Të gjithë jemi kuriozë që të dimë se si do t’i kemi punët me financa gjatë vitit 2020.
Portal arbresh.info sjell për jut ë gjitha detajet, nëse duhet apo nuk duhet të shpenzoni, nëse do të fitoni apo jo…
PESHORJA
Për Peshoret, ky vit do të jetë shumë serioz sa u përket financave. Pjesa e parë e vitit 2020 do t’ju jap një sasi të jashtëzakonshme energjie dhe një një dëshirë për të provuar më të mirën tuaj dhe të provoni veten dhe të tjerët. Do të keni projekte të mëdha, ide të reja dhe një frymzim të madh. Sidoqoftë, për rezultate specifike, duhet të prisni pjesën e dytë të vitit, nga gushti e tutje. Nëse keni filluar një biznes privat, tani do të luftoni që t’ia dilni mbanë. Disa Peshore mund të humbasin vendin e punës, apo mund të ndryshojnë rrjedhën e karrierës. Viti 2020 nuk do të jetë vit i keq për financat, sepse do të jeni të qëndrueshëm dhe do të keni në kontroll gjërat tuaja.
AKREPI
Nëse vendosni rregull dhe jepni më të mirën, atëherë ky mund të jetë një nga vitet më të sukseshme dhe më fitimprurëse për ju. Padyshim që pjesa e parë e vitit do të jetë më e qetë dhe më e qëndrueshme. Do të krijoni kontakte me njerëz të fortë dhe do të zgjeroni mundësite dhe ndikimet tuaja. Ata që planifikojnë një biznes privat ka të ngjarë të fillojnë gjatë muajve të pranverës. Megjithatë, pjesa e dytë e vitit kërkon më shumë angazhim, fronte të shumta dhe përpjekje të madhe. Edhe pse disa herë stresuese, kjo periudhë do të shkaktojë tek ju një ‘luftëtar/e’ të madhe për të fituar. Financiarisht, ky është një vit jashtëzakonisht i fortë që do ju stabilizojë plotësisht, transmeton portal arbresh.info
SHIGJETARI
Në vitin 2020 do të vazhdoni të bëni lëvizje serioze në raport me punën. Tashmë keni bërë një punë të madhe, prandaj viti 2020 do të forcojë pozicionet tuaja aktuale. Duhet të jeni më konkret, racional, praktik dhe të shkoni me hapa të vegjël dhe të qëndrueshëm. Përpjekja që do të bëni në pjesën e parë të vitit do t’ju sjell ndryshime të mëdha, sidomos nga korriku i vitit 2020. Jeni duke hyrë në një periudhë ndryshimi, prandaj shumë Shigjetarë do të kalojnë nëpër sfida të ndryshme. Disa prej jush do të marrin ofertë të mirë punë, do të forcojnë pozicionin e tyre. Për sa i përket financave, vështirësite do të fillojnë të lehtësohen./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...