Dashi
Qielli interesant për ndjenjat, një lidhje simpatike mund të lindë në çdo moment. Në punë është koha të përfshiheni dhe të mos rrini duarkryq.
Demi
Yjet janë intriguese për ndjenjat, nga kjo e mërkurë Afërdita nuk është më në dizavantazh me shenjën tuaj, ka shumë dritë në skutat e të ardhmes. Kujdes nga diskutimet dhe debatet në vendin e punës.
Binjakët
Yjet shpërblejnë ata që e duan njëri-tjetrin, ka një nxitje për të forcuar lidhjet mes atyre personave që sapo e kanë gjetur njëri-tjetrin. Në aspektin e punës ka të reja, lajmet vijnë së shpejti.
Gaforrja
Ky qiell është i bukur për të nxitur dhe mbajtur një njohje të re e cila do të dëshmohet se është e çmuar për të ardhmen e afërt. Të reja të vlefshme për punën tuaj, po vijnë.
Luani
Në dashuri, këtë të mërkurë mund të ketë tensione, përpiquni të mos nxisni debate dhe fërkime. Në punë favorizohen lidhje e kontakte të reja me qytete të tjera.
Virgjëresha
Qiell interesant për ndjenjat, veçanërisht nëse doni të vendosni në plan të parë një projekt të rëndësishëm për të ecur përpara me lidhjen tuaj. Nuk mungojnë ngarkesat në punë, por në fund angazhimi juaj do të shpërblehet.
Peshorja
Ky qiell është i bukur për t’u emocionuar sërish, ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Yje interesante edhe në punë, dëshironi të përfshiheni dhe do t’ia dilni.
Akrepi
Në dashuri do të dëshironit më shumë garanci nga partneri/ja juaj dhe kjo ndonjëherë ju bën nervoz. Këtë të mërkurë, në punë gjërat shkojnë pak me ritme të ngadalta, por mos u bëni të paduruar.
Shigjetari
Qiell interesant për njohjet e reja, dëshironi të emocionoheni sërish dhe të rizbuloni emocione autentike. Në punë lajmet nuk do të vonojnë të vijnë, janë të mira.
Bricjapi
Yje interesante për çiftet që janë në lidhje prej kohësh, tania mund të shijojnë një përtëritje të raportit të tyre, pse jo edhe më shumë. Marrëveshje të reja në vendin e punës.
Ujori
Nëse keni takuar një person interesant, së shpejti mund të lulëzojë një dashuri e re. Në punë nuk përjashtohet mundësia e rishikimit të detajeve të një marrëveshjeje.
Peshqit
Në dashuri nëse jeni të interesuar për një person pse nuk dilni ballaz e ta shprehni atë që ndjeni? Ndërkohë, në aspektin e punës, nëse ka diçka që nuk shkon, është gjithmonë mirë të flasësh për çështjen.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...