Horoskopi javor për periudhën nga 09 – 15 shtator

19:53 | 9 Shtator 2019
L G

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime.

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

 DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Herë pas herë do të t’ju duket se punët në planin afarist nuk po ju ecin sipas planifikimeve, andaj do të jeni të detyruar të pranoni se në shumë ngjarje tani për tani nuk do të mund të keni ndikim, por do të detyroheni të përshtateni me to. Përfundimi i planeve dhe i projekteve do t’ju marrë më shumë kohë seç keni planifikuar, ndërkaq gjatë afarizmit do të hasni në pengesa dhe paqartësi të vogla, të cilat do t’ju nevrikosin shumë.

Shëndeti: Do të ndiheni më të relaksuar nëse bisedoni me miqtë, nëse dilni në mbrëmje apo nëse dëgjoni muzikë. Nga mesi i javës do t’ju shtohen shqetësimet. Do të reagoni me shumë nervozizëm. Më shumë kujdes kushtoni fshikëzës dhe organeve gjenitale.

Dashuria: Do të keni nevojë për të qenë i lirë. Do të luftoni për kohën tuaj të lirë, për mbrëmje të lirë, do të ëndërroni për vikendin të cilin do ta kalonit vetëm, larg nga personat të cilët çdo ditë i keni afër, mirëpo do të bëni një aventurë me një person me të cilin po punoni, duke e konsideruar të mirëseardhur për të qenë të lumtur. Padurimi dhe mosgatishmëria për kompromise do të mund t’ju shkaktojnë grindje dhe mosmarrëveshje me personin e dashur, posaçërisht nga mesi i javës.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Në planin e afarizmit do të keni rënie elani. Kohë pas kohe do të keni vështirësi me përqendrimin, ndërkaq nervozizmi dhe padurimi nuk do të kenë ndikim të mirë në rezultatet e punës. Do të lini përshtypje të fuqishme te bashkëpunëtorët, ndërkaq dobi nga kjo do të kenë posaçërisht ata persona të kësaj shenje, puna e të cilëve kërkon kontakte me njerëzit. Do të ballafaqoheni me pengesa dhe zvarritje të vogla të punëve.

Shëndeti: Ka gjasa që të keni probleme me alergjitë dhe infeksionet, mirëpo shpejt do të gjeni mënyra dhe mjete për t’i sanuar ato.

Dashuria: Mund t’ju ndodhë që t’ju refuzojë dhe të mos ju përkrahë rrethi ku jetoni për shkak të personit tuaj të dashur apo për vendimet që i keni marrë rreth personit që e keni për zemër. Ndaj vërejtjeve qëllimmira të miqve do të reagoni me mospërfillje, ndërkaq pakënaqësia e prindërve do të shkaktojnë grindje të madhe, të cilën do të mund ta përballonit me heshtje. Personat e lirë do të përpiqen të krijojnë kontakte, të cilat nuk do të kërkojnë angazhim të tepruar. Ngarkesa erotike është e mjaftueshme që të fillojnë marrëdhënie me persona pa i njohur mirë, andaj takimet e rastësishme, posaçërisht gjatë udhëtimeve, mund të përfundojnë në dhomat e hoteleve.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Këtë javë do të investoni goxha energji në arsimim dhe në perfeksionim të shkathtësive tuaja. Mund të vijoni ndonjë seminar profesional, ndërkaq bashkëpunëtorët tuaj do të përkushtohen në çuarjen përpara të ideve tuaja. Ndryshimet që do t’ju ndodhin këtë javë në vendin e punës, do t’i riorientojnë interesimet dhe planet tuaja. Kushtoni më shumë kujdes organizimit dhe ndarjes së punëve.

Shëndeti: Do të keni nevojë për një pushim gjatë këtij vikendi. Shmanguni punëve të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik.

Dashuria: Jeni person i cili nuk pajtohet assesi me padrejtësitë, aq më tepër me ndjenjën që personi i dashur nuk po ju përkrah dhe po vazhdon akoma me të veten. Për t’ia treguar mangësitë të cilat po ju pengojnë, do të shpenzoni shumë fjalë dhe kohë, kjo nuk është mënyra e duhur. Nxjerrja në pah e egoizmit të personit të dashur, i cili po ju pengon shumë, e që nga mesi i javës do të arrijë maksimumin, nuk do të ketë kurrfarë rezultati. Më mirë do të jetë që të përdorni ndonjë taktikë më të mençur, për shembull, të luani lojën e tij dhe të lini që hidhërimi të avullohen nga koka e tij.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Ka gjasa të zhvilloni një bisedë të pazakonshme me shefi tuaj në punë, pas së cilës nuk do ta keni të qartë se çfarë po kërkon ai nga ju. Paqartësitë do t’i diskutoni me bashkëpunëtorët dhe në bisedën e cila do të pasojë më vonë do të dëgjoni diçka për të, gjë që nuk do t’ju pëlqejë dhe që do të ketë ndikim negativ në motivimin tuaj. Në pjesën e dytë të javës do të keni sërish vullnet për të punuar. Shkathtësitë tuaja sërish do të dalin në pah.

Shëndeti: Do të ndieni disa probleme në pjesën e poshtme të stomakut. Mos hezitoni, por shkoni  menjëherë te mjeku.

Dashuria: Lidhja dashurore, e cila funksionin vetëm në takime të herë pas hershme, nuk do t’ju krijojë kënaqësi, por do të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ndonëse do ta keni të qartë se lidhja e tillë ju përshtatet, nga fundi i javës do të detyroheni të ballafaqoheni me gjendjen reale dhe do të ndërmerrni hapa të domosdoshëm. Mund të ndodhë edhe që vetminë në të cilën do të ndodheni, të pranoni propozimin e një personi i cili vërtet ju dashuron. Nëse dëshironi që të mos e lëndoni, bëni mirë që menjëherë t’ia bëni me dije që ndjenjat tuaja janë krejtësisht të kundërta.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Sjelljet e eprorit tuaj po ju nevrikosin shumë. Edhe pse po ju pengojnë pritjet joreale të këtij personi, do të përpiqeni që ta mbani për vete mendimin tuaj. Nuk përjashtohet as mundësia e konfliktit me eprorin, qoftë që haptas t’i shfaqni pakënaqësitë tuaja me pagën dhe me pagesën e parregullt apo të refuzoni detyrat që jua cakton ai, për të cilat mendoni se mund t’i kryejnë punëtorët me aftësi më të ulëta se tuajat.

Shëndeti: Ruajuni nga lëndimet, infeksionet dhe gripi.

Dashuria: Nëse përpiqeni diç më shumë do t’i plotësoni dëshirat tuaja dhe do t’i eliminoni mendimet negative. Planeti Merkur do të mund të pengojë komunikimin me personin e dashur, do të shtojë kokëfortësinë, andaj edhe do të shpërthejnë grindje edhe për cikërrima më të vogla. Vetëm pasi t’ju kalojë hidhërimi, do ta kuptoni se asgjë e keqe nuk po ndodh. Ka mundësi që prindërit dhe rrethi të keni ndikim të madh në lidhjen tuaj.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Kjo javë do të jetë e volitshme për shumë persona të kësaj shenje. Do të keni oferta dhe rrethana të mira për punë dhe për të zgjeruar veprimtarinë afariste. Do të jeni të vetëdijshëm për ambiciet tuaja dhe do ta keni të qartë se si duhet t’i realizoni. Do të avanconi në mësime, në lidhje kontratash, por do të keni gjasa të merrni pjesë në një takim shumë të rëndësishëm.

Shëndeti: Kur të ndieni lodhjen, respektoni sinjalet të cilat jua dërgon organizmi. Prandaj me kujdes shfrytëzoni kohën e lirë. Nga fundi i javës bëhuni më i kujdesshëm për shëndetin.

Dashuria: Te ju do të mbizotërojnë inati dhe nevoja që të sfidoni durimin e personit të dashur. Do t’i krijoni skena me qëllim që të zbuloni ndjenjat e vërteta të tij, ndërkaq ju do të kënaqeni me reagimet ndaj jush. Ndërkaq, kur të kalojë hidhërimi, do t’i “hidhni armët” dhe do t’i hidheni në përqafim të njëri-tjetrit. Ditët në vijim do të kënaqeni me butësinë dhe kujdesin e dyanshëm. Gjithsesi, para jush janë ditët dinamike në të cilat do t’i shfaqni lirshëm dhe pa ngurruar ndjenjat tuaja.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Këtë javë potenciali juaj i punës do të jetë në nivel të lakmueshëm. Në vendimet që do t’i merrni do të jeni i shpejtë, i saktë, andaj edhe do t’i kryeni disa punë njëkohësisht. Dorën në zemër, herë pas herë do të jeni në lajthitje, jokonsekuent dhe harrestar, mirëpo gjendja e tillë mendore nuk do t’ju jetë pengesë. Humbjet do t’i kompensoni duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka në llogari tuajën, andaj edhe bashkëpunëtorët do të jenë të gatshëm t’jua falin gabimet.

Shëndeti: Do ta keni të vështirë të ngriheni në mëngjes nga shtrati për shkak të shtypjes atmosferike, lodhjes dhe dhembjeve të këmbëve. Mos provoni t’i shëroni këto telashe duke qëndruar shtrirë në shtrat, por dilni të shëtisni në ajër të pastër dhe bëni rekreacion.

Dashuria: Për personat e kësaj shenje kjo javë do të jetë sikur e krijuar vetëm për të dashuruar. Do të jenë të lumtur dhe të kënaqur dhe do të dinë se si të zgjojnë epshin dashuror te partnerët. Për të arritur qëllimin do të përdorin mënyra të ndryshme, nga frizurat e reja, darkat nën qirinj të ndezur deri te rrobat joshëse të brendshme, por edhe “lojëra” me të cilat do ta bëjnë xheloz partnerin.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: E dini se çka dëshironi dhe si t’i realizoni qëllimet tuaja në planin afarist. Do t’ju hapen mundësi të reja për avancim në karrierë, mirëpo duhet të kini kujdes që edhe përgjegjësitë do t’ju shtohen. Me rastin e zgjidhjes së një problemi financiar apo një kontesti, do të jeni shumë i shkathët. Do të silleni në atë mënyrë që pala kundërshtare do t’ju përcjellë shumë mirë, andaj janë të mundshme edhe befasi të pakëndshme.

Shëndeti: Është mirë që të kini më shumë kujdes për shëndetin. Do t’ju bënte mirë një pushim i shkurtër, në mënyrë që ta largoni stresin.

Dashuria: Do të jeni krenar, energjik dhe spontan, andaj do të tërhiqni vëmendjen e personave të gjinisë së kundërt. Dëshirat tuaja do të jenë të fuqishme, ndjenjat të zjarrta, andaj do të jeni të gatshëm t’i merrni gjërat nën kontroll. Po dyshoni që partneri juaj pa arsye po ju lë pas dore dhe po ju nënçmon, do të ideoni një strategji të re të veprimit. Ata që nuk janë në lidhje dashurie do të mund të përjetojnë diçka jashtëzakonisht të papritur, gjë që do ta shënojnë periudhën deri në fund të vitit. Do të lini mbresa të pashlyeshme në zemrën e një personi.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Në pajtim me orientimin tuaj, dëshironi që të tërhiqni vëmendjen e njerëzve të cilët gjenden në rrethin tuaj afarist dhe pandërprerë ideoni zgjidhje të reja, të cilat duhet të lënë përshtypje pozitive. Papritur do të shkëlqeni në mënyrën më pozitive në të gjitha anët.

Shëndeti: Jeni në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore. Vazhdoni që ta kaloni kohën e lirë në ndonjë shëtitje në natyrë.

Dashuria: Edhe pse dashuria aktualisht nuk është në listën tuaj prioritare, megjithatë do të përpiqeni që gjendja juaj emocionale të jetë e mbrojtur nga problemet e shumta dhe nga situatat stresuese. Është interesant se shumë gjëra të tilla po ju ndodhin, ndërkaq ndjenjat intime do të mund të shfaqeshin edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Nuk do të keni dëshirë të bisedoni me askënd për këto gjëra dhe do të përpiqeni të mbroni intimitetin tuaj.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Ngjarjet që do ta shënojnë këtë javë do të jenë të lidhura me bashkëpunimin dhe me kontaktet afariste me afaristë të jashtëm. Do të punoni shumë, por nuk do të ndieni lodhje. Puna do të mund të jetë e lidhur me modën dhe artin. Kontaktet me bashkëpunëtorët do të jenë të këndshme. Ekzistojnë mundësi të ricikloni disa detyra të vjetra, të kryera para shumë kohësh dhe t’i prezantoni në pamje të re. Situata financiare do t’ju jetë e mirë.

Shëndeti: Po shpenzoni energji të tepërt. Kjo mund t’ju prishë gjendjen shëndetësore. Nëse bëni një pushim bashkë me familjen do ta ktheni energjinë.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore është në nivelin që kaherë e keni dëshiruar. Në këtë javë do të përjetoni çaste të lumtura dhe të paharrueshme. Do të bëni plane për jetën tuaj të përbashkët, nuk do të përjashtohet edhe propozimi që do t’jua bëjë personi i dashur për ta kurorëzuar lidhjen me martesë.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Këtë javë do të keni angazhime të mëdha në planin afarist. Ngadalësojeni pak tempin, sepse bashkëpunëtorët tuaj me vështirësi po e ndjekin tempin tuaj. Meqenëse jeni tip ambicioz dhe nuk hiqni lehtë dorë nga synimet tuaja, duhet të jeni të gatshëm të ballafaqoheni me kritika nga kolegët e punës. Nga fundi i javës do të arrini suksese të dukshme financiare.

Shëndeti: Kini kujdes futin dhe pejzat e zërit. Shmanguni alkoolit, ndërkaq eliminoni ushqimet të cilat ju krijojnë telashe në lukth. Alergjia dhe infeksioni ka mundësi të jenë pasojë e rënies së imunitetit.

Dashuria: Nëse në lidhjen tuaj dashurore i kopjoni të tjerët dhe i zbatoni kriteret dhe sjelljet e të tjerëve, me siguri do të ballafaqoheni me probleme të mëdha. Ka mundësi që t’ju mashtrojë personi me të cilin jeni në lidhje, këtë më mirë do ta mësoni kur të bisedoni sy më sy me të. Me atë rast nuk bën të harroni se një gjë janë fjalët e krejtësisht tjetër janë veprat. Të gjithë ne dimë të jemi të mençur kur i këshillojmë të tjerët. Me rëndësi është që lidhjen dashurore të mos ua lini të tjerëve në dorë. Është shumë me rëndësi të mendoni dhe të vendosni me kokën tuaj.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Po ndieni nevojë të madhe për t’u afirmuar dhe për t’i treguar aftësitë tuaja në ambientin e punës. Dini t’i punoni shumë gjëra, dëshironi të avanconi, ndërkaq shpesh ndodh që t’ju pengojnë rrethanat e pavolitshme të jashtme. Është e sigurt që deri në fund të vitit do të gjeni rrugën deri te suksesi, prandaj nuk bën të hiqni dorë assesi. Bëhuni këmbëngulës dhe do të arrini qëllimin.

Shëndeti: Sistemi i tensionuar nervor po ju shkakton situata stresi. Kohëve të fundit e keni lënë pas dore shëndetin. Bëhuni më i përgjegjshëm.

Dashuria: Personi juaj i dashur me sjelljet që po i bën do të sfidojë durimin tuaj. Sikur po e bën pikërisht atë që më së shumti ju nevrikos, ndërkaq ju do të reagoni vrullshëm. Do t’i ekzagjeroni problemet dashurore, posaçërisht kur jeni nën ndikimin e ndjenjave të fuqishme. Vendim duhet të merrni vetëm pasi të jeni qetësuar. Nëse do të dominojnë emocionet më shumë se arsyeja, kini parasysh që po filloni diçka që në afat të gjatë nuk do t’ju bëjë të lumtur. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme