Google ADS

Horoskopi javor sipas Oscar Cainer

09:30 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Sipas astrologut të njohur Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje.

Dashi

Këtë javë personat e shenjës së dashit i kanë pak më të larta pritshmëritë ndaj të tjerëve. Për të kuptuar me të vërtetë se kush jeni dhe ku po shkon jeta juaj ju nevojitet të reflektoni më shumë. Pra, ndryshoni jetën tuaj për mirë dhe më pas merruni me të tjerët.

Demi

Demat duhet të dinë, se pjesë e ciklit jetësor në mënyrë që një gjë të fillojë, një tjetër duhet të mbarojë. Tani për tani, ndërsa ju jeni të gatshëm për të ftuar një mundësi të re në jetën tuaj, ju jeni duke u përpjekur për të marrë hapin përfundimtar. Po sikur të marrësh vendimin e gabuar? Hëna e plotë ju nxit të mendoni për këtë si përfundim të një kapitulli më shumë se sa fundi i një epoke. Dhe Marsi, në shenjën e saj të re sugjeron se ka disa tregime emocionuese për të thënë akoma.

Binjakët

Eksperiencat jo të këndshme të mëparshme, ju kanë bërë që të keni një ndjenjë mbrojtjeje ndaj ndonjë të papriture jo të mirë. Nuk ke nevojë të mbash emocione negative. Ndërsa Mërkuri kthehet përsëri drejtpërdrejt tek shenja juaj, më në fund mund të vendosësh për disa çështje të vështira. Për të kuptuar botën duhet së pari të kuptoni veten.

Gaforrja

Këtë javë, sipas intv.al gaforret kanë momentin më të mirë për të nisur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Duhet të dëgjoni gjithashtu, jo vetëm me veshët tuaj, por edhe me zemrën tuaj dhe me një mendje të hapur. Të tjerët duan që ju të dëgjoni pasi do t’ju çojë në një thellim të marrëdhënies tuaj.

Luani

Një nga armët më të mira që ka një luan është mirësjellja. Përballë agresionit, një shfaqje e dhembshurisë së vërtetë mund ta çlirojë shpejt situatën. Në situatën që ju e gjeni veten këtë javë, është empatia që kërkohet. Ju nuk mund të jeni në gjendje t’i fitoni të gjitha, por ato që bëni do të kenë vlerë.

Virgjëresha

Ju e nënvlerësoni vetveten. Duhet të dini se çdo përpjekje e mendjes njerëzore është një akt krijimi. Muza nuk diskriminon. Këtë javë, nëse e konsideroni veten një artist apo jo, mos u habitni kur frymëzimi godet. Jini të hapur ndaj ndikimeve të jashtme dhe do të jeni në gjendje të bëni hapa imagjinative.

Peshorja

Ne nuk mund ta kontrollojmë atë që të tjerët mendojnë për ne. Çfarëdo që të jetë, duhet të mbani mend se kjo është më shumë një pasqyrim i personit tjetër, sesa një akuzë për ju. Përveç kësaj, ju jeni me fat që keni kaq shumë njerëz që kujdesen dhe ju admirojnë tashmë! Mundohuni të mos përqendroheni te kritikët tuaj.

Akrepi

Një dozë e vogël e gabimeve shpesh ndihet shumë e drejtë. Në jetën tuaj emocionale, ndoshta diçka e ëmbël po fillon të ndjehet e sëmurë. Nëse është kështu, tani është një kohë e mirë të bëni gjënë që ju duket më e mirë, sepse më vonë do përkeqësohet situata. Këtë javë duhet të jeni të vëmendshëm ndaj gjërave që ju rrethojnë.

Shigjetari

Gjithkush ka nevojë për mbështetje dhe stimulim, emocional ose intelektual. Nëse e gjeni veten të pasigurt, drejtohuni për mbështetje. Ju nuk jeni vetëm! Për të kuptuar botën duhet së pari të kuptoni veten! Këtë javë që të keni më shumë sukses, duhet urgjentisht të bashkëpunoni me të tjerët.

Bricjapi

Shqetësimi që ndjeni në lidhje me jetën tuaj emocionale tani nuk është një mungesë mirënjohje, por një ndjenjë e vazhdueshme e bezdisshme ndaj një padrejtësie. Kjo situatë mund të jetë ende relativisht e re ose ndryshe e hapur për ndryshim. Por, sa më gjatë që prisni për të identifikuar burimin, aq më i lartë është rreziku që do ta gjeni më të vështirë për t’u zgjidhur. Nëse nuk jeni të lumtur, koha për të vepruar tani është.

Ujori

Ke arritur në një udhëkryq. Mundësia për të bërë ndryshimin që keni pasur në mendje për kaq kohë, më në fund është paraqitur vetë. Ju keni dy opsione: mund të vazhdoni të rriteni së bashku me atë që dini, ose mund ta kapni ditën dhe ta ndryshoni jetën tuaj për mirë! Buhu i guximshëm! Ju jeni më shumë se gati.

Peshqit

Hëna e plotë do bashkojë sundimtarin tuaj që t’ju ndihmojë të krijoni një lidhje në një ndarje në dukje të pamundur. Këtë javë do kuptoni se personi juaj i zemrës ngjason shumë me ju dhe kjo do ju ndihmojë t’i jepni më shumë mbështetje jetës suaj personale. Pasiguria juaj për lidhjen tuaj do zvogëlohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme