Ndërrimi i viteve gjithmonë vjen me shpresë dhe dëshirë për të qenë më mirë. Por secili prej nesh ka pasiguritë e veta për vitin në vijim.
Astrologjia ju a shuan pak këtë kuriozitet. Ja çfarë parashikohet të ndodhë për secilën shenjë horoskopi.
Dashi – Viti 2018 do të jetë i mbushur me gjeste romantike për ata që kanë një partner. Për beqarët ky do të jetë viti që do të gjeni personin e duhur dhe që nuk do ju lërë në baltë si në të shkuarën. 2017 për Dashin ka qenë vetëm për flirte pa ndonjë kuptim apo gjëra rastësore, gjë e cila do ndryshojë drastikisht vitin që vjen. Ju do kërkoni me ngulm atë që meritoni dhe nuk do përkushtoheni për asgjë që duket e përkohshme.
Demi – Në 2018 dëshira juaj për të qenë të pavarur do të përforcohet edhe më tepër. Ju jeni kokëfortë, por këtë vit duket se do zbuteni disi, pasi njerëzit do të hyjnë në jetën tuaj me hir a me pahir. Në 2018 ju do ta lini veten më të lirë karshi personave të tjerë. Mund të jetë një mik i mirë ose një partner në dashuri, por e rëndësishme është që do bëni gjënë e duhur.
Binjakët – Viti 2018 do ju sjellë një romancë të madhe, por më së shumti me veten tuaj. Ju e urreni të jeni vetëm dhe kjo ju bën të jeni gjithmonë në gadishmëri për të tjerët. 2017 ishte viti ku ju më së shumti keni kërkuar gjëra kalimtare thjesht sa për të përkëdhelur egon tuaj. Viti 2018 do të jetë ndryshe. Ju do ta gjeni veten në kërkim të dashurisë këtë vit. Gjasat janë që shumë prej jush do të jenë me një person që kanë pritur prej kohësh, ku nuk do ndjejnë më vetminë. Nëse nuk gjeni një partner, atëherë mos u mërzisni, këtë vit do ta doni më shumë veten dhe përsëri do jeni të lumtur.
Gaforrja – Jeni thuajse aty ku duhet të jeni. Çdo gjë më në fund po shkon në vendin e vetë, edhe pse me ritme të ngadalta. Ka ardhur koha që ju ta investoni zemrën tuaj të madhe në diçka të vërtetë dhe e kuptim. Gjatë viteve të fundit keni hasur vështirësi në gjetjen e një partneri për shkak se ende keni shumë punë me veten tuaj. Por më në fund ka ardhur koha që të shpërbleheni për vuajtjet tuaja. Me shumë gjasa 2018 ka planifikuar që në jetën e beqarëve të futet një person shumë i veçantë.
Luani – Viti 2018 është i gjithi për gjetjen e lidhjes shpirtërore, dhe të një personi të veçantë. 2017 ishte e mbushur me lidhje gati të vdekura, kështu viti që vjen premton të jetë e kundërta. Ju do të fokusoheni më tepër në lidhjet e thella shpirtërore dhe do të bëheni shumë romantik. Pamja e jashtme nuk do të ketë fare rëndësi te partneri që do kërkoni, do shihni gjëra më e vlerë.
Virgjëresha – Viti 2018 do mbahet mend gjatë për ju, pasi gjasat janë që shumë prej jush të gjejnë më në fund dashurinë e vërtetë. Me shumë mundësi për beqarët 2017 ka qenë një vit i shëmtuar në aspektin personal, por e gjitha kjo do të ndryshojë. Nëse i mbani sytë hapur, do gjeni njerëz që vërtetë ja vlejnë. Mund të jetë edhe ai i panjohuri që kaloi rastësisht në rrugë, ndaj tregoni vëmendje.
Peshorja – Viti 2017 ka qenë i rraskapitës për ju për sa i përket lidhjeve sentimentale. Keni kohë që kërkoni një person, por as vetë nuk jeni të sigurt se çfarë po shpresoni të gjeni. 2018 do të jetë viti ku do hapni sytë dhe do kuptoni se çfarë kërkoni në të vërtetë te një partner. Mund të kuptoni që zera juaj ka ndryshuar rrënjësisht. Përfitimet do të jenë të mëdha për ju Peshore.
Akrepi – Viti 2018 do të jetë i gjithi për dashurinë, dhe mbi të gjitha për dashurinë ndaj vetes. Këtë vit mund të themi që ju do ndiheni të dashuruar me veten tuaj. Për hir të së vërtetës, as nuk do shqetësoheni fare në lidhje me jetën personale. Shumë prej jush nuk duan të krijojnë një lidhje këtë vit, dhe kështu do jenë të fokusuar te vetja e tyre. Do ndiheni plotë me vetëbesim dhe madje do ju duket sikur bota është e juaja. Shijojeni.
Shigjetari – Viti 2018 do të jetë momenti kur ju më në fund do të mbani një qëndrim. Ka ardhur koha mos të lejoni më njeri të përfitojë prej jush. Viti 2017 ishte i mbushur me sinjale konfuze dhe lidhje sa për një natë. E gjitha kjo do të ndryshojë më në fund. Këtë vit do hiqni dorë nga të bërit shumë për njerëzit, pasi e keni kuptuar që vetëm jeni lënduar. I keni lejuar njerëzit të hyjnë dhe të dalin nga jeta juaj sipas dëshirës së tyre. Do e kuptoni që askush nuk vlen më shumë se ju.
Bricjapi – Ju jeni të parët kur vjen puna për të larguar dashurinë. Madje ende mund të keni probleme emocionale dhe intime që po ju dalin në sipërfaqe çdo ditë. Në 2018 ka ardhur koha të dilni nga guaska juaj. Këtë vit do dëshironi vetëm të bëni qejf. Keni vetëbesim dhe do i tërhiqni të tjerët si magnet. Është koha të shkëlqeni Bricjap.
Ujori – Bëhu gati Ujor sepse në 2018 do takoni një person që do ju ndryshojë jetën në mënyrën më të papritur. Edhe nëse ky person nuk do të jetë përgjithmonë me ju, përsëri do të luajë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën tuaj, dhe prej tij do bëheni ai që jeni destinuar. Mos i bëni rezistencë personit në fjalë. Ata kanë një mësim të rëndësishëm për ju.
Peshqit – Për sa i përket çështjeve romantike, 2018 pritet të jetë një vit shumë i mbarë për ju. Shumë pasion dhe emocion do të ketë në rrugën tuaj. Do ndiheni më të dashur, dhe më të hapur ndaj romancës. Dashuro dhe lejo të dashurojnë./opinion/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?