Dashi – Ditë shumë e begatë ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël me partnerin, përkundrazi do mbizotërojë harmonia e bashkëpunimi. Edhe beqarët do kenë një ditë pozitive e të mbushur me takime të veçanta. Për financat mos ua vini veshin të afërmve, por vetëm miqve të ngushtë.
Demi – Edhe po patët debate të vogla ne jetën tuaj në çift sot, nuk duhet të alarmoheni. Të gjithë kalojnë faza të vështira, por e rëndësishme është mënyra sesi ata zgjidhin gjithçka. Beqarët nuk duhet t’i refuzojnë mundësitë që do iu jepen edhe pse mund të kenë thjesht disa aventura. Plutoni do ndikoje negativisht tek financat dhe mund të lindin probleme goxha serioze në këtë plan.
Binjakët – Sot do ja kaloni aq mirë me atë që keni në krah saqë nuk do e besoni që gjithçka është reale. Përkujdesi për njëri¬tjetrin do jetë i adhurueshëm. Beqarët duhet të jenë më këmbëngulës dhe nuk duhet të dorëzohen sapo të marrin një refuzim. I fituar del ai që guxon dhe këmbëngul. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat. Do ndiheni shumë më të qetë në këtë sektor.
Gaforrja – Mundohuni të jeni sa më realistë sot ju të dashuruarit dhe në asnjë mënyrë të mos flisni pa u menduar me kujdes. Në këtë mënyrë do i shmangni problemet. Beqarët mund të kenë veçse disa dashuriçka kalimtare dhe asgjë më shumë sesa aq. Buxheti nuk do jetë i përkryer, por as në gjendje të keqe. Nëse tregoheni të matur mund ta kaloni ditën pa probleme.
Luani – Kjo e sotmja ka për të qenë një nga ato ditët kur nuk do doni që të flini. Gjatë gjithë ditës do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme falë atij që keni në krah. Beqarët nuk duhet t’i hedhin sytë tek partneri i një të afërmi sepse do bëjnë keq dhe do lëndohen edhe vetë. Shpenzimet kufizojini sa më shumë dhe gjendja ka për të qenë e qëndrueshme.
Virgjëresha – Ka mundësi të jeni posesive sot ju të dashuruarit dhe mund të bëni edhe disa gabime ndaj partnerit. Marrëdhënia mes jush nuk do jetë ashtu si e kishit ëndërruar. Beqarët do kenë takime, por nuk do jenë plotësisht të bindur që do duan të fillojnë lidhje me ta. Financat do mbeten të stabilizuara për aq kohë sa ju të ecni gjithmonë me llogari dhe nuk do i mbyllni sytë kur të shpenzoni.
Peshorja – Mëngjesi nuk do jetë i mirë për çiftet pasi mund të ketë disa zënka për mënyrën sesi janë sjellë një ditë më parë. Pas mesditës klima do fillojë të normalizohet dhe në mbrëmje çdo gjë do jetë ashtu si duhet. Beqarët do kenë plot takime, por nuk do arrijnë dot të fiksohen pas dikujt. Për financat çdo gjë ka për të ecur mirë dhe mund të bëni edhe disa investime me tepër nga zakonisht.
Akrepi – Për çdo gjë duhet të veproni me takt dhe përkujdes sot ju të dashuruarit sepse po filluan problemet në çift zor se do mbarojnë shpejt. Beqarët do i japin me tepër rëndësi miqësisë dhe nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Sektori i financave mund të ketë edhe vështirësi, por falë ndihmës se disa familjarëve do mund ta kaloni edhe këtë ditë. Duhet patjetër të ndiqni strategji për të rregulluar të ardhmen.
Shigjetari – Mbrojeni nga gjithçka jetën tuaj në çift sot sepse nëse nuk e bëni do keni probleme serioze dhe shpejt mund të vijë edhe ndarja. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme pasi do mungojnë tërësisht mundësitë për takime e njohje. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur sepse përndryshe do mbeteni me xhepat bosh dhe askush nuk do ju ndihmoje.
Bricjapi – Edhe pse ndjenjat tuaja për partnerin do jenë të forta dhe të sinqerta, sot do ketë vështirësi në jetën në çift. Gjithçka do shkaktohet nga persona të jashtëm që do ju duan të keqen. Beqarët nuk duhet të fiksohen kurrë pas personave që kanë shumë para sepse më e rëndësishme se ato është zemra. Me financat nuk do keni tronditje pasi keni ditur si t’i bëni llogaritë së fundmi.
Ujori – Flisni sa më hapur me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që ai do ju kuptojë për gjithçka. Nëse bëni të kundërtën dhe vazhdoni ta gënjeni atë për gjëra me rëndësi, situata do përkeqësohet tej mase më vonë. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me një person serioz në dukje, por në fakt që ka shumë humor. Buxhetin do e mbani nën kontroll.
Peshqit – Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e ngrohtë dhe me harmonike gjatë gjithë kësaj dite. Do mendoni në çdo moment vetëm si ta bëni tjetrin të ndihet i lumtur. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Buxheti do përmirësohet në mënyrë të papritur pas një shume të majme që do merrni nga dikush apo nga diku.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...