Horoskopi për ditën e enjte, 28 nëntor 2019

07:57 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Dashi

Dita e sotme do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni e si do veproni. Në punë do ju kërkohet gjatë gjithë kohës ndihmë sepse ju vlerësojnë më të mirin e grupit.

Demi

Jeta juaj do jetë e ndriçuar sot dhe nuk do mërziteni për asgjë. Nëse keni një lidhje do kaloni vetëm çaste të lumtura dhe të bukura pranë atij që dashuroni.

Binjakët

Qielli do hapet sot dhe do lindin rrezet e para te diellit. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente shumë të këndshme pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa më tej.

Gaforrja

Pas një periudhe jo shumë të begatë, sot problemet do mbarojnë dhe do e shihni me më shumë optimizëm të ardhmen. Nëse keni një lidhje do i shprehni edhe më shumë ndjenjat.

Luani

Përgatituni për një ditë të ngrohtë dhe emocionuese sot. Nëse jeni në një lidhje do e forconi edhe më shumë marrëdhënien. Pasdite çdo gjë ka për të qenë më e bukur.

Virgjëresha

Planetët nuk do i keni në krah sot dhe nuk do keni një ditë shumë të mirë. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj nuk ka për të qenë më aq e fortë sa më parë dhe kjo për shkak të mungesës së përkushtimit nga ana juaj.

Peshorja

Neptuni dhe Hëna do ju shtojnë imagjinatën gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje kjo gjë do e përmirësoje goxha marrëdhënien. Do provoni gjëra të reja.

Akrepi

Hëna do jetë në kundërshti me Saturnin sot dhe do ndiheni disi të bllokuar. Nëse keni një lidhje do jeni shumë misteriozë dhe partneri nuk do e kuptojë dot se çfarë kërkoni për t’u ndier mirë.

Shigjetari

Për fatin tuaj të mirë sot do keni mbështetjen e Marsit që do ju shtyjë të ecni para dhe ta bëni jetën tuaj akoma më të bukur. Mbrëmja në fakt do jetë shumë më e qetë dhe më e bukur.

Bricjapi

Dita e sotme do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të njëpasnjëshme. Ai që keni në krah do jetë me nerva dhe nuk do pranojë të bëjë asnjë lëshim.

Ujori

Intuita do ju ndihmojë shumë sot jo vetëm për të bërë zgjedhjet e duhura, por për të shmangur debatet me konkurrentët. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë tolerim më shumë vetëm për të shkuar mirë me atë që doni.

Peshqit

Dita e sotme do fillojë mirë, por pas disa të papritura të shkaktuara nga miq hipokritë humori do ju ndryshojë. Nëse keni një lidhje do jeni edhe më të ftohtë me partnerin tuaj dhe nuk do arrini dot të riktheni emocionet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme