Si do te jeta e dashurisë në vitin 2020? Kush do të goditet nga shigjetat e dashurisë, kush do të ketë marrëdhënie të stabilizuar dhe kush do të përjetojë ndarje…
Viti i Ri sjell shumë të papritura për shenjat e horoskopi, prandaj portal arbresh.info sjell në detaje atë për ju.
BRICJAPI
Një vit shumë serioz për Bricjapët. Është koha që marrëdhëniet emocionale të bëjnë një hap përpara dhe të kalohet në forma më serioze. Përmes stabilitetit, martesës dhe marrëdhenies sa më stabile, Urani do të sigurohet që të mos keni ndarje këtë vit, transmeton portal arbresh.info
Të martuarit do të kthehen edhe më shumë te njeri –tjeri. Bricjapët beqarë që duan të fillojnë një marrëdhënie, dukej të bëhen më tërheqës dhe të shfaqin të gjitha llojet e mundësive. Bricjapet beqare do të jenë në gjendje të zgjedhin përsonin që duan, por duhet të kërkojnë vlerat dhe stabilitet. Vitit 2020 do t’ju sjell lumturi dhe do t’ju hap një derë për përmbushjen e historive emocionale.
UJORI
Ujorët duhet të jenë në paqe dhe në harmoni me veten në mënyrë që marrëdhëniet e tyre emocionale të funksiononjë gjatë tërë vitit. Gjatë këtij vitit do të vijnë ndryshime të mëdha, edhe në raport me familjen dhe sferën e dashurisë. Disa çifte do të zgjedhin të zhvendosen, të blejnë një pronë, të fillojnë një jetë së bashku dhe të martohen. Ujorët beqarë kanë padyshim një vit të mbushur me dashuri, pasi Venusi është në shenjën tuaj. Periudha më e mirë është gjatë muajit maj dhe qershor, pasi edhe Saturni hyn në shenjën tuaj. Për shumë njerëz, kjo periudhë do të sjellë dashurinë që ata prisnin prej kohësh. Sigurisht, kjo nuk është e vetmja mundësi juaj e dashurisë, mos u shqetësoni. E gjithë 2020 është vetëm e juaja.
PESHQIT
Personat e shenjës së Peshkut duhet të dëgjojnë zemrën. Nëse ajo ju thotë që personi pranë jush është i duhuri, atëherë nuk ka asnjë dyshim. Megjithatë, nëse filloni ta kuptoni se marrëdhënia nuk është duke ju dhënë paqe mendore, atëherë është koha që të largoheni ngadalë. Në përgjithësi të gjithë së shenjës së Peshkut duhet t’i shikojnë marrëdhëniet emocionale më realisht dhe të marrin vendime të duhura. Peshqit beqarë do të përjetojnë një vit shumë interesantë gjatë muajve të parë. Këto fillime të reja mund të mos jenë aq romantike siç dëshironi, por ato përfundimisht do të sjellin atë që ju nevojitet – marrëdhënie të qëndrueshme dashurie./arbresh.info/
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...