Dashi
Kjo ditë është më e mirë në raport me fillimin e javës, e cila ishte disi e rënduar. Kjo e mërkurë favorizon raportet ndërpersonale dhe intensifikimin e kontakteve. Kjo gjë vlen si për dashurinë edhe në sferën profesionale. Bëni mirë që të sqaroni ndonjë keqkuptim.
Demi
Lodhja do të jetë mjaft e pranishme, por është normale duke parë ngarkesën që keni mbi supe. Me gjasë doni të ndryshoni diçka, pasi ndjeni sikur nuk keni stimujt e duhur. Përfitoni në kohë për të ndryshuar. Në dashuri, gjërat do të nisin të përmirësohen vetëm gjatë fundit të muajit.
Binjakët
Edhe kjo e mërkurë do të ketë një rëndësi të veçantë sa i takon ndjenjave, të cilat do të jenë streha juaj edhe nëse ka diçka që nuk shkon në punë. Këshillohet që të mos rrini mbyllur në veten tuaj por të flisni hapur dhe të reagoni.
Gaforrja
Keni bërë përmirësime të ndjeshme në raport me ditët e kaluara, por kjo parashikohet të jetë një ditë mjaft konfuze për dashurin. Ka ardhur momenti për të rikuperuar, ku problemet e së kaluarës do të zhduken si me magji, si në punë edhe në sferën sentimentale.
Luani
Jeni shumë të vendosur dhe arrini të fitoni, edhe kur gjithçka duket sikur ka humbur. Megjithatë duhet të tregoheni disi të kujdesshëm sidomos në dashuri, pasi parashikohet një gjendje konfuzioni. Keni dëshirë që të lini çdo gjë, por e dini se duhet të ecni përpara me vendosmëri.
Virgjëresha
Hëna nuk do të ketë aspak ndikim pozitiv në shenjën tuaj dhe kjo gjë do ju bëj nervoz. Mundohuni që të mos reagoni, dhe të ruani qetësinë. Megjithatë do të keni energjinë e duhur për të shfrytëzuar, duhet thjesht ta përdorni siç duhet. Në dashuri, duhet t’i kushtoni më shumë kohë njeriut të zemrës.
Peshorja
Parashikohet një ditë me rikuperim të ndjeshëm në raport me fillimin e rënduar të javës. Do të keni më shumë energji dhe do të jeni më të përkushtuar në dashuri. Mos u dorëzoni nëse disa projekte duken sikur janë ndalur në vend, pasi përmirësimet nuk do të vonojnë.
Akrepi
Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku do ju duhet të ruani qetësinë si në punë, edhe në sferën sentimentale. Urani do të ketë ndikim negativ tek të lindurit e kësaj shenje, ndaj reflektoni më mirë. Në dashuri gjërat do të përmirësohen vetëm në fund të muajit.
Shigjetari
E mërkura do ju gjej nën presion, ku do të jeni të nervozuar për shkak të ngadalësimeve me të cilat jeni përballur. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të gjeni ekuilibrin, pa bërë zgjedhje të nxituara.
Bricjapi
Urani do të sjellë ndryshime të ndjeshme në jetën tuaj, mos hezitoni! Mos u fiksoni pas ideve të së kaluarës, por hidhuni drejt projekteve dhe ideve të reja. Do të keni mundësi të shumta për të bërë ndryshime në sektorin profesional.
Ujori
Ka ardhur momenti që të lini pas krahëve çdo gjë që nuk shkon dhe të ndryshoni. Edhe pse shenja juaj është revolucionare, do të jeni tejet nervoz. Duhet të qartësoheni me veten tuaj dhe të kuptoni se cilat janë ato gjëra që kanë rëndësi vërtetë.
Peshqit
Kjo e mërkurë do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe aspak në ritmin e duhur. Mundohuni që të shmangni pakënaqësitë, debatet dhe provokimet, pasi mund të dilni të humbur. Bëni mirë që ti shtyni gjërat për disa ditë.
Mbledhja e përbashkët e Parlamentit të Kosovës dhe Shqipëris...
Rusia arreston të dyshuarin për vrasjen e gjeneralit në Mosk...
Milwaukee Bucks fitoi Kupën në NBA
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit
Driloni, Sarës: Po më dhemb dora, kjo e fundit ia kthen: Të ...
KQZ certifikon sot grupin e parë të partive dhe kandidatëve ...