Google ADS

Horoskopi ditor, 7 mars 2020

11:04 | 7 Mars 2020
Arbresh.info

DASHI
Partneri sentimental ju jep shumë, por gjithashtu kërkon shumë në këmbim, të paktën seriozitet, angazhim dhe besim; kështu që shmangni bërjen e shumë premtimeve që nuk jeni në gjendje t’i mbani.

DEMI
Disa Raste të suksesshme, propozime që do ju vijnë apo dhe takime duhet të konsiderohen si një shenjë fati. Talenti juaj dallohet dhe sensi organizativ që keni në një ditë të mundimshme, do ju sjellë përfundime të shkëlqyera. Në dashuri nuk keni asnjë gjë konkrete apo të qëndrueshme.

BINJAKËT
Përqendrohuni tek financat. Kjo e enjte mund të shoqërohet me një rritje shqetësuese të shpenzimeve: paratë mund të derdhen nga xhepat tuaj në një mënyrë të pakontrolluar, kështu që ju do të bëni mirë të mendoni për disa masa parandaluese për të qenë në gjendje të kufizoni rreziqet. Pozicioni i ri i Venusit sugjeron që të merreni më shumë me trupin tuaj dhe njeriun e zemrës.

GAFORRJA
Ju nuk e pranoni dot këtë fakt, por në të vërtetë ju jeni shumë xheloz. Çdo person që i afrohet partnerit tuaj ju duket si një rival i gatshëm që duhet të largohet! Pasiguria penalizon të gjitha marrëdhëniet tuaja sot, nga konfrontimi me ligjet deri në momentet e butësisë me të dashurin tuaj. Për t’u çlodhur nga një moment i vështirë shkoni në kinema ose vallëzim.

LUANI
Do keni shumë punë të zakonshme që duhen trajtuar dhe zgjidhur, por as që do ju shkojë në mendje. Pas ritmeve të forta të ditëve të kaluara, do ju vijë mundësia të çlodheni për pak. Nëse jeni beqarë dhe keni një zemër të lirë, nuk përjashtohen disa njohje të reja, midis të cilave mbase fshihet edhe bashkëshorti i shpirtit që jeni duke kërkuar. Mbani sytë tuaj të hapur!

VIRGJËRESHA
Ditën e sotme do të jepni më të mirën tuaj: do të vlerësoheni për arritjet tuaja në biznes dhe për inteligjencën tuaj që gjen edhe zgjidhjet më të pamundura për problemet më të vështira. Në vendin e punës, do të adoptoni teknika të reja që do të stimulojnë kureshtjen e atyre që janë përreth jush. Në fushën emocionale, do të kaloni momente magjike.

PESHORJA
Një ditë e kuqe në frontin emocional. Nëse dëshironi të keni paqe, duhet të nxirrni jashtë mendimeve negative që keni kultivuar për shumë kohë. Nuk përjashtohet mundësia të përballeni me situata të papritura në frontin profesional dhe financiar, Kujdes mund të përjetoni edhe ankth!

AKREPI
Ditë e veçantë për Akrepin! Në biznes do të ndjeheni sikur jeni më fitimtar se kurrë duke gjetur një bashkëbisedues i cili është një person mjaft i këndshëm dhe i butë. Përveç suksesit në biznes ju do jeni një admirues i madh i peizazheve të bukura. Nëse kini kohë të lirë, ju mund të shijoni një ekspozitë interesante. Ju e doni punën dhe do vazhdoni ta bëni atë me shumë kënaqësi.

SHIGJETARI
Ju po forconi personalitetin tuaj. Ju duhet që të arrini qetësinë profesionale, financiare dhe emocionale, prandaj ndërrmerni disa hapa të rëndësishme. Në punë, dëgjoni këshillat e atyre që kanë një përvojë më të madhe se ju dhe dorëzojini energjinë drejt objektivave konkrete dhe të vlefshme. Dashuria që i ofroni partnerit tuaj do shpërblehet ditën e sotme.

BRICJAPI
Karakteri juaj do vendosë si do jetë dita juaj sot. Nëse mësoheni me sfidat, vazhdoni me këtë lojë të këndshme, nëse ju trembeni, do të mbeteni në guaskën tuaj si breshka. Sidoqoftë, ka një lajm të mirë: Venusi ju tërheq nga Demi. Bëni gjithçka që të mundni për të ekuilibruar marrëdhëniet me partnerin tuaj.

UJORI
Mos jini shumë analitikë; sidomos në mbrëmje, ju do të dukeni pak kokëfortë dhe jo shumë i zgjuar. Duhet të silleni më shumë butësi, veçanërisht në dashuri! Shumë prej jush do të ndiejnë nevojën për një stabilitet më të madh, sidomos në dashuri. Yjet ju shtyjnë të reflektoni në projekte afatgjata, siç është rinovimi i një prone ose blerja e një shtëpie.

PESHQIT
Do të jeni në gjendje të lëvizni me mençuri dhe avantazh në fushën profesionale; do të keni përvoja të reja, duke zgjeruar horizontet tuaja. Mos kini frikë të ndiqni atë që sugjeron imagjinata juaj: rezultatet do të shpërblejnë guximin tuaj! Në dashuri, fantazia dhe imagjinata do ju çojnë në ëndrra shumë të guximshme që do përpiqeni t’i bëni realitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme