Si do te jeta e dashurisë në vitin 2020? Kush do të goditet nga shigjetat e dashurisë, kush do të ketë marrëdhënie të stabilizuar dhe kush do të përjetojë ndarje…
Viti i Ri sjell shumë të papritura për shenjat e horoskopi, prandaj portal arbresh.info sjell në detaje atë për ju.
GAFORRJA
Viti 2020 do të jetë një vit testimi për marrëdhëniet tuaja emocionale dhe martesore. Ata që janë në marrëdhënie stabile, mund ta kalojnë lehtë këtë provim. Disa të tjerë, që janë në marrëdhënie të fortë, mund të përfundojnë në martesë. Ata që janë në një marrëdhënie aspak stabile, do të përjetojnë ndarje. Rekomandimi i vetëm është që të jeni realist, objektiv dhe të vetëdijshëm për të metat tuaja dhe të partnerit/partneres, por mos harroni të vini në pah edhe cilësitë që ekzistojnë në marrëdhënien tuaj. Momentet e tensioneve do të jenë më të theksuara gjatë eklipsit të hënës, gjatë muajve janar, qeshor, korrik dhe nëntor, por duhet theksuar se korriku është muaji më sfidues. Për Gaforret beqare, ky është një vit domethënës sepse keni shumë predispozita që të takoni dikë, një person me të cilin mund të ndërtoni marrëdhënie stabile dhe të besueshme. Peridhuat më të nxehta për të takuar dikë janë janari, marsi, prilli, nëntori dhe dhjetori.
LUANI
Saturni do të hyjë në fushën e dashurisë në pranverë për Luanët, dhe muajt mars dhe prill do të vënë të gjithë Luanët në provën e qëndrueshmërisë, stabilitetit dhe dashurisë. Në fakt, pjesa e parë e vitit është portretizuar aq shpësh për ciftet, sa nuk do ta kenë aspak lehtë. Pjesa e dytë e vitit do të jetë më e qetë në marrëdhëniet tuaja emocionale, transmeton portal arbresh.info
Vëmendja do të drejtohet në anën tjetër, në segmentin e biznesit. Luanët beqarë do të përjetojnë moment argëtimi, socializimi, por marrëdhëniet mund t’i karakterizojnë si opsionale dhe kalimtare, të cilat do t’ju “mbajnë” vetëm për një kohë të shkurtër. Ekziston një shans më i madh për lidhje emocionale të vërtetë në pranverë, gjatë muajve prill dhe maj, ndërsa në vjeshtë i ‘nxehtë’ pritet të jetë edhe muaji shtator.
VIRGJËRESHA
Nëse jeni në një marrëdhënie të paqëndrueshme, pjesa e parë e vitit nuk do të shkojë aspak mirë. Mund të ketë distance të mëdha, sekrete të ndërsjella dhe e disa mund t’i zbulojnë ato, veçanërisht në shkurt dhe në mars. Disa cifte, edhe pse në marrëdhënie të gjata, pritet që të përjetojnë ndarje në vitin 2020. Pjesa e dytë e vitit 2020 është e qetë dhe nëse dalin problem, ato pritet të jenë shumë jetëshkurta dhe do të lidhen me fincancat. Virgjëreshat beqare gjatë muajve të pranverës mund të përjetojnë një histori interesante dashurie, sidomos në fushën e biznesit. Sidoqoftë, pyetja është se sa marrëdhënie do të fillojnë në këtë periudhë të karakterit të qëndrueshëm por në çdo rast, do t’ju sjellë momente interesante dhe të zjarrta. Për marrëdhënie të vërteta dhe të qëndrueshme dashurie do të duhet të prisni pjesën e dytë të vitit, vjeshtën./arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...