Dashi – Mjedisi yjor ka rrezik te nxite ata qe janë ne një lidhje te shohin diku tjetër dhe te tundohen nga dikush. Marrëdhënia ne çift nuk ka për te qene e mire. Beqaret do i hedhin sytë tek personat qe janë tashme ne një lidhje dhe jo vetëm qe do lëndohen vete, por mund t’iu prishin pune edhe te tjerëve. Për fat te mire financat do jene te shkëlqyera dhe do mund te bëni çdo investim qe dëshironi.
Demi – Ditë shumë e ekuilibruar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do ju dalin aspak mosmarrëveshje. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume qe te mundin nga mundësitë qe do iu jepen për njohje sepse me vone kane për t’u penduar. Te ardhurat do përmirësohen me tepër nga sa kishit menduar.
Binjakët – Nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj gjate kësaj dite, përgatiteni fillimisht terrenin. Gjerat ne këtë mënyrë kane për t’iu ecur me mire. Beqaret do kenë një dite te zakonshme, te mbushur me flirte dhe joshje, por pa ndonjë ngjarje te rëndësishme për t’u shënjuar. Ne planin financiar do jete Venusi planeti me i rëndësishëm i cili do ua qartësojë idetë dhe nuk do ju lejoje te gaboni.
Gaforrja – Për ata qe janë ne një lidhje do ketë ndodhi vërtet interesante sot. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do emocionoheni pafund nga surprizat e njeri-tjetrit. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete aq interesant sa ata do dëshironin. Sektori i financave do filloje te normalizohet. Do jeni tejet te matur me çdo gjë dhe do mendoni me tepër për te ardhmen.
Luani – Sido qe te vijnë punët ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, mire është qe te mos merrni vendime përfundimtare. Yjet here pas here do ju beje te palogjikshëm dhe mund te gaboni. Beqareve nuk do ju mungojnë takimet, por personat nuk do i përmbushin te gjitha kërkesat qe ata duan. Me shpenzimet do ju duhet pak me shume përkujdes dhe maturi ne mënyrë qe te mos keni tronditje te forta.
Virgjëresha – Nëse nuk doni t’i ndërlikoni edhe me shume gjerat ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite mire është te tregoheni me te hedhur e me te matur. Partneri për fatin e keq do jene me nerva dhe mund t’iu thotë edhe gjera te gabuara. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te hedhur hapa sepse sot yjet nuk do jene ne favorin e tyre. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por as te këqija fare.
Peshorja – Ju te dashuruarit do kaloni një dite delikate dhe te mbushur me debate sot. Për çdo gjë do ziheni madje do kapeni edhe pas disa detajeve ne dukje pa ndonjë rëndësi. Beqaret do marrin disa ftesa te papritura te cilat, ndryshe nga sa ata mund ta mendojnë, do ua ndryshojnë jetën për mire. Financat do jete tej mase problematike. Pa ndihmën e specialisteve dhe te afërmve nuk do ja dilni dot.
Akrepi – Ju te dashuruarit do doni te përjetoni eksperienca dhe emocione te reja gjate kësaj dite. Flisni hapur me partnerin tuaj për këtë gjë dhe ai do jete i gatshëm te beje gjithçka qe do mundet. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura sesa për lidhje serioze. Ne planin financiar, për fat te keq, problemet nuk do zhduken si me shkop magjik. Kërkoni sa me pare ndihmën e specialisteve.
Shigjetari – Mundohuni te mos tregoheni shume autoritare me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse kjo sjellje mund t’iu sjelle probleme te mëdha me vone. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje brenda disa çastesh. Gjendja e financave do filloje te normalizohet pas masave qe keni marre kohet e fundit. Vazhdoni kështu dhe keni për ta pare sesi do ndryshoje situata.
Bricjapi – Sot do ndiheni mjaft mire ju te dashuruarit dhe do merrni fryme lirisht. Partneri do ju beje aq te lumtur ne disa momente saqë do doni qe dita te mos mbaroje asnjëherë. Beqaret do kenë plot njohje te reja, por duhet te presin pak kohe para se te hedhin hapa te rëndësishme. Financat do kenë përmirësime te mëdha kështu qe mund te përgatiteni edhe për investime te rëndësishme.
Ujori – Ju qe jeni tashme ne një lidhje keni për te pasur një dite te bukur, po pa ndonjë gjë te re. Mundohuni te kaloni sa me shume kohe me partnerin. Beqaret nuk do ndihen gati për te hedhur hapa dhe do i refuzojnë pa u munduar dy here, te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Te ardhurat kane për te pasur përmirësime te jashtëzakonshme, madje edhe me te mira nga sa e kishit menduar.
Peshqit – Ju qe jeni ne një lidhje do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj dhe me ne fund do merrni disa vendime te rëndësishme. Ata qe kane pasur hatërmbetje do i zgjidhin te gjitha. Beqaret nuk do jene te zotet me joshjen dhe ka rrezik t’iu ikin nga duart disa persona me vlera te mëdha. Buxhetin do dini gjithë kohës sesi ta menaxhoni kështu qe ne këtë plan nuk do ju dalin te papritura.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...