Dashi- 17 shkurt
Një nga sjelljet që karakterizon këtë shenjë është se janë gjithë kohës në nxitim. Ata lëvizin nga një vend në tjetrin dhe zor se gjejnë një moment për të marrë frymë lirisht. Në 17 shkurt të 2020-ës, do ta gjejnë veten në ca probleme të vogla, që shkaktohen nga planeti udhëheqës, Marsi i cili zhvendoset në shenjën e Bricjapit. Atë ditë mund të përballeni me acarimin e shefit tuaj apo të ndonjë polici në rrugë. Për ta shmangur, duhet t’i bëni sytë katër. Kujdes teksa i jepni makinës.
Demi-13 maj
Demave iu pëlqen t’i kenë gjërat nën kontroll, por me 13 maj, llogaria e tyre bankara mund të “shkundet” paksa. Atë ditë ndoshta do t’ju duhet të shkoni tek mjeku, ose të paguani një shifër të madhe parash. Ju urreni ta bëni këtë, kështu që ruani ca lek mënjanë.
Binjakët- 2 shtator
Në këtë ditë do të jeni duke bërë një debat që lidhet me reputacionin ose marrëdhënien tuaj. Kjo do të thotë, që një ndarje e mundshme, apo një fund kapitulli nuk përjashtohet. Pritet të jetë ditë e vështirë, por merreni me qetësi që gjërat të shkojnë mirë.
Gaforrja- 21 qershor
Për Gaforren, 2 vitet e fundit kanë qenë sfiduese. Marrëdhëniet e tyre kanë qenë gjithë kohës në tension, prandaj 21 qershori mund të jetë dita kur gjërat marrin një drejtim. Do të jetë një ditë e vështirë për ju që i vlerësoni marrëdhëniet njerëzore më shumë se çdo gjë tjetër, por do ta kaloni duke u mbështetur tek njerëzit që janë në jetën tuaj për të qëndruar përgjithmonë.
Luani- 10 janar
Si shenjë që vlerëson shumë krenarinë, asgjë s’mund të jetë më e dhimbshme për një Luan sesa të zbulojë që partneri i tij/saj e ka tradhtuar, apo ka bërë diçka pas shpinës suaj. Këtë do ta zbuloni në ditët e para të vitit.
Virgjëresha- 13 tetor
Ndonëse Virgjëreshat tentojnë t’i shmangin ditët e këqija nga jeta e tyre (dhe kjo është gjë e mirë), gjërat në 13 tetor nuk shkojnë dhe aq mirë për to.
Mund të merrni një mesazh që në fakt është dedikuar dikujt tjetër dhe çfarë shkruhet mund t’ju shokojë paksa.
Peshorja- 12 janar
Peshoret njihen për ekuilibrin dhe balancën që kanë në jetë, por 12 janari do të jetë ditë kaotike për ta. Bëni kujdes me mënyrës se si komunikoni dhe kujt po i kërkoni ndihmë.
Akrepi- 15 gusht
Akrepat kanë shumë intuitë prandaj kanë tendencë t’i ndjejnë ditët e këqija javë përpara. 15 gushti ndoshta është dita kur marrëdhënia juaj ka më shumë probleme se kurrë. Do t’ju duhet të pranoni se gjërat thjesht nuk shkojnë dhe ta quani kapitull të mbyllur.
Shigjetari- 14 maj
Kjo ditë është paksa e çuditshme për gjithë shenjat e zjarrit dhe është pikërisht momenti kur duhet të jeni më seriozë se kurrë. Mos i injoroni gjërat dhe ndryshoni çfarë mendoni se duhet të ndryshojnë, transmeton opinion
Bricjapi -12 janar
Do t’ju duket sikur e gjithë pesha e botës rëndon mbi shpatullat tuaja, por bëni si të bëni ato 24 orë.
Eshtë koha ta lini të shkuarën pas dhe të keni kurajon për t’i lënë gjërat e reja të lindin.
Ujori-3 gusht
S’do ndiheni shumë vetvetja atë ditë. Do të ndjeni shumë presion dhe do të jeni shumë jashtë zonës suaj të komfortit.
Peshqit- 12 janar
Peshqit pritet të kenë një ditë të vështirë më 12 janar, pasi mund të përballen me një formë refuzimi. Gjithsesi këtë datë përdoreni për t’u “zgjuar” dhe për të parë çfarë ka rëndësi vërtet.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...