Dashi
Tregohuni të hapur ndaj koncepteve të reja. Kohëve të fundit i keni refuzuar mendimet e njerëzve të tjerë. Është koha që ti rishqyrtoni më mirë zgjedhjet tuaja.
Demi
Do të merrni një ofertë e cila do të rezultojë shumë bujare për ju. Sigurohuni që personi që do ua bëj të jetë në gjendje që ti përmbahet. Mundësitë janë të mira.
Binjakët
Insistimi i një të afërmi më të madh në moshë do të sjellë një çmim të kripur për të paguar. Megjithatë mos u dorëzoni, pasi në fund do ia arrini synimit tuaj.
Gaforrja
Një dëshirë e fshehtë e juaja do të bëhet realitet. Këshillohet që të mos sforcoheni për të bërë më shumë. Fati do të tregohet proporcional, në raport me atë që keni bërë.
Luani
Entuziazmi i një mikut tuaj, do ju kujtojë emocionet e dikurshme. Nuk është asnjëherë vonë, për të rizgjuar dëshira të ndrydhura brenda vetes.
Virgjëresha
Nuk duhet t’iu besoni miqve të shenjës së shigjetarit dhe peshqve, pasi synojnë që të përfitojnë nga ju. Nga ana tjetër, duhet të tregoheni të vëmendshëm dhe të matur ekonomikisht.
Peshorja
Qielli do të mbështesë shijet tuaja. Meshkujt e kësaj shenje do të arrijnë të realizojnë qëllimet që i kanë vënë vetes. Ndërsa femrat, duhet të tregojnë edhe pak durim.
Akrepi
Duhet të shqyrtoni mirë të ardhurat tuaja, para se të bëni një blerje. Mund t’iu duhet të hiqni dorë nga diçka, për të mbajtur situatën ekonomike nën kontroll.
Shigjetari
Kjo e premte është mjaft e favorshme për blerje-shitje të shpejta. Nëse gjërat nuk ecin siç duhet, mundohuni që të hiqni dorë nga ajo që nuk ju përshtatet.
Bricjapi
Jo të gjithë impulset duhet të mbahen nën kontroll. Ka kaluar shumë kohë që nga momenti kur jeni ndjerë të lirshëm dhe të shkujdesur, ndaj mund të guxoni.
Ujori
Duhet të thoni të vërtetën dhe të mos hezitoni. Shqyrtojini informacionet mirë dhe hapuni me njerëz që i cilësoni të besuar.
Peshqit
Jeni të befasuar nga zbulimi i faktit se një bashkëpunëtor i juaji, me zor pret që të largohet. Është mirë që të largoni njerëzit që nuk iu duhen, por sigurohuni që të mbani situatën nën kontroll./lexo
Publikohet orari i xhiros së 13-të në Superligë, vëmendja në...
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
Shefi i NATO-s pret të punojë me Trump për kërcënimet nga Ru...
Rama jep lajmin nga Budapesti: Shqipëria pret vitin tjetër S...
Rama në Hungari, takohet edhe me Vuçiqin
Arrestohet gjilanasi për shitblerje të narkotikëve