Si do te jeta e dashurisë në vitin 2020? Kush do të goditet nga shigjetat e dashurisë, kush do të ketë marrëdhënie të stabilizuar dhe kush do të përjetojë ndarje…
Viti i Ri sjell shumë të papritura për shenjat e horoskopi, prandaj portal arbresh.info sjell në detaje atë për ju.
DASHI
Deri në muajin maj, ata që bashkëjetojnë dhe ata që janë martuar do të kenë marrëdhënie shumë stabile. Ekzistojnë predispozita për çështje të vogla gjatë shkurtit dhe marsit, por ato së pari do të keqkuptohen dhe një komunikim i sinqertë do të sjell stabilitet. Në muajin maj, ka mundësi që i/e dashura juaj të ju akuzojë për neglizhencë ose tradhëti. Korriku, gushti dhe shtatori mund të jenë muajt më të vështirë, sepse martesat mund të përfundojnë në ndarje. Ato marredhënie që ia dalin të jenë të qëndrueshme gjatë verës, do të jenë shumë të qendrushem edhe në muajt tjerë. Gjatë muajit maj dhe qershor bëni vëmendje sepse gjërat nuk janë aq të qeta. Njerëzit e së kaluarës mund t’ju shfaqen, por gjithashtu ju mund të filloni histori emocionale në një mënyrë të çuditshme dhe të pazakontë, duke u lidhur me dikë nga miqtë ose nga rrjetet sociale.
DEMI
Ata që janë në marrëdhënie emocionale dhe martesore gjatë vitit të ardhshëm do të klikojnë midis nevojës për një lidhje më të thellë me partnerin dhe nevojës për më shumë liri personale. Urani në shenjën tuaj do të jetë një aleat emocional, mund të jetë një armik në marrëdhëniet emocionale, transmeton portal arbresh.info
Përfitoni nga pjesa pozitive e natyrës së tij, duke shijuar sa më shumë ngjarje, ndryshime, udhëtime të përbashkëta, më një fjalë, bëni veprime që forcojnë marrëdhënien tuaj. Në rast të tensioneve të larta, zbuloni forcën dhe ulni ato. Për Demat beqarë, ky vit nuk është shumë i favorshëm. Marsi mund të jetë ‘muaj i nxehtë’ dhe ngjarje të forta ju presin nga muaji prill dhe qershor. Mund të jetë e mundur që të rinovoni komunikim me ish-partnerin tuaj emocional gjatë këtyre muajve, por gjërat do të përfundojnë shumë shpejt. Një periudhë tjetër për marrëdhënie të reja emocionale janë muaji tetor dhe muajt e fund vitit.
BINJAKËT
Binjakët, marrëdhëniet emocionale të të cilëve kanë kaluar në vështirësinë e vitit 2019, kanë një shans të stabilizojnë me tej historinë e tyre të dashurisë, sidomos gjatë tre muajve të parë të vitit 2020. Ata që janë në një marrëdhënie jo stabile do të bëjnë ndryshime të mëdha dhe do t’ia dalin që të shpëtojnë nga ndarja. Periudhat më të ndjeshme janë muaji shkurt, mars, qershor dhe korrik. Binjakët e lirë, gjatë periudhës së pranverës mund të kthehen te historitë e vjetra emocionale. Pranvera, vera dhe nentori janë periudhat më të nxehta për dashuri. Binjkaët do t’i përcjellë një pasion jashtëzakonisht i fortë dhe i pamundur për t’u kontrolluar./arbresh.info/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...