Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme
DASHI (21.03. – 20.04.)
Karriera: Po prisni reagime dhe përgjigje pozitive në një takim me bashkëpunëtorët me të cilët ju lidhin interesat e përbashkët afaristo-financiar. Ju është e qartë që ekzistojnë faktorë të caktuar të cilët ndikojnë në rezultate përfundimtare dhe që vizionet tuaja nuk mund t’i realizojnë pa përkrahje të ndokujt.
Shëndeti: Gjendje relativisht e ndryshueshme, por asgjë brengosëse.
Dashuria: Veproni në mënyrë të pasigurt dhe shpesh e sillni veten në një fazë të shqetësimi, akoma nuk mund të vendosni për zgjedhjen tuaj. Ndryshojeni qasjen tuaj në sjellje, ndërmerrni iniciativën ose bëjani një “surprizë të pazakontë” personit që e doni. Vlerat e vërteta gjithmonë kanë “çmim të posaçëm”, pranojeni ritmin apo zgjedhjen e zemrës suaj
DEMI (21.04. – 21.05.)
Karriera: Jeni në një fazë të ngritjes kreative dhe të nxitjes për të bërë zgjidhje të reja afariste. Përpiquni që të fitoni përkrahjen e duhur, ekzistojnë persona të cilat mund ta shpërblejnë aftësinë tuaj intelektuale.
Shëndeti: Kërkoni ta ndryshoni rutinën ditore në punë dhe të tregoni sa vleni.
Dashuria: Në dashuri keni një stagnim të lehtë, andaj kërkoni dalje dhe zgjidhje në ndonjë anë tjetër. Nganjëherë keni kërkesa të mëdha dhe të pamëshirshme. Personi juaj i dashur nuk ka vullnet të mjaftueshëm që t’u përgjigjet kërkesave tuaja, ndërkaq juve ju është bërë monotone duke përsëritur të njëjtin tregim. Megjithatë, nuk ka arsye të krijoni përshtypje të gabuara.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Karriera: Po silleni kujdesshëm dhe me shumë sugjestione ndaj rrethit tuaj, megjithatë kjo nuk paraqet kusht dhe garanci të mjaftueshme për sukses në karrierë.
Shëndeti: Dashuria lufton çdo sëmundje.
Dashuria: Jeni në një fazë të jashtëzakonshme të dashurisë dhe ju tërheq jashtëzakonisht kombinimi i lidhjeve emocionale, të flakta dhe intelektuale, mirëpo personit i cili është në shoqërinë tuaj diçka nga kjo i mungon. Nuk ka nevojë të komplikoni marrëdhënien tuaj emocionale dhe të vendosni “kushte të ashpra” të cilat personi juaj i dashur nuk mund t’i plotësojë. Drejtojeni vëmendjen tuaj në tema të hareshme, gjithmonë ekziston “pjesa e bukur e realitetit”.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Karriera: Jeni duke hetuar një stagnim në shprehjen krijuese dhe në nevojën që psikikisht të liroheni nga obligimet e grumbulluara. Rishikoni qëndrimet tuaja nga aspekte të ndryshme të suksesit të afarizmit.
Shëndeti: Disponimi juaj do të jetë i ndryshueshëm por shëndeti stabil.
Dashuria: Në dashuri ju kënaq prania e një personi, mirëpo dëshironi të realizoni hapësirë të mjaftueshme edhe për disa interesime paralele. Tregoni më shumë diskrecion, posaçërisht me rastin e takimeve të cilat janë përplot emocione të fuqishme apo me afshe të fshehura. Vlerësoni mirë mundësitë tuaja para se të filloni iniciativën e re në dashuri dhe t’i shfaqni qëllimet tuaja.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Karriera: Jeni duke i interpretuar nga pak në mënyrë subjektive ngjarjet e reja në skenën afariste dhe pa dashur po zvogëloni sukseset e dikujt tjetër. Pa një plan dhe vlerësim të mirë nuk ka as lëvizje të rëndësishme afariste. Shmanguni investimeve të papritura në të holla.
Shëndeti: Projektoni një pushim qetësues.
Dashuria: Keni prirje ndaj ndryshimeve të shpeshta të gjendjes suaj emocionale, kur gjendeni në fazë të ndjeshme i lejoni partnerit që të bëjë planet e përbashkëta. Kujdesi dhe mirëkuptimi që i merrni në rrethim tuaj familjar ndikojnë shumë mirë. Nëse jeni i lirë, lidhja e re premton kontakte emocionale dhe kënaqësi.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Karriera: Keni dëshirë që planet tuaja t’i realizoni në anë të ndryshme, mirëpo ekzistojnë komplikime shtesë apo bashkëpunëtorë të cilët po i ngadalësojnë planet tuaja. Nëse dyshoni në qëllimet e dikujt, bëhuni i mençur dhe krijoni një “test të situatës” si verifikim i besimit reciprok apo i prirjeve emocionale.
Shëndeti: Mos e tepro me ushqimin. Nuk duhet të arsyetoheni me stresin që po përballoni, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Nuk ka arsye që t’ia impononi vullnetin tuaj dhe padrejtësisht të dënoni personin tuaj të dashur. Në vend që ta mundoni veten me dyshime të gabuara të cilat ju largojnë, ju nevojitet përkrahja dhe mbështetja e dikujt.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Karriera: Keni dëshirë t’i zgjeroni njohuritë dhe horizontin tuaj dhe që perfeksionoheni profesionalisht edhe më tej në drejtime të ndryshme, mirëpo jeni duke vërejtur që rreth jush gjenden bashkëpunëtorë të profileve dhe karaktereve të ndryshme.
Shëndeti: Përpiqu të balancosh punën me qefin. Të qenit aktiv ka për t’ju bërë që t’i kaloni këto ditë më lehtë
Dashuria: Jeni në një fazë të elanit të ri emocional, dikush ju ka intriguar me dukjen e tij dhe po ndikon në mënyrë provokuese për shijen tuaj. Megjithatë, herët e vonë, patjetër duhet të verifikoni impresionet tuaja dashurore dhe të ballafaqoheni me të vërtetën. Mendoni mirë, se cili person më së miri përshtatet në profilin tuaj ta dashurisë. Është e mundshme një surprizë e këndshme.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Karriera: Jeni duke ndier një lodhje të lehtë apo një mungesë vullneti që të ballafaqoheni me disa probleme afaristo-financiare. Fatmirësisht, ju presin ndryshime pozitive, fitim i papritur apo kushte të mira për zgjerim të bashkëpunimit.
Shëndeti: Keni humbur qetësinë me ato që ndodhin në jetën tuaj private dhe shoqërore.
Dashuria: Silleni në mënyrë të kënaqshme në shoqërinë e dikujt, dini të krijoni atmosferë magjepsëse dhe dashurore. Është me rëndësi që të vlerësoni drejt ndjenjat e dikujt, çdo gjë që ndodh midis jush dhe personit tuaj të dashur paraqet “pjesën më të mirë të realitetit”. Gjeni kuptimin e planeve të përbashkëta, ekzistojnë “detaje”, të cilat posaçërisht ju inspirojnë në kënaqësi të reja.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Karriera: Falë vlerësimit të mirë dhe strategjisë efikase afariste të cilën po e zbatoni, ju presin rezultate pozitiv. Nganjëherë nuk i kuptoni maniret e partnerit dhe sjelljen enigmatike apo vendimet e reja të cilat i zbaton.
Shëndeti: Vetëm çlodhuni dhe gëzojini suksesit tuaj të shkëlqyer gjatë këtyre ditëve.
Dashuria: Po përpiqen që të realizoni plane të përbashkëta, por ju është e vështirë që t’i harmonizoni dëshirat tuaja emocionale dhe interesimet në raport me personin e dashur. Është e nevojshme që të tregoni vullnetin e mirë dhe të keni mirëkuptim për disa dobësi, shmanguni rivalitetit të ri emocional.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Karriera: Në mënyrë shumë efikase dini t’i zbatoni rregullat e afarizmit të suksesshëm, që lënë përshtypje pozitive në rrethin tuaj. Me shkathtësi po zbatoni strategji të ndryshme afariste, varësisht nga temat dhe qëllimet aktuale, të cilat dëshironi t’i realizoni.
Shëndeti: Tregohuni pak më tolerantë, edhe pse fjalët e të tjerëve të bëjnë të ndihesh nervoz.
Dashuria: Nëse jeni i lirë, ekziston personi i cili ju nxit të jeni në humor të mirë dhe shprehje spontane emocionale. Dëshironi shpërthim të fuqishëm të dashurisë dhe keni parandjenjë të mirë, në raport me personin e dashur. Në dalldinë emocionale, jeni të gatshëm që të ballafaqoheni me disa situata të reja ose “sfiduese”.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Karriera: Jeni shumë i vendosur dhe këmbëngulës që t’i mbroni qëndrimet tuaja, mirëpo ekziston ngjarje të reja të cilat e vështirësojnë pozitën tuaj afariste dhe shoqërore. Përpiquni ta zmbrapsni kotësinë tuaj profesionale. Keni një elan të madh dhe inspirim, mirëpo ju mungon rasti i mirë që t’i shfaqni qëllimet tuaja.
Shëndeti: Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie.
Dashuria: Herë-herë keni bindjen sikur jeni në gjatësi valësh të ndryshme apo që nuk po merrni “trajtimin e vërtetë në dashuri”. Kur reagoni me nguti, ekziston mundësia më e madhe e mashtrimit në vlerësime.
PESHQIT (20.2 – 20.03.)
Karriera: Jeni të angazhuar në shumë anë dhe silleni në mënyrë tendencioze në takimin me bashkëpunëtorët. Është e nevojshme që t’i orientoni drejt energjinë tuaj krijuese apo të forconi koncentrimin. Përkrahja e dikujt me rastin e zgjidhjes së dilemave afariste, do të jetë shumë e dobishme.
Shëndeti: Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks.
Dashuria: Shpesh e ndryshoni gjendjen tuaj emocionale dhe lehtë humbni interesimin për një person. Jeni i pakënaqur kur ngjarjet e reja nuk shkojnë në drejtimin e duhur apo kur dikush nuk i plotëson kërkesat tuaja. Çdo gjë mund të “zbukurohet” dhe të ndryshojë në maniret e tuaja të njohura mbështetuni në ndjenjat tuaja romantike dhe në atë impulsin e brendshëm. /Telegrafi/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...