Dashi
Në momentet që jeni nervoz, ju bezdis edhe vetja juaj. Kjo e mërkurë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, përkundrazi do të jetë e mbushur me stres, si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit. Megjithatë mos u fiksoni pas problemeve pasi orët në vijim do të sjellin përmirësim të ndjeshëm.
Demi
Të gjithë ata të cilët që nga vera e kaluar kanë pasur probleme si në nivelin profesional, fizik dhe sentimental, duke nisur nga kjo ditë do të shënojnë përmirësime të ndjeshme. Megjithatë në dashuri do të keni disa dyshime, të cilat do të ushqehen, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Bëni mirë të flisni hapur, për të kuptuar se çfarë dëshironi ju dhe çfarë dëshiron njeriu juaj i zemrës.
Binjakët
Jeni në prag të daljes nga një periudhë e errët e jetës suaj. Janari ka qenë një muaj i vështirë, i cili fatmirësisht kaloi. Por ditët e para të shkurtit do të sjellin ndjesi pozitive. Në dashuri do të ketë rikuperim, por mbani parasysh se shpesh gjërat varen nga ju.
Gaforrja
Duhet të mbani parasysh se kush janë personat që duhet të keni si pikë referimi. Duhet të bëni një analizë të realitetit, edhe pse ky i fundit ka qenë i dhimbshëm. Mundohuni që të lini pas krahëve çdo situatë që nuk ia vlen, si në dashuri edhe në punë. Shmangni në maksimum kontaktet me persona që nuk janë të qartë.
Luani
Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur me energji, e cila do të garantojë bashkëpunime të frytshme. Lidhjet që do të lindin gjatë këtyre ditëve janë mjaft të rëndësishme. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe për të pasur dikë pranë. Kjo ndjesi e mirë shtrihet edhe në sferën profesionale.
Virgjëresha
Ndikimi tranzit i Venusit, parashikon një ditë mjaft të rëndësishme. Edhe Saturni dhe Marsi do ju mbështesin gjithashtu, duke ofruar një ditë pozitive, sidomos sa i takon sferës së ndjenjave. Nëse gjatë ditëve të fundit nuk jeni ndjerë mirë, kjo e mërkurë premton rikuperim.
Peshorja
Do të përjetoni një ditë aspak të lehtë, pasi parashikohen një sërë problematikash si në sferën familjare edhe në atë profesionale. Do ju duhet të gjeni një zgjidhje që me zor e prisni si dhe ekuilibrin e munguar.
Akrepi
Kjo e mërkurë do të jetë e shkëlqyer, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kjo gjë do ju lejojë që të përqendroheni në objektivat tuaj, si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale.
Shigjetari
Do të fiksoheni pas një projekti me mish dhe me shpirt, duke lënë pas çdo gjë tjetër. Me energjinë e madhe që ju dhurojnë planetet gjatë këtyre ditëve, parashikohet përjetimi i emocioneve shumë të bukura, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.
Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje, duhet të përqendrohen më shumë në të tashmen dhe në pritshmëritë që kanë për të ardhmen. Kjo gjë vlen si për sa i takon sferës profesionale edhe asaj sentimentale.
Ujori
Të lindurit e kësaj shenje më në fund do lënë pas shpine, ndikimin e kundërt të planetit Mars. Kjo gjë do ju lejojë që të shënoni përparime si në sferën sentimentale edhe profesionale.
Peshqit
Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft e mbushur me angazhime. Gjithashtu parashikohen zhvillime të rëndësishme lidhur me zhvillimet profesionale.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë