Dashi
Dikush do të kërkojë ndihmë nga ju lidhur me një çështje të caktuar. Pamundësia për ta ndihmuar mund t’ju shkaktojë tension. Shmangni shpenzimet e tepërta. Shanset për të rënë në agoni në dashuri janë të larta.
Demi
Presioni në punë mund t’ju shkaktojë stres dhe tension. Ka gjasa të shënoni një përmirësim të lehtë të financave. Një person mjaft i afërt me ju mund të shfaq një anë tjetër të karakterit tij/saj.
Binjakët
Gjatë kësaj të premte do të jeni mjaft nostalgjik. Vëllai ose motra juaj do të tregohet mjaft mbështetës ndaj jush lidhur me një çështje të caktuar. Nuk do të mungojë vëmendja nga partneri/partnerja juaj.
Gaforrja
Mos kryeni shpenzime të tepërta për produkte të panevojshme. Ekziston mundësia që në familje të përballeni me probleme. Ka gjasa që këtë të premte të komunikoni me një mikun tuaj të vjetër dhe një plani juaj të anulohet.
Luani
Dikush mund t’ju irritojë për shkak të xhelozisë që do të shfaqë ndaj jush. Megjithatë, përpiquni të ruani qetësinë, pasi situata mund të dalë jashtë kontrollit lehtësisht. Pas një kohet yë gjatë, do të keni kohë mjaftueshëm të qëndroni pranë partnerit/partneres suaj.
Virgjëresha
Do të jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk parashikohen ndryshime të financave. Rekomandohet të punoni fort për të ardhmen e familjes suaj.
Peshorja
Sjellja juaj e pazakonte gjatë kësaj të premte do të konfuzojë personat rreth jush. Beqarët e kësaj shenje mund të përballen me një zgjenjim gjatë ditëve në vijim. Një çështje e vjetër mund të rikthehet sërish mes jush dhe partnerit/partneres suaj.
Akrepi
Ka gjasa të shqetësoheni edhe për gjëra të panevojshme duke e shkatërruar kështu qetësinë tuaj. Shmangni momente të tilla duke u përqëndruar më shumë tek vetja dhe të gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Beqarët e kësaj shenje mund të nisin një marrëdhënie të re dashurie.
Shigjetari
Mungesa e dëshirës për të vepruar nuk do të ndikojë aspak mirë në gjendjen tuaj emocionale. Ciftet e martuar ka gjasa të bëjnë disa shpenzime të paparashikuara gjatë kësaj dite. Përpiquni të shmangni ankesat e tepërta.
Bricjapi
Bëni kujdes se mos ndërmerrni veprime të nxituara, sidomos kur bëhet fjalë për çështje financiare. Nuk parashikohen ndryshime në marrëdhënien tuaj në çift. Nuk përjashtohet mundësia që së shpejti të nisni një projekt të pritur prej kohësh.
Ujori
Gjendja juaj financiare do të mbetet e mirë. Parashikohet një ditë tepër e ngarkuar, por nuk përjashtohet mundësia të gjeni kohë për tu relaksuar. Parteri/partnerja juaj mund të refuzojë një kërkesë tuajën gjatë kësaj dite.
Peshqit
Parashikohet të kaloni një ditë mjaft të mirë në çift. Lejojeni partnerin/partneren tuaj të kuptojë sesa e dashuroni. Do të arrini të përmbushni ato çfarë kishit parashikuar për sot në aspektin profesional.
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...