Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të dielen do të jetë ditë me tension në dashuri, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Në punë nuk parashikohet ditë e mirë, nëse keni biznes, nuk do të shkojë mirë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Nëse jeni të martuar, do të jeni të nevrikosur sepse ju duket sikur i mbani të gjitha përgjegjësitë vetë. Yjet janë në favor të atyre që janë të vetëpunësuar dhe atyre që zbatojnë ide të reja.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Dashuria është kudo, ndaj mund të njihni dikë nga një mjedis që nuk keni qenë më parë. Në punë keni nevojë për punonjës pasi mund të fillojnë projektet
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Nëse keni probleme në komunikim me ata që pëlqeni, mos u dekurajoni. Beqarët duhet të dalin dhe të gjejnë dashurinë. Nëse keni nevojë për ndihmë në punë, duhet të viheni në lëvizje, të paktën deri të mërkurën.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Kjo është dita juaj. Nëse jeni në kërkim të një dashurie të re, shkoni në ambiente të ndryshme. Nëse duhet të ngrini biznesin, mund të ketë bashkëpunime të reja.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Mund të keni disa probleme të vogla në dashuri, por nuk do të zgjasin. Nëse jeni në lidhje me Shigjetarin, Binjakët ose Virgjëreshën do të keni më pak mundësi për të qenë bashkë.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të dielen keni dëshirë për rikthim me ish-in, por mos i hidhni poshtë marrëdhëniet e reja. Mund të ketë disa lajme të reja në punë por duhet të bëni kërkesa tuaja, sidomos nëse në fillim të vitit ka pasur probleme.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Përpiquni të ruani durimin në diskutimet me partnerin tuaj dhe të ndiqni hapat tuaj. Nëse punoni të dielen, mund të jeni pak të zemëruar për shkak të një ngatërrese me turnet.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Është një ditë e veçantë në dashuri, por do të keni diskutime për një gabim që mendojnë të tjerët se i keni bërë. Megjithatë Hëna është në anën tuaj. Të dielen keni mundësinë për të kompensuar vonesat e mbetura.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Keni nevojë për stabilitet. Tani vetëm lëreni atë person të ecë përpara në jetën tuaj. Në punë yjet janë të favorshëm, veçanërisht nëse keni qenë pushim të gjithë muajin.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Hëna nuk është në shenjën tuaj, nëse jeni beqarë mund të thoni atë që mendoni, por kini kujdes nga diskutimet. Qëndroni larg marrëveshjeve të paqarta.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Do të jetë ditë e shkëlqyer në dashuri. Për beqarët, premtohen takime pozitive. Në punë, do të keni sukses në projektin me të cilin keni punuar prej kohësh.
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...