Dashi
Këtë të diel nuk do ta keni të lehtë për të ngritur nga shtrati, për shkak të dëshirës që keni që bota të bëjë pa ndihmën tuaj për pak kohë. Të gjithëve na duhet kohë herë pas here për të rikuperuar energjitë, ndaj nëse e shihni të nevojshme kthehuni në anën tjetër dhe merreni ditën me qetësi.
Demi
Kjo e diel që keni përpara duhet të jetë e shkëlqyer. Keni tendencën për të punuar me një energji të pakrahasueshme me shenjat e tjera dhe ky zell do të marrë shpërblimin e merituar. Në ditët e sotme është e vështirë të gjesh njerëz si ju, ndaj e meritoni mirënjohjen.
Binjakët
Keni qenë me fat gjatë 2 muajve të fundit, për këtë nuk ka dyshime. Megjithatë së fundmi duket se fati po ndryshon. Është disi e vështirë për të vënë gishtin diku, por ka diçka që nuk shkon në përditshmërinë tuaj. Bëni durim derisa kjo situatë të kalojë, në fund do të keni përfituar një mësim të rëndësishëm.
Gaforrja
Kjo do të jetë një periudhë e mirë për t’i parë gjërat në një këndvështrim më të gjerë. Përfitoni nga aspektet aktuale planetare për të lexuar apo për të udhëtuar. Nëse dëshironi një udhëtim të gjatë, mos u surprizoni nëse puna ju çon në një aventurë, edhe nëse nuk është pjesë e rutinës tuaj të përditshme. Mos hezitoni.
Luani
Është e vërtetë që të punosh për të siguruar jetën nuk është një ndër gjërat më të këndshme në jetë. Megjithatë, të gjithë e dimë që është e nevojshme. E keni menduar ta balanconi disi më shumë jetën tuaj? Vetëm punë dhe aspak argëtim nuk është e këshillueshme për askënd. Ka ardhur koha të bëni edhe gjëra të tjera në jetë.
Virgjëresha
Nëse keni pasur disa probleme në jetën sentimentale përgjatë muajve të fundit, duket se këtë periudhë tashmë do ta hidhni pas krahëve. Sigurisht diçka e keni mësuar. Ju është servirur e njëjta pjatë për vite me radhë dhe duket se më në fund jeni ngopur. Kujtohuni që nuk duhet të bini sërish në të njëjtën grackë.
Peshorja
Nëse nuk e konsideroni veten si njeriu më me vetësiguri në botë, hidhni një sy rreth e rrotull dhe shihni se çfarë keni bërë. E vërtetë, disa ëndrra mund të mos i keni realizuar, por shihni sa shumë gjëra të tjera keni arritur. Një ndjenjë mungese vetëbesimi po ju mban me mendje prapa. Për të gjithë ka një moment kur kanë nevojë për një shtysë vetëbesimi dhe ky është momenti juaj.
Akrepi
Përgjatë ditëve në vijim do të keni mundësinë të njihni njerëz të rinj. Dikush në jetën tuaj profesionale mund t’ju ndihmojë që të nisni disa eksperimente të pazakonta që nuk janë bërë më parë. Ose dikush do të dojë të krijojë një shërbim të ri, apo një treg tërësisht të ri. Cilado qoftë, ju do të jeni njeriu që do të kërkojnë për të eksploruar këto fusha të reja.
Shigjetari
Duket se po hasni vështirësi për të përtypur kritikat. Për javë me radhë jeni kujdesur që ta bëni punën sa më mirë, në mënyrë që të mos bëni asnjë gabim. Ndoshta kritikat e atyre që ju rrethojnë ju kanë ndihmuar që të gjendeni në këtë fazë, ku po përpiqeni për ta bërë diçka sa më mirë. Nesër në fakt mund të merrni edhe komplimente.
Bricjapi
Buzëqeshni, dita e fundit e kësaj jave, e diel 26, do të jetë e bukur. Do të jeni me humor të mirë dhe kuriozë për të provuar gjëra të reja. Pse jo do të keni dëshirë për të bërë gjëra të reja edhe me partnerin. Cilado qoftë zgjedhja, kjo e diel do të jetë tejet pozitive, shfrytëzojeni.
Ujori
Është një e diel kjo, që nuk do t’ju japë kënaqësi asgjë. Është bukur kur kërkoni që të merrni më të mirën nga gjërat, duke mos u kënaqur asnjëherë, megjithatë ndonjëherë kjo mund të jetë tejet e lodhshme dhe e panevojshme. Buzëqeshni dhe shiheni punën që keni bërë me krenari.
Peshqit
Shpesh shqetësoheni nga jeta e të tjerëve. Përkushtimi që keni ndaj atyre që ju rrethojnë nesër do të jetë tejet e vlerësuar. Por bëni kujdes dhe mos neglizhoni veten. Keni nevojë për të rikuperuar energjitë dhe për të menduar edhe për shëndetin tuaj mendor e fizik.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre