Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ndjenjat këtë të diel janë të favorizuara, takime intriguese po shfaqen në horizont. Në punë duhet të tregoheni më diplomatikë përndryshe do të fitoni inatin e dikujt.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri, mos u dorëzoni pas provokimeve, por përpiquni t’i lini gjërat të rrjedhin me kohën. Në punë, nga ana tjetër, përfitoni nga intuita juaj e çmuar dhe të qenit mendjemprehtë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
E diela është e rëndësishme për ndjenjat, organizoni diçka të këndshme me partnerin/en tuaj. Nga ana tjetër në punë, yjet favorizojnë profesionet krijuese.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, njerëzit e lidhur me Dashin, Bricjapin dhe Peshoren, këtë të diel mund të përballen me disa paqartësi, vëmendje. Nga ana tjetër, në punë një situatë që keni, mund të zhbllokohet deri në qershor.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri mund të jeni pak kritik me partnerin/en, përpiquni të mos e teproni. Në punë, nga ana tjetër, keni një vendosmëri të madhe që do të vlerësohet veçanërisht nga shefat dhe menaxherët nëse ka.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Fundjavë e rëndësishme për ndjenjat, konsideroni edhe faktin se nga java e ardhshme Venusi do të jetë po ashtu i favorshëm për ju. Megjithatë në punë ka ndryshime që dallohen në horizont.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, edhe nëse keni dikë në zemër, më mirë të jeni të kujdesshëm për të mos u mashtruar. Nga ana tjetër, në punë, ndryshimet e fundit ju tronditin por gjithçka do të shkojë për mirë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ditë interesante për ndjenjat kjo e diel 22. Nëse ka diçka për të sqaruar me partnerin, mos hezitoni ta bëni. Në punë, nga ana tjetër, ky një moment i çmuar për të kuptuar se cili është potenciali juaj.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri po vijnë emocione të bukura, nëse jeni të interesuar për një person mos hezitoni të ecni përpara! Megjithatë në punë lodhja ndjehet, por kënaqësitë nuk do të vonojnë!
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Hëna është në favorin tuaj dhe ju jep emocione vërtet të bukura këtë të diel, ndaj mos u mbyllni në shtëpi! Në punë, nga ana tjetër, përgjigjet do të vijnë deri në mbrëmje, mundësi të mira janë rrugës, për t’u përfshirë edhe ju.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, kjo kohë karakterizohet nga ulje-ngritje, por në fund do të jeni ju fituesi. Në punë mund të ketë keqkuptime, ndaj mos ushqeni polemika!
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Yjet tregojnë se jeni në një periudhë interesante për ndjenjat, por kini kujdes që të mos ktheheni në historitë e kaluara. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të bëni gjërat thelbësore, mos u lodhni, por gjithsesi realizoni projektet që janë të rëndësishme për ju!
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...