Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 shtator 2019

23:46 | 24 Shtator 2019
Arbresh.info

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Do të nisë përmirësimi për të lindurit e kësaj shenje, megjithëse do ju duhet të luftoni për të marrë gjërat që doni. Pëlqeni sfidat, por nuk duhet të ankoheni nëse ndonjëra prej tyre mund të jetë shumë e rëndë për tu përballuar. Hëna do të jetë në favorin tuaj dhe do ju lejojë që të bëni disa zgjedhje interesante. Këshillohet që të mos e lini pas dore dashurinë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Keni nevojë për më shumë siguri në dashuri dhe në këtë moment do të jeni gjithnjë e më shumë në kërkim të garancive. Jo vetëm në dashuri, por edhe në punë do të ketë zhvillime interesante. Nëse një punë nuk ecën, më mirë ndërpriteni. Me siguri nuk ishte ajo që ju duhej, dhe ka bërë që të ndiheni keq.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Edhe pse jeni ndjerë të tradhtuar ose ndoshta në punë ka patur një përplasje me shefin, duhet të mundoheni të fitoni besimin e të tjerëve. Do të shihni se qysh në këto ditë, gjërat do të ndryshojnë, ku do të merrni një lajm të rëndësishëm, i cili do ju ngjallë shpresë për të ardhmen.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Ka diçka në dashuri që nuk funksionon. Në këtë fund shtatori, duket se gjithçka që po ndodh është e vështirë për tu kuptuar dhe analizuar. Disa lidhje kanë pasur probleme, ndaj duhet të dini si ti menaxhoni, duke u treguar të durueshëm.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Këto ditë janë të mbushura me shumë guxim. Hëna, Venusi dhe Mërkuri janë shumë të favorshëm në shenjën tuaj. Jeni bujar dhe të gatshëm për gjithçka, kur ndjeni se ju duan. Nëse jeni të përfshirë në një histori që nuk funksionon, bëni mirë që të analizoni situatën.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Nëse keni një problem, gjatë këtyre ditëve mund të gjejë zgjidhje në sajë të ndikimit të favorshëm të Uranit dhe Saturnit. Është e qartë se jeni përballur me shumë ankth dhe ju duhet kohë që të qetësoheni. Mirëpo duke qenë natyrë shumë e vendosur në zgjedhjet tuaja, mos u druani për asgjë. Ndjenjat mund t’iu dhurojnë më shumë kënaqësi.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Ju pëlqen angazhimi serioz në dashuri dhe shpesh arrini që të ndërtoni mirë lidhjet e rëndësishme të jetës suaj. Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë ndjesi të forta të familjes dhe organizimit. Ka ardhur koha për të dashuruar, kush ka një histori dashurie që vazhdon duhet ta forcojë, ndërsa kush nuk e ka një të tillë, duhet të shohë përreth.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Kaosi është i madh, ka ardhur momenti që të sqaroni një situatë dhe të kuptoni se çfarë po ndodh në dashuri. Këshillohet që të përgatiteni në mënyrë që të mos përballeni me momente të papritura. Nëse gjatë pranverës dhe verës iu është mbyllur një derë apo një bashkëpunim, nuk duhet të shkëputeni nga realiteti. Nëse dikush iu ka rënë në qafë, ndoshta është rasti që ta falni, pasi pas një pamje të ashpër, fshihet një njeri shumë delikat dhe i butë.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo ditë do ju ofrojë mundësi që të rifitoni terrenin e humbur. Edhe në dashuri do të jeni të suksesshëm, por shpesh ndodh që të lindurit e kësaj shenje të dashurohen me persona që janë larg. Gjithsesi kush e ka gjetur shpirtin binjak, duhet të investojë pas kësaj ndjenje. Sa i takon punës, situata paraqitet mjaft e favorshme.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Dashuria do të jetë nën ritmin e duhur, por gjithçka do të varet nga historia që jeni duke jetuar. Nëse keni përjetuar krizë në dashuri, tashmë është momenti për të rikuperuar dëmet e ndonjë keqkuptimi, shkruan noa.al. Në punë bëni mirë që të dyfishoni kujdesin.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Jini bujarë dhe besnikë me njerëzit që ju rrethojnë, por këtë periudhë do të përballeni me momente kritike. Misioni juaj është që të mos jeni njëlloj me të tjerët, por të shkëputeni nga masa. Rrezikoni që të jeni disi të largët nga realiteti. Në dashuri, duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Bëni mirë që të flisni më shumë me partnerin/en. Nuk është rastësi që shpesh bashkoheni me persona shumë të kontrolluar. Jeni natyrë që fantazoni, por me kohën raportet e bazuara në racionalitet, mund të mbysin kreativitetin tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme