Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Dita e shtune, Hëna nuk është në shenjën tuaj, por përpiquni të mos keni veprime impulsive. Në punë, mos ushqeni debate të panevojshme.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri nëse duhet t’i bëni një kërkesë partnerit tuaj, bëjeni më vonë, pas datës 5 Prill! Në punë, kushtojini vëmendje financave.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Falë ndikimit të Hënës, do të kaloni momente të bukura, veçanërisht nëse jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë. Në punë, kërkoni këshillën e një eksperti për çështjet financiare.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri përpiquni të mos mërziteni dhe merrini gjërat me qetësi. Ndërsa në punë, mos e nënvlerësoni mundësinë e ndryshimit.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, bëni gjithmonë kujdes, por me një person të shenjës së Dashit ose Shigjetarit, mund të lindin emocione të bukura. Në punë, nëse doni të paraqisni një kërkesë, prisni dhe pak.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Këto ditë dukeni shumë energjik, sidomos nga ana sentimentale. Nga ana tjetër në punë nuk ju pëlqejnë ata që paragjykojnë dhe nuk ju japin përgjigjet që kërkoni.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Përpiquni të mos zemëroheni me partneren/partnerin. Në punë, ju dëshironi të largoheni edhe nëse kjo mund të nënkuptojë se duhet të bëni një veprim të rëndësishëm.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të shtunën duhet të organizoni diçka të bukur me partnerin/partneren. Në punë, nga ana tjetër, jeni shumë të orientuar drejt zgjidhjeve dhe jo konkurrencës.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo fundjavë do të fillojë me një veshje dhuratë për ju. Ndërsa në punë është dita e duhur për të realizuar një projekt.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, nëse ka diçka që ju shqetëson, mund të reagoni shumë mirë ndaj çdo provokimi. Ndërsa në punë mund të ketë një përballje të rëndësishme me shefat dhe kontaktet.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri shumë shpejt do të vijnë emocione të bukura, sidomos për ata që janë beqar. Në punë, ndonëse po ecni me ritme të ngadalta, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, aftësia juaj për të vepruar do të shpërblehet. Në punë, nuk do të mungojnë lajmet e reja.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?