Google ADS

Horoskopi i datës 9 maj 2022

06:50 | 9 Maj 2022
Trina Galanxhi

Dashi

Ditë goxha e vështirë do jetë kjo e sotmja. Shpesh do ndiheni të mërzitur dhe nuk do mbusheni dot me frymë. Për ju të dashuruarit rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe në disa momente edhe mund të mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim. Ju beqarët do jeni më të favorizuar dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Ja që më në fund do vijë edhe dita juaj. Në punë nuk do jeni të gatshëm të bëni sakrifica që gjërat t’iu ecin më mirë dhe situata ka për të mbetur ende shumë delikate. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment.

Demi

Intuita juaj e mirë do bëjë që t’i kapni që në ajër atë që mendojnë të tjerët. Do dini të përfitoni nga çdo mundësi e mirë. Ju të dashuruarit do jeni më të disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia mes jush ka për të ecur më mirë se më parë. Ju beqarët nuk do arrini dot të përqendroheni pas një personi, pasi do ju pëlqejnë shumë njëkohësisht. Në punë do dini të përshtateni edhe me detyrat e reja që do iu japin. Do e dini mirë se çfarë presin shefat dhe do ja arrini qëllimit. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Përgatituni të bëni edhe ndonjë investim të madh sepse më vonë nuk do mundeni dot.

Binjakët

Marsi do ju bëjë shumë më të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni më kokëfortë si më parë. Për ju të dashuruarit priten momente të lumtura gjithë kohës. Do ndiheni mjaft të kënaqur në krahët e partnerit dhe nuk doni të ndaheni për asnjë çast. Ju beqarët ka rrezik të bien në dashuri me personin e gabuar dhe mund të lëndoheni pa masë shumë shpejt. Në punë do keni një vendosmëri të adhurueshme. Do i kaloni shpejt pengesat që do ju dalin dhe do mendoni gjithë kohës pozitivisht. Nëse një metodë nuk jep rezultat ju do gjeni shpejt një tjetër. Financat do vazhdojnë të jenë të turbullta në çdo moment. Nuk do arrini as të kryeni shpenzimet më të nevojshme.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite disa sektorë do jene delikatë dhe do kërkojnë më shumë përkujdes. Mos u nxitoni për asgjë dhe harxhoni pak më shumë kohë para se të bëni lëvizjen e fundit. Çështjet e zemrës nuk do ju ecin keq ju të dashuruarve, megjithatë ka edhe më mirë. Shfrytëzojeni çdo moment kur të jeni pranë atij që doni dhe shprehini sa të mundni ndjenjat. Ju beqarët do bëni mirë t’i pranoni ftesat që do ju bëhen sepse po i neglizhuat gjithmonë keni për të mbetur të vetmuar. Në punë do jetë Neptuni ai që do ketë ndikim të madh dhe do ju nxitë ta përmirësoni disi marrëdhënien me kolegët. Sektori i financave do jetë i qetë. Nuk do keni asnjë problem.

Luani

Më në fund për ju shumë gjëra kanë për të ndryshuar sot. Gjithçka e kaluar do ju duket si një ëndërr e keqe. Për ju të dashuruarit, dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe për çdo gjë do flisni hapur me të. Marrëdhënia në çift do fillojë të ndryshojë për mirë. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Bëni durim dhe keni për ta marrë edhe ju shpërblimin tuaj. Në punë ka për të qenë një ditë e zakonshme dhe pa ndonjë gjë të rëndësishme. Gjendja e financave do jetë e kënaqshme dhe do kryeni investime të rëndësishme.

Virgjëresha

Planetët do pozicionohen mirë sot dhe do ju bëjnë shumë të logjikshëm. Do i pranoni opinionet e të tjerëve dhe dëshirat që ata kanë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do konsolidohet mjaft. Do jeni më të logjikshëm dhe nga ana tjetër do i pranoni gabimet që ju vetë keni bërë. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe do humbisni mundësi të shkëlqyera për të filluar lidhje serioze. Në punë mund të ndiheni të pafuqishëm në disa momente, megjithatë nuk do dorëzoheni plotësisht. Shefat do tregohen të gatshëm t’iu japin një dorë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do e keni të vështirë të kryeni shpenzimet e nevojshme.

Peshorja

Në shumë momente do jeni nervozë gjatë kësaj dite dhe mund ta humbni shpesh kontrollin. Kujdes me hapat që do hidhni sepse do ndikojnë tek e ardhmja. Nëse keni një lidhje, çfarëdo që të ndodhe do e ruani qetësinë dhe nuk do i largoheni partnerit. Ju e dini mirë sa shumë ai ju dashuron dhe ndonjë fjalë të gabuar ne momente inati nuk do e merrni parasysh. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të mos nxitoheni e të hedhin hapa sepse mund të lëndoheni pamase. Në punë do e gjykoni veten për gabimet që keni bërë dhe nuk do ndiheni shumë të qetë për të ecur më tej. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund të përkeqësohet.

Akrepi

Nuk do ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme gjatë kësaj dite megjithatë e rëndësishme është që nuk do keni momente të mërzitshme. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e zakonshme dhe pa ndonjë gjë shumë interesante. Për fat të mirë nuk do ketë mosmarrëveshje, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Ju beqarët që doni lidhje serioze duhet të prisni edhe pak kohë, ndërsa nëse preferoni aventurat kalimtare do jeni me shumë fat. Sektori profesional mund të ndikohet pak më shumë nga yjet. Ata do ju japin një shtysë për të provuar edhe gjëra të reja që do ju çojnë shumë më lart. Me shpenzimet tregohuni objektive dhe mendoni paksa edhe për të ardhmen.

Shigjetari

Herë pas here nuk do jeni realistë gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime të patolerueshme. Ju të dashuruarit dëgjojini me kujdes këshillat që do iu japë partneri sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të ruani një marrëdhënie të ngrohtë me të. Nëse jeni beqarë sado që të lodheni së kërkuari princin tuaj të kaltër nuk do mund ta gjeni dot. Në punë, nëse ju lind një ide në kokë, diskutojeni me shefat sepse ata mund ta pranojnë dhe do ju inkurajojnë për më tutje. Mos mbani asgjë të fshehur. Në planin financiar fatmirësisht do jenë të afërmit që do ju mbështesin fort dhe nuk do ju lënë për asnjë çast të gaboni.

Bricjapi

Hëna do sjellë entuziazëm me shumicë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jeni në humor të shkëlqyer. Asnjë moment nuk ka për të qenë i mërzitshëm. Ju të dashuruarit do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj dhe do e shihni ndryshe të ardhmen. Mbrëmja do jetë më emocionuese dhe plot ngjyra. Ju beqarët ka rrezik të jeni viktima të dikujt që do kërkojë thjesht të tallet me ju. Mos u nxitoni të hidhni hapa. Në punë, dinamizmi do bëjë që ju t’ia dilni mbanë me çdo projekt që do nisni. Jupiterin do e keni mbështetje të forta dhe nuk do bëni aspak gabime. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po qëndruat me këmbë në tokë nuk do keni asnjë lloj problemi.

Ujori

Dielli dhe Urani do ju bëjnë më të përkushtuar për veten dhe ata që ju rrethojnë gjatë kësaj dite. Nuk do lini pas dore asgjë të rëndësishme. Plutoni do ndikojë më tek ju të dashuruarit. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do ju nxitë të hidhni hapat e duhura. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në ajër dhe as që do i shfrytëzoni mundësitë që do iu jepen për takime. Do pendoheni shpejt, por fatkeqësisht do jetë vonë. Në punë do tregoni se keni shumë iniciativë dhe do arrini pak nga pak të zgjidhni edhe çështje goxha delikate. Do keni një vizion shumë më modern të gjithckaje dhe gjithashtu do dini të përshtateni me situatat. Në planin financiar do keni gjithë energjinë që do ju duhet për t’u marrë me menaxhimin e tyre.

Peshqit

Gjatë kësaj dite duhet ta dëgjoni më shumë zërin tuaj të brendshëm dhe të bëni gjërat që do ndieni vërtet. Ju të dashuruarit do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe gati edhe për ndonjë çmenduri të vogël në jetën në çift. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të forta. Ju beqarët nuk do përfitoni nga ftesat që do ju bëhen dhe do vazhdoni të mbeten vetëm. Në punë herë pas here do e keni të vështirë t’i ruani mendimet e qarta dhe mund të përhumbeni. Gjithsesi pas mesditës Neptuni do ju bëjë disi më të logjikshëm dhe më të përqendruar. Buxheti do përmirësohet falë një trashëgimie të majme që do merrni. Do keni mundësi t’i shlyeni edhe borxhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme