Dashi-Dita e sotme do ju gjejë të shpërblyer prej rezultateve që keni marrë nga puna juaj. Për këtë arsye do mund të pushoni plotësisht dhe të relaksoheni nën shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do realizojnë disa takime interesante dhe do ndjehen mirë me veten.
Demi-Mundësitë që prisnit prej kohësh po afrohen. Duhet vetëm të keni durim dhe të mendoni pozitivisht. Keni pasur shumë probleme sa që nuk i keni parë sinjalet që u janë drejtuar, por tani gjërat do të ndryshojnë. Financat do arrini t’i stabilizoni dhe të kryeni blerjet që keni planifikuar prej disa kohësh.
Binjakët-Partneri/ja dëshiron që të jetë më shumë se një shpatull e sigurt ku ju të qani, por edhe bashkëpunëtor në planet tuaja. Në sajë të mbështetjes së planetëve në shenjën tuaj do të keni një vitalitet në rritje. Ata që janë vetëm do preferojnë të mbajnë të njëjtin status edhe për disa kohë.
Gaforrja-Nuk duhet me patjetër të rindërtoni raportet e komplikuara. Në sajë të ndikimit të fuqishëm të Hënës, ato lidhje aq të forta do të kapërcehen duke ju lënë të ecni me vendosmëri përpara. Kujdes këto ditë të nxehta vere me shëndetin, do ndjeheni pak të pafuqishëm.
Luani-Kohëve të fundit në punë keni pasur disa momente të sikletshme, por tashmë po e kaloni këtë fazë. Transformimet dhe ndryshimet e vështira në sajë të ndikimit të Mërkurit, tashmë do jenë më të lehta. Ditë e qetë si për ata që janë në një lidhje,edhe për beqarët, nuk pritet asgjë interesante.
Virgjëresha-Gjithçka ju duket e qartë dhe e mundur. Do të rigjeni besimin, kujdesin dhe vëmendjen që ju mungonte. Do të arrini të realizoni objektivat kryesorë tuaj dhe kjo do ju sjellë fitime financiare. Të dashuruarit po planifikojnë për disa ditë pushime, zbatojini idetë tuaja.
Peshorja-Nuk do të jetë një ditë gjatë të cilës do të pushoni dhe relaksoheni, por do të jeni të zënë deri në fyt me punë. Do të merreni me organizimin deri në detaje të planeve që keni për javën dhe ditët e fundjavës. Shëndeti do jetë disi delikat, prandaj tregohuni më të kujdesshëm me veten tuaj.
Akrepi-Lëreni zemrën tuaj që të flasë, pasi bujaria juaj do ju nxjerr veç për mirë. Do të keni një sërë planetësh në favorin tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të keni një pamje më të qartë për gjërat. Të dashuruarit po mendojnë të ndërmarrin ndonjë hap më shumë për lidhjen e tyre, veproni, është koha e duhur.
Shigjetari-Ylli juaj udhëheqës do ju nervozojë, ndaj bëni kujdes që të mos bini në kurth dhe të reagoni. Ndikimi i Marsit do të bëjë që të keni sukses në punë dhe sa i takon ndjenjave situata do të vijë drejt përmirësimit. Beqarët do kenë mundësi të shumta për takime. Shëndeti do jetë i mirë.
Bricjapi-Nëse për këtë ditë nuk keni programuar asgjë, atëherë është mirë që të mos humbni kohë. Do ju pëlqejë të bëni diçka ndryshe. Sigurisht është mirë që të distancoheni disi nga gjithçka që ju bën të ndiheni të stresuar, sidomos nga ato gjëra që ju pengojnë të relaksoheni siç doni.
Ujori-Suksesi herët ose vonë do të vijë, ndonëse mund të keni humbur shpresën, e rëndësishme është që të angazhoheni në atë që doni. Ndoshta keni lejuar që dikush të ndikojë pak si shumë negativisht tek ju duke ju turbulluar qartësinë.
Peshqit-Do të keni kohë dhe mundësi për t’u shprehur gjatë kësaj dite dhe pikërisht për këtë arsye do të jeni në maksimumin e mundësive tuaja. Një situatë e tillë ju pëlqen shumë, pasi tensioni është një ndjenjë që ju transmeton forcë dhe eksitim në të njëjtin moment. Jepni më të mirën për objektivin tuaj dhe do e arrini.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!