Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Përfitoni nga kjo fundjavë për tu relaksuar! Keni nevojë pas stresit dhe tensioneve të ditëve të kaluara. Në raport me periudhën e lënë pas, situata do të jetë më e përmirësuar, por sërish do të ketë probleme që kërkojnë zgjidhje.
Demi
Më në fund mund të merrni frymë thellë, pas një sërë ditësh të mbushura me stres. Nëse jeni në fazë rikuperimi, fundjava do të jetë mjaft pozitive, veçanërisht sa i takon punës. Për këtë arsye janë mjaft të favorshme udhëtimet dhe kontaktet që mund të krijojnë situata të reja.
Binjakët
Mundohuni që ti bëni gjërat me më shumë kujdes dhe të reflektoni më mirë. Po ashtu këshillohet që të jeni më pak impulsiv dhe sipërfaqësor, pasi rrezikoni që të gaboheni dhe do të pendoheni. Kjo gjë mund të shkaktojë tensione edhe në dashuri.
Gaforrja
Kjo e shtunë është një ditë ideale për dashurinë dhe pasionin. Mund të zbuloni dhe rizbuloni ndjenja dhe emocione të reja. Lëreni veten të lirë!
Luani
Ju pret një ditë stresuese dhe e mbushur me tensione, por duhet të bëni rezistencë! Me kalimin e orëve situata do të përmirësohet, ndaj mundohuni që të qetësoheni.
Virgjëresha
Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku do të ketë një sërë të papriturash. Mundohuni që të mos reagoni ndaj provokimeve dhe të mos replikoni, as në punë dhe as në sferën sentimentale.
Peshorja
Ka ende pakënaqësi sa i takon sferës profesionale. Puna nuk do të ecë siç ju dëshironi, pasi e dini se keni dhënë maksimumin, por nuk jeni vlerësuar plotësisht. Ndërkohë sfera sentimentale do të ecë më mirë.
Akrepi
Kjo ditë nuk do të nisë aspak mirë, përkundrazi do të ketë të papritura dhe humori nuk do të jetë në gjendjen tij maksimale. Megjithatë situata do të vijë duke u përmirësuar, për shkak të zhvillimeve pozitive në dashuri.
Shigjetari
Mund të përballeni me probleme në sferën familjare dhe sentimentale, të cilat do ju shtojnë dëshirën për tu larguar dhe izoluar. Qëndrimi vetëm do ju bëjë mirë, për të kuptuar se çfarë doni në të vërtetë, për të luftuar stresin dhe për ta përballuar situatën në mënyrën më të mirë.
Bricjapi
Kjo ditë është mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave, ku ekziston mundësia për të rikuperuar një krizë, shkruan noa.al. Ose nga ana tjetër mund të gjeni mënyrën për të qëndruar më shumë bashkë.
Ujori
Gjatë kësaj dite janë mjaft të favorizuara udhëtimet dhe takimet ndaj përfitoni! Duke qenë se jeni ndjerë si në kafaz, keni qenë gjithë kohës të tensionuar. Emocione interesante janë fare pranë.
Peshqit
Keni shumë planete në anën tuaj, të cilët ju ftojnë që të reagoni në sferën sentimentale, por këtë gjë duhet ta bëni ju! Nëse keni interes ndaj dikujt mos hezitoni të hidhni hapin e parë, suksesi është i sigurtë!
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?