Google ADS

Horoskopi javor: Gaforrja, Luani, Virgjëresha

18:49 | 14 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Gaforrja

Tani është koha që të gërmoni thellë në gjetjen e pasioneve, dhuratave dhe aftësive tuaja personale. Një gjë të tillë do t’ua jap bashkimi i Venusit me Jupiterin. Pas ditës së hënë mund të keni një takim romantik. E hëna e re të shtunës do të jetë një moment magjik për të finalizuar një strategji specifike për t’i paraqitur dhuntitë tuaja para botës dhe do të jeni të rrethuar me gëzim, romancë dhe emocione.

Luani

Është koha të ndjeheni sikur po jetoni në familjen mbretërore. Bashkimi i Venusit me Jupiterin do t’ju jap një përvojë mrekullisht të favorshme me çështje të ndjeshme si familja, shtëpia dhe inteligjenca emocionale. Mund të përjetoni edhe momente romantike në qytetin e lindjes. Hëna e Rë në ditën e shtunë është dekreti mbretëror i Luanit për Universin dhe do t’ju bëj që të zbuloni forcën që ju lidh me shtëpinë.

LEXO EDHE: Horoskopi javor: Dashi, Demi, Binjakët

Virgjëresha

Të udhëhequr nga zoti i komunikimit, Virgjëreshat janë shenjë inteligjente. Tani ju jeni duke u thirrut që të artikuloni madhështinë tuaj me një stil të arritshëm dhe të fokusuar që të ndihmoni të tjerët. Do të ndjeheni mirë aty kur ndodheni. Hëna e Re e të shtunës do të kërkojë nga ju që deklaroni strategjitë dhe synimet drejt Universit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme