Dashi
Dëgjojeni zemrën gjatë kësaj dite sepse ajo nuk do ju çojë asnjëherë në rrugë të gabuar përkundrazi do ua zbukurojë çdo moment. Do jete Mërkuri ai qe do ndikoje më pozitivisht në jetën tuaj në çift. Do komunikoni më shumë me njëri-tjetrin dhe çdo gjë do shkojë ashtu si duhet. Ju beqarët nuk do e dini as vetë shumë mirë se çfarë do doni të bëni. Nuk do keni takime, kështu që shfrytëzojeni kohën për të reflektuar. Në pune nuk duhet të bëni më shumë sesa iu kërkohet sepse do lodheni. Dikush do iu japë një këshillë shumë të vyer për financat. Tregohuni të kujdesshëm dhe të matur me to.
Demi
Sot do reflektoni gjatë dhe do vendosni të bëni disa ndryshime të ecurisë së jetës vetëm që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Dashuria do shkoje për mrekulli. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë e qetë dhe sensuale, ndërsa ju beqarët do keni një takim shumë të këndshëm. Kujdes nga Jupiteri dhe Saturni të cilët mund t’iu bëjnë më naivë dhe më tepër romantikë sesa duhet. Mos ëndërroni shumë, por tregohuni realistë. Në punë duhet të bashkëpunoni me shumë me të tjerët që t’ia dilni. Edhe sikur disa të jenë mendjemëdhenj, mos ua vini shumë veshin, por ecni përpara. Në planin financiar nuk do keni probleme. Tregohuni pak më të matur dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli.
Binjakët
Nëse kohët e fundit jeni përballur me zhgënjime, sot situata do jetë e njëjtë dhe do jeni të mërzitur. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë e tensionuar. Do mundoheni të impononi mendimet tuaja për gjithçka dhe kjo nuk do i pëlqejë partnerit tuaj. Ndryshoni taktike sepse do keni probleme më të mëdha. Ju beqarët do jeni shumë joshës, por përsëri nuk do keni më shumë sesa një aventurë. Edhe në planin profesional do jetë një dite e zakonshme. Po nuk u treguat më luftarake do mbeteni shumë mbrapa. Për sa iu përket financave, nuk duhet të merrni sot asnjë vendim të rëndësishëm. Qëndroni më vigjilentë se më pare dhe keni për ta parë që gjendja do mbetet e mirë.
Gaforrja
Gjatë gjithë kësaj dite gjërat do ju ecin mirë falë Merkurit. Në çdo moment do kaloni çaste të këndshme. Jeta juaj në çift do jetë harmonike falë mbështetjes së Venusit. Ky planet do të rizgjojë sensualitetin dhe do iu ndihmojë të vendosni dialog me njeri-tjetrin. Ju beqarët do jeni më të hapur për të njohur persona të rinj. Klima do jetë pozitive dhe ju do ndiheni mirë. Në punë do konfliktoheni me një koleg dhe në disa moment do shpërqendroheni nga objektivat. Financat do jenë të qëndrueshme. Mundohuni të mos rrezikoni shumë para se të merrni një vendim të rëndësishëm.
Luani
Sot duhet thjesht ta kontrolloni më shumë veten në mënyrë që gjërat t’iu ecin mirë. Hëna do të nxitë instinktin e pronësisë në çift. Do kërkoni të drejtat tuaja në planin sentimental dhe do jeni edhe shumë xhelozë. Kujdes mos e teproni. Për ju beqarët nuk pritet asgjë e veçantë gjatë kësaj dite. Bëni durim sepse përndryshe vetëm sa do mërzitni veten. Në pune do keni shumë ambicie, por do ju duhet më shumë këmbëngulje dhe pa nxitje nga të tjerët. Financat do Jenë të ekuilibruara. Nuk do fitoni në ndonjë lotari, por edhe nuk do rrezikoni asgjë. Kujdes vetëm nga Plutoni i cili do iu shtyjë te shpenzoni më shumë.
Virgjëresha
Sot do ju ndryshojë shpejt humori dhe mundet të acaroheni me disa persona në punë. Përmbajeni veten sepse fjalët e thëna nuk kthehen dot mbrapa. Nëse keni një lidhje do kapeni edhe për gjëra të koha me atë që keni në krah de do konfiktoheni. Sado që të mundohet ai të hapë rrugë ju do kërkoni të pamundurat dhe si përfundim nuk do merrni asgjë. Ju beqarët do jeni të drejtpërdrejtë dhe do veproni me shpejtësi, Ato që ndieni d ja thoni tjetrit pa u menduar gjatë. Në punë ka rrezik të ndihmoni më shumë të tjerët sesa veten tuaj dhe do mbeteni mbrapa. Gjendja e parave fatmirësisht do jetë me e mirë se dje.
Peshorja
Do jeni tejet kreativë sot dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si dashuronit. Do e shihni më me optimizëm të ardhmen. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e favorshme dhe optimiste. Do jeni më të çliruar dhe do ja shprehni më fort ndjenjat partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe shumë pak ditë për të takuar dashurinë e madhe. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe për ju. Në punë do e dini mirë si të veproni në çdo moment dhe nuk do gaboni aspak. Do ndiheni edhe më të sigurt në vetvete. Buxhetin do e menaxhoni me shumë kujdes dhe nuk do ketë arsye për t’u shqetësuar.
Akrepi
Ndikimi i njëhershëm i shumë planetëve do nxitë konflikte dhe mosmarrëveshje të shumta sot. Asnjë moment nuk do jeni të qetë. Në marrëdhënien tuaj me partnerin nuk do jeni shumë objektivë dhe kjo do ju çojë në rrugë të gabuar. Mund të lindin edhe konflikte me të. Pranojeni që ju e keni gabim. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta kërkoni sot personin e zemrës suaj sepse nuk do keni fat. Prisni edhe pak ditë. Në punë duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të realizuar planet. Çdo propozim pranojeni pa u menduar dy herë. Nëse doni qe financat të jenë të qëndrueshme duhet te kurseni pak më shumë se zakonisht.
Shigjetari
Sot do jeni shumë më optimistë, miqësorë dhe alegro kështu që gjërat do ju ecin më mirë se më parë. Për ju të dashuruarit nuk parashikon aspak një ditë rutinë. Do mendoni gjithë kohës gjëra interesante, do e mahnitni partnerin dhe ai më në fund do ju bëjë propozimin e shumëpritur. Ju beqarët mund të takoni dikë në një aktivitet sportiv dhe mund të fiksoheni keq. Reflektoni pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë do e bëni çdo gjë me korrektësi dhe organizim kështu që çdo gjë do ju ecë sipas planeve. Financat do jenë të kënaqshme, por gjithsesi mos u tundoni të blini gjëra të shtrenjta.
Bricjapi
Dita e sotme do ju sjellë shumë surpriza të bukura sot. Në shume momente do ndiheni vërtet sikur jeni në një ëndërr. Për ju të dashuruarit do të jetë një ditë plot ngjyra. Mundohuni vetëm të mos bëni shumë premtime të cilat nuk do mund t’i mbani dot. Ju beqarët duhet të tregoheni pak të kujdesshëm me personat që do njihni sepse ka mundësi të mos jenë të duhurit për ju. Në punë duhet të ruani vetëkontrollin sepse nëse ju dalin të papritura keni për të pasur probleme të vazhdueshme. Financat do jenë të ekuilibruara, mos u shqetësoni. Do keni shume dëshirë të blini disa veshje që iu kanë pëlqyer. Shikoni njëherë çmimin.
Ujori
Sot do bëni të pamundurën për të krijuar një ditë sa më harmonike dhe nuk do ju mbani më mëri as atyre që ju kanë bërë keq. Jeta juaj në çift pritet të jetë shumë e bukur. Gëzimi juaj do të reflektohet kudo. Mos harroni se dashuria është si një lule e brishtë për të cilën duhet të kujdeseni me delikatese. Për ju beqarët do të fillojë lumturia. Ju pret një takim shumë i bukur gjatë të cilit do takoni shpirtin tuaj binjak. Në punë duhet të jeni të duruar sepse po u nxituat keni për të pasur probleme shumë më të mëdha nga më parë. Financat do mbrohen mjaft nga planetët. Disa prej jush mund të kenë edhe shtim të të ardhurave.
Peshqit
Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që do ndiheni edhe më mirë nga më parë. Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes. Falë Merkurit do i besoni më shumë njëri tjetrit dhe çdo gjë do shkojë ashtu si dëshironi. Ju beqarët do shkëlqeni gjatë gjithë ditës dhe do bëni për vete shumë persona. Sharmi do bëjë që t’iu largohen nga rruga edhe disa rivalë. Në punë do jeni realistë dhe plot energji pozitive kështu që do ia dilni sido që t’i keni rrethanat momentale. Për sa iu përket financave, ato nuk do jenë ashtu si priteshin. Tregohuni më të matur me shpenzimet.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...