Horoskopi ditor – 2 prill 2017

09:20 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Dashi

Nëpërmjet një ndërhyrje vendimtare dhe të kujdesshme, mundohuni të sistemoni disa gjëra që rrezikojnë të bëhen pengesë për partnerin/en, duke fituar mirënjohjen e tij. Nëse raportet profesionale nuk po shkojnë mirë, merrni një vendim dhe shikoni mundësi të reja. Shëndeti do të jetë i mirë.

Demi

Do të jeni nervoz dhe shumë pak të shoqërueshëm. Por Hëna që do të hyjë në shenjën tuaj, do mundohet ta përmirësojë situatën. Dita do të jetë disi e hallakatur. Bëni kujdes me shpenzimin e parave, por edhe me fjalët e thëna, pasi mund të bëni gabime që nuk i ktheni dot mbrapsht dhe kjo do ju lëndojë.

Binjakët

Kjo është një periudhë frenetike, e mbushur me të papritura dhe befasi, të cilat duhen menaxhuar me kthjelltësi, nëse doni që t’i ktheni gjërat në favorin tuaj. Nxirrni në pah objektivat që keni, në mënyrë që të përmirësoni situatën tuaj. në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Gaforrja

Do arrini të vini në vijë gjithë punët e shtëpisë dhe një darkë me personin që dashuroni do ju ngrohë zemrën. Pritini me entuziazëm mundësitë e reja që do t’iu ofrohen, pasi mund të rezultojnë shumë të frytshme. Këtë periudhë duhet t’i kushtoni pak më shumë vëmendje shëndetit, i cili paraqitet disi delikat.

Luani

E diela do ju gjejë të lodhur, pasi gjatë gjithë javës i keni shteruar energjitë tuaja me punën. Në mbrëmje parashikohet një surprizë. Nëse jeni çift do të jeni në harmoni, ndërsa nëse jeni vetëm një mundësi e mirë do paraqitet para jush. Financat do jenë të mira, nuk ka arsye për tu shqetësuar.

Virgjëresha

Përqendrohuni maksimalisht, deri sa projektet në çift ose ato familjare të kenë fund të mirë dhe t’ia dilni. Parashikohen investime premtuese. Është moment i favorshëm për të vlerësuar pozicionin tuaj të punës dhe për të pritur çdo rast me sukses. Shëndeti do jetë disi delikat, por asgjë shqetësuese.

Peshorja

Dita do të jetë përgjithësisht pozitive dhe e mbushur me lajme të mira që kanë të bëjnë me shtimin e pasurisë dhe të ardhurave. Parashikohen takime intriguese të cilat mund t’iu vënë në testim, ndaj kontrolloni veten. Ata që janë në çift do kalojnë një ditë plot harmoni në prani të njeriut të zemrës.

Akrepi

Do të jeni disi të turbullt dhe të zymtë për shkak të Hënës. Por me pak më shumë vëmendje, gjërat do të bëhen më të lehta. Simpatia e njerëzve do jetë në favorin tuaj. Si kompensim në bazë të lëvizjeve të duhura, do mbyllni një punë me leverdi, kjo do ju sjellë edhe mjaft fitime financiare. Urime.

Shigjetari

Ditë të çmendura për t’u shijuar deri në fund. Një udhëtim i papritur ose një takim i këndshëm do jetë qershia mbi tortë. Mundohuni të ndryshoni pak sjelljet dhe aktivitetet tuaja, për të pasur një “rizgjim” gjithë energji. Çiftet  do kenë një ditë rutinë, pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Bricjapi

Humori paraqitet i lëkundur, ndërsa financat dhe investimet shkojmë më së miri. Do të ndiheni të vlerësuar dhe admiruar. Çfarë mund të kërkoni më shumë nga jeta? Në punë do të arrini sukses të madh. Fati do ju prijë në çdo fushë.

Ujori

Ditë e favorshme dhe plot dritë. Mundohuni të shmangni hijet e errëta që do shfaqen, si dhe konfliktet me familjarët, të cilat mund të shkaktojnë mëri. Situata financiare paraqitet më së miri, kështu që mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim më tepër.

Peshqit

Lajme, ftesa dhe takime surprizë do shfaqen në horizont. Komunikimi me të tjerët do jetë më se i mirë. Emocionet e forta nuk mungojnë, sidomos për ata që janë vetëm. Do të keni flirtime ndonëse nuk mund të zgjasin, por plot pasion. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme