Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri situata nuk është shumë e mirë, por ruani qetësinë. Në punë, të dielen dita do të jetë më e mirë. Të hënën jeni paksa të shpërqendruar.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Favorizohen takime të reja dhe histori që duhet të vihen në provë për të parë nëse do të jenë afatgjata. Në punë, ndiqni rrugën tuaj. Përpiquni të bëni diçka më shumë!
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Është një e diel intriguese për dashurinë. Mos i lini asgjë rastësisë nëse jeni të interesuar për dikë. Në punë jeni të shqetësuar sepse ndoshta keni shumë gjëra për të bërë, por zgjidhni rrugën e pushimit dhe kthehuni të hënën me energji të reja.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
E diela është një ditë e veçantë për ndjenjat, por për ata që po jetojnë një krizë vijon të ketë probleme dhe vështirësi. Në punë po bëni diçka që nuk ju pëlqen. Bëni diçka ku e gjeni veten sa më shpejt të jetë e mundur.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, në këtë periudhë nuk premtohen gjëra të mëdha, por polemika. Në punë, përpiquni t’i sqaroni gjërat dhe të jeni më pak të shqetësuar!
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Historitë që lindin tani premtojnë gjëra të mëdha. Në punë, duhet të ktheheni në lojë. Ndoshta deri në maj do të filloni një rrugë të re!
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Mundohuni të gjeni ndjenjën pasionante që ka munguar mes jush. Në punë, po vjen një kthesë e vogël, por mos u dorëzoni.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
E diela është interesante për ndjenjat.Hëna është në anën tuaj, por kujdes për çështjet ekonomike. Në punë, dita duket premtuese!
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, nëse një lidhje nuk funksionon më, është më mirë t’i jepni fund dhe të vazhdoni më tej. Në punë dita është e favorshme, por nëse ka ende diskutime të hapura përpiquni t’i zgjidhni sa më shpejt!
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri ka pasiguri dhe kjo e diel nuk do të jetë më e mira për ju. Ndërsa në punë, përpiquni të mos jeni shumë sipërfaqësorë!
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
E diela është dita për të dashuruar ndaj shtyni çdo diskutim për të hënën. Në punë jeni nervoz sepse të martën duhet të përballeni me diçka të vështirë!
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Lini veten të lirë për të shijuar emocionet që janë brenda jush. Në punë negociatat nuk do të jenë të lehta, por do ia dilni me sukses të menaxhoni situatën.
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit