Dashi
Do përballeni me një të papritur të cilën me zor do e zgjidhni. Në raportin dashuror mos jini negativ, pasi ky është një moment i rëndësishëm, për të rindezur pasionin.
Demi
Mundohuni të jeni më të përqendruar në punën tuaj, sidomos nëse po punoni për realizimin e një projekti që kërkon bashkëpunim. Diplomacia dhe vetëkontrolli, duhet të jenë aleatët tuaj kryesorë.
Binjakët
Kjo e hënë do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon sferës së ndjenjave. Më në fund do të keni mundësi që të përforconi një raport.
Gaforrja
Është duke nisur një javë e cila do ju lejojë të riktheheni në lojë dhe të zbuloni anën tuaj më krijuese, sidomos në vendin e punës. Kjo e hënë parashikon marrjen përsipër të përgjegjësive të reja, pa patur frikë se mund të gaboni.
Luani
Më në fund do të keni mundësi për të marrë në dorë jetën tuaj dhe për të pasur kontroll mbi një projekt mjaft të frytshëm për karrierën tuaj. Do të jeni gati për të jetuar një muaj intensiv dhe mjaft romantik.
Virgjëresha
Ky është një moment shumë i mirë për të çuar përpara një ndryshim të rëndësishëm për jetën tuaj sentimentale. Jini më të dashur dhe mos u druani të hapeni më shumë.
Peshorja
Mundohuni që të shmangni shpenzime shumë të mëdha, nëse jeni duke vlerësuar mundësinë e realizimit të disa projekteve. Sa i takon sferës profesionale do të keni mundësi të bëni takime të reja, ndaj mos u druani.
Akrepi
Ky është momenti i përshtatshëm për të rrezikuar më shumë dhe të përfshiheni në aventura që do të rezultojnë stimuluese dhe mjaft të favorshme për sferën profesionale. Sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, një miqësi e bukur, mund të kthehet në një raport më të thelluar.
Shigjetari
Shmangni reagimin në mënyrë shumë agresive ndaj disa ndryshimeve të cilat ndër të tjera, mund të rezultojnë më të favorshme nga sa mendoni. Këshillohet që të mos e provokoni tepër partnerin/en tuaj.
Bricjapi
Nis një muaj më i qetë dhe relaksuas, por megjithatë nuk duhet të përhumbeni me problemet e të tjerëve. Kjo e hënë sjell me vete mundësi shumë të mira në vendin e punës.
Ujori
Ka disa konflikte të vogla të cilat duhet ti sistemoni, por përgjithësisht ofrohen disa mundësi të mira të cilat do të lejojnë që të sqaroni çdo keqkuptim që ju mundon prej kohësh. Këshillohet të mos jeni shumë kritik.
Peshqit
Gjatë kësaj periudhe do të jeni mjaft të hutuar dhe të lodhur, por tashmë do të keni mundësi për të rikuperuar. Nis një fazë e re, e cila do ju lejojë që të kaloni çdo frikë dhe pasiguri. Në dashuri, dialogu është mjaft i favorshëm.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...