Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ruani qetësinë për çdo përplasje që mund të keni me partnerin/partneren. Lajme pozitive vijnë nga ana e punës. Nëse keni ndjekur një projekt, konfirmimet për marrëveshjen mund të vijnë së shpejti.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri, Hëna ju favorizon të mbani kontakte me personat që ju pëlqejnë ndërsa kanë nisur historitë e reja. Megjithatë, ju duhet të përballeni me disa përgjegjësi. Në punë mund të ketë ndryshime.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
E diela do të keni dialog mjaft të mirë me partnerin/partneren. Marrëdhënie të mira të mundshme mund të keni me Gaforren. Në punë jeni të shqetësuar, por duhet të bëni
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të dielen do të jetë një ditë emocionuese në romancën tuaj. Në punë, nëse e keni pasur të vështirë, mos u ktheni pas.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri ka pak paqartësi, por Hëna do të kthehet në shenjën tuaj. Në punë do ketë diskutime ndoshta për shkak të bonusit që keni kërkuar prej kohësh, por bëjeni javën e ardhshme.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Dashuria është pak e çuditshme, por do të keni ditë të këndshme nëse po jetoni një histori dashurie me Akrepin dhe Demin. Në punë situata përmirësohet dhe zgjidhja që prisni mund të vijë, edhe nëse mund të mos jetë plotësisht e kënaqshme.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Këtë fundjavë do të përjetoni momente emocionuese në dashuri. Falë yjeve, në punë premtohet dicka e re, por duhet të jeni të duruar dhe të prisni.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Falë ndikimit të Hënës, është dita juaj për të ‘rrëmbyer’ zemrën e personit që pëlqeni, ndaj shfrytëzojeni. Në punë duhet të reflektoni ndërsa një përgjigje e rëndësishme vjen mes datës 21 dhe 22.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Aftësitë tuaja për të vepruar të dielen për një lidhje të mundshme dashurie janë të mira. Ndërsa në punë, duhet pak objektivitet.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Shmangni diskutimet pasi në dashuri, hëna është në anën e kundërt. Në punë ndiheni pak të humbur dhe nuk dini cfarë të bëni.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Dashuria është e mirë, por kujdes nga një keqkuptim i mundshëm. Në punë shtyni vendimet e rëndësishme pas datës 21.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Hëna e favorshme në dashuri, ndaj nëse jeni beqar, bëhuni gati për të nisur një histori të re. Në punë duhet të kapni momentin dhe të bëni plane për të ardhmen.
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...