Dashi
21 Mars – 19 Prill
Gjatë kësaj dite janë mjaft të favorshme udhëtimet dhe kontaktet në vende të ndryshme. Mund të ketë të reja lidhur me sferën profesionale, ku nuk do të mungojnë mundësitë e mira. Po ashtu do të keni mundësi që të dilni në pah, ndaj mundohuni që të përfitoni. Ndërsa në sferën personale mund të ketë një rënie të lehtë, ndaj mundohuni që të mos lodheni.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Yjet janë mjaft të favorshëm, sa i takon sferës tuaj profesionale. Do të nisë për ju një periudhë e bukur, gjatë së cilës do të keni mundësi të rimëkëmbeni. Sa i takon ndjenjave, mund të ketë zhvillime pozitive gjatë fundjavës.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Duhet të mundoheni që të shmangni stresin dhe situatat e ngarkuara. Po ashtu mundohuni që të mos acaroheni lidhur me disa situata profesionale, edhe pse mund të mendoni se keni gjithë të drejtën e botës për tu acaruar. Fatkeqësisht ky vit është i mbushur me ulje-ngritje dhe për të qenë më në fund mirë, duhet të prisni ardhjen e muajit nëntor.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Kjo e shtunë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, ndaj përfitoni për të zgjidhur disa çështje të lëna pezull, për shkak se fundjava do të sjellë rënie. Duhet të mundoheni që të përmirësoni disi moralin, pasi në këtë periudhë keni shumë mendime të rishtas nëpër kokë, ndoshta si pasojë e shqetësimeve lidhur me punën.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Parashikohet një ditë mjaft pozitive, ku do të përjetoni emocione të bukura dhe do të përballeni me mundësi për tu shfrytëzuar. Megjithatë ju mbetet ju që të përzgjidhni. Edhe sa i takon dashurisë gjërat ecin mirë, ndoshta më mirë nga sa munda ta mendoni.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Këshillohet që gjatë kësaj dite të rrini sa më të qetë, duke shmangur stresin dhe problemet. Kjo është një ditë disi nën ritmin e duhur, por bëhet fjalë për një periudhë kalimtare, ku shumë shpejtë do të rezultoni fitues.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Mund të keni pasiguri sa i takon të ardhmes tuaj profesionale. Ndoshta jeni lodhur nga një mjedis, ose ndoshta ka gjëra që nuk ju bindin dhe nuk ju pëlqejnë më, ndaj duhet të vendosni çfarë duhet të bëni. Edhe pse kërkoni gjithmonë një ekuilibër me të tjerët, vlerësoni mirë se cila është gjëja e duhur për ju.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Horoskopi është mjaft i favorshëm sa i takon dashurisë, ku gjatë kësaj fundjave mund të merrni surpriza të bukura. Po ashtu parashikohen emocione pozitive. Edhe në punë gjërat do të ecin më mirë se më parë, do të ndiheni më të fuqishëm dhe gati për tu përballur me çdo ndryshim.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës me gjasë do të lindin debate me familjen ose njeriun e zemrës. Gjithçka mund të ndodhë për shkak se nuk jeni shumë të pranishëm në jetën familjare dhe në atë në çift dhe sepse nuk doni të merrni përsipër përgjegjësi. Mundohuni që të mos provokoheni dhe të mos përhumbeni në debate. Bëni mirë të ruani qetësinë.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Do ju rikthehet dëshira për të dashuruar. Nëse jeni aktualisht në çift, do të rigjeni pasionin, ndërsa nëse jeni vetëm, do të keni mundësi të bëni njohje të reja. Mund të gjeni personin e duhur, por për ta bërë një gjë të tillë nuk duhet të mbylleni në guaskën tuaj.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Yjet kanë dobësi për shenjën tuaj dhe ju favorizojnë. Kjo periudhë rikuperimi do ju lejojë që të kaloni një krizë dhe të arrini rezultate të cilat nuk i mendonit. Nga ana tjetër mundohuni të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike dhe ti kushtoni më shumë rëndësi dashurisë.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Do të vijojë për ju një periudhë gjatë së cilës nuk do të ndiheni në formë. Me gjasë do të ndiheni të dekurajuar për diçka që ka të bëjë me punën. Duket sikur të gjithë nuk kritikojnë, por shumë shpejtë do e rimerrni veten.
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia