Horoskopi, 9 janar 2019

07:56 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Dashi

Keni kaluar një periudhë mjaft të tensionuar, ndaj duhet të përqendroheni mbi të gjitha në një reflektim të thellë. Do arrini që të merrni masa përballë situatave me të cilat do të përballeni në fushën profesionale dhe sentimentale.

Demi

Do t’iu duhet të përgatiteni për ndryshime tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe, pavarësisht vendimeve drastike që keni marrë javëve të kaluara. Parashikohet një ditë e mbushur me të reja mjaft të rëndësishme në të gjithë sektorët.

Binjakët

Jeni të përfshirë nga një gjendje pakënaqësie dhe vuajtje, gjë që ka lidhje sidomos me sektorin profesional. Mundohuni që të mos ndaleni vetëm në mendimet negative, pasi zhvillime të reja interesante janë fare pranë.

Gaforrja

Do të përballeni me ndikimet negative të Saturnit në shenjën tuaj, gjë që do të sjellë disa zgjedhje dhe ndryshime drastike në çdo sektorë. Pas shumë përpjekjesh do të arrini që të vini nën kontroll çdo situatë.

Luani

Do të përfitoni nga një ndikim i favorshëm i planetit të Venusit gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të keni mundësi të shumta për t’ia dalë mbanë, sidomos sa i takon anës profesionale.

Virgjëresha

Duhet të mundoheni që të rivendosni ekuilibrin sidomos në familje dhe në fushën e ndjenjave gjatë gjithë kësaj dite. Do të jeni të pakënaqur e raportet ndërpersonale dhe do ju duhet të gjeni një zgjidhje.

Peshorja

Do të përballeni me disa tensione në nivelin profesional gjatë gjithë kësaj dite, ku do të ndjeni nevojën që të zgjidhni të gjithë problemet e së tashmes.

Akrepi

Mundohuni që të përcaktoni mirë të gjitha objektivat tuaj, duke u përkushtuar më shumë në kapjen e një sërë mundësish që parashikohen që t’iu afrohen. Bëjini sytë katër!

Shigjetari

Do t’iu duhet të përballeni me sfida të reja të shtrira si në sferën profesionale por edhe në atë sentimentale, shkruan noa.al. Nga pikëpamja e punës, do të ndjeni nevojën që të përfshiheni në disa mundësi të reja, të cilat do ju shtojnë ngarkesën.

Bricjapi

Duhet të mundoheni që të shmangni diskutimet dhe polemikat. Bëni mirë që të përqendroheni mbi të gjitha në mundësitë që ju ofron e ardhmja si në fushën profesionale edhe në atë sentimentale.

Ujori

Parashikohet një ditë e cila do të sjellë rikuperim të ndjeshëm në të gjithë sektorët. Ndërkohë ndikimi i kundërt i Venusit nuk parashikohet të sjellë probleme, duke artrite të ecni përpara si në punë edhe në fushën e ndjenjave.

Peshqit

Do mund të përqendroheni maksimalisht në rrugëtimin tuaj profesional, pavarësisht disa momenteve kritike që janë në vijim sa i takon fushës së ndjenjave. Duhet të arrini që të ndani njërën gjë nga tjetra. /a.y/noa.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme