me fat: 3 korriku.

LUANI

Sigurohuni që mesazhet e rëndësishme, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me paratë, të dorëzohen me kujdes. Dita juaj me fat: 11 korriku

VIRGJËRESHA

Diskutojini problemet me lidhjen. Mund t’ju duhet të jeni më të mprehtë dhe më të drejtpërdrejtë se zakonisht. Dita juaj me fat: 25 korriku.

PESHORJA

Jo çdo sinjal në lidhje me një sipërmarrje biznesi mund të besohet. Shqyrtoni të gjitha informacionet. Dita juaj me fat: 14 korriku.

AKREPI

Pasi të keni përhapur krahët kohët e fundit, do të ndjeheni të detyruar që të prireni të kujdeseni për shqetësimet e shtëpisë ose familjes. Dita juaj me fat: 1 korriku.

SHIGJETARI

Integriteti i kolegut mund të jetë në dyshim. Kujdes mos bëni një gjykim të parakohshëm, pasi do të ketë disa shpjegime të mundshme për atë që po ndodh. Dita juaj me fat: 23 korriku.

BRICJAPI

Një çështje shumë intensive personale do të bëhet prioriteti juaj kryesor. Dita juaj me fat: 19 korriku.

UJORI

Shmangni të qenit kaq i qëllimshëm në të bërit gjithçka drejtë sepse veten po e bëni të çmendur. Dita juaj me fat: 9 korriku.

PESHQIT

Këtë muaj, do të jeni aq të zënë me brengën për një mik saqë mund të humbni pikturën më të madhe për obligimet që keni. Dita juaj me fat: 18 korriku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme