Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kjo e mërkurë do të jetë dita e duhur për tu dashuruar! Nuk do të ketë asnjë problem gjatë saj, me përjashtim të punës, ku do të jeni disi nervoz.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Ju pret një ditë pozitive për ndjenjat, ku do të ndiheni vërtetë mirë, ndaj mundohuni që të jeni me këmbë në tokë. Sa i takon punës, do të ketë ndryshime. Nëse bëni pak durim, mund të ketë lajme të mira për ju.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Ky është një moment i mirë për të nisur projekte të reja, pasi Marsi nuk do të jetë më kundër jush dhe do ju bëjë që të ndiheni më mirë. Po ashtu parashikohen përmirësime në sferën profesionale, ku një sfidë e rëndësishme do të vijë shumë shpejt.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Hëna nuk do të ketë më ndikim të kundërt dhe për ju do të nisë një përmirësim i ndjeshëm në dashuri, pas pengesave me të cilat jeni përballur. Duhet të mundoheni që të gjeni një zgjidhje dhe të shmangni debatet në punë.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Ju pret një ditë pozitive dhe emocionuese. Mundohuni që të shijoni në maksimum ndjenjat. Mund të keni vështirësi me ndonjë koleg, ndoshta për shkak të ndonjë konkurrueshmërie.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Kjo e mërkurë duhet jetuar qetësisht, duke shmangur në maksimum nervozizmin. Mundohuni që të mos reagoni në mënyrë të acaruar. Lini mënjanë problemet në punë, të cilët do të duan ditë që të zgjidhen.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Mundohuni që të rrethoheni nga njerëz pozitiv të cilët ju bëjnë që të ndiheni të qetë. Ky është një moment i mirë dhe shumë probleme mund të gjejnë zgjidhje.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri do të përballeni me disa probleme dhe pengesa për të kaluar. Do të ketë një ngadalësim në punë, por nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Mundohuni që të mos bëni një zgjedhje të rrezikshme, pasi kjo e mërkurë do të jetë mjaft e favorshme për të shmangur situata të pasigurta. Edhe në punë, mund të ketë një vonesë ose përkeqësim të lehtë.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Duhet ti besoni një miku, të flisni për problemet tuaja të dashurisë dhe të keni një vizion më të qartë të lidhjes në çift. Sfera profesionale do të jetë e mbrojtur nga Marsi dhe do të garantojë sukses.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Do të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në jetën tuaj, edhe në sferën emocionale. Do të ketë diçka interesante sa i takon mundësive në punë.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Mos nënvlerësoni ndjenjat, pasi dashuria do të jetë protagoniste në këtë periudhë. Kush është vetëm mund të ketë një takim të rëndësishëm. Nëse nuk e pëlqeni mjedisin tuaj të punës, do të keni mundësi të shumta për të ndryshuar, ndaj shihni përreth.
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...