Google ADS

Horoskopi për ditën e premte, 6 dhjetor 2019

22:08 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Dashi
Një ballafaqim me miqtë do të bëjë që të mendoni ndryshe. Do të jeni më pak ambicioz sa i takon karrierës, duke i dhënë më shumë hapësirë bashkëpunimit. Një nismë bashkë me kolegët tuaj, do të bëjë që të shpenzoni më shumë energji.

Demi
Do të ndjeni nevojën që të afroheni me dikë të cilin e ndjeni fare pranë. Kjo gjë do të bëjë që të lindë diçka emocionuese. Kjo është dita ideale për të shfrytëzuar mbështetjen e yjeve, duke marrë vendime në liri të plotë.

Binjakët
Nëse do e gjeni veten të lodhur, për tu përfshirë në angazhime të ngjeshura, mbështetja tek bashkëpunëtorët do ju vijë shumë në ndihmë. Mundohuni që të mos merreni me kritikat e të tjerëve, në mënyrë që të jeni më të qetë.

Gaforrja
Do të jeni të përhumbur në ëndërrime por do të keni fantazinë e duhur për ti kthyer gjërat në realitet. Në punën tuaj do të jeni shumë konfuz, për shkak të mendimeve kundërshtuese. Jo të gjitha këshillat do të jenë të sinqerta!

Luani
Kjo e premte premton të jetë mjaft emocionuese. Do të jeni në qendër të vëmendjes, duke shfaqur një sjellje tejet origjinale. Do të keni garanci të mira suksesi në nismat tuaja profesionale, por edhe në aktivitetet zbavitëse.

Virgjëresha
Ndikimi i hënës, do të favorizojë lëvizjet dhe angazhimet e frytshme. Bëni mirë që të organizoheni! Nëse pikat tuaja të referimit janë lëkundur, duhet të dini që të ruani ekuilibrin pa u trazuar shumë.

Peshorja
Nëse do e gjeni veten të vënë në provë, do të keni shpirtin e duhur për të përballuar çdo situatë. Do të rigjeni besimin tek miqtë tuaj të ngushtë. Rigjetja e interesave të përbashkëta do ju dhurojë momente të paharrueshme.

Akrepi
Bëni të pamundurën që në këtë moment të gjeni më shumë kohë për tu marrë me aktivitetet tuaja të preferuara. Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive nëse do e organizoni siç duhet.

Shigjetari
Nëse gjatë kësaj dite e gjeni veten duke u përhumbur gradualisht, mos u mërzisni. Kjo pasi është një situatë kalimtare. Gjithë faji për këtë situatë është i Neptunit, i cili ju krijon momente tensioni.

Bricjapi
Do të rikuperoni intuitën tuaj, gjë që do ju dhurojë më shumë siguri, në mënyrë që të përballoni me më shumë qetësi angazhimet tuaja profesionale. Një ditë e mbushur me aventura dhe kënaqësi, e cila do ju provojë se do të keni pranë një person tek i cili mund të besoni.

Ujori
Kjo e premte është një prej ditëve më të mira sa i takon humorit, sidomos nëse jeni në prag të një udhëtimi të minutës së fundit. Parashikohen njohje të reja dhe takime interesante. Do të përjetoni eksperienca të pazakonta dhe motivuese.

Peshqit
Parashikohet një ditë e mbushur me të papritura dhe vështirësi. Me vështirësi do të gjeni optimizmin, për shkak të situatave aspak të favorshme. Bëni kujdes me luhatjet e humorit pasi mund të dëmtoni shumë veten.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme