Google ADS

Horoskopi, 29 nëntor 2018

08:00 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Dashi-Do t’iu duhet të zgjidhni konflikte të mundshme të brendshme, duke punuar me veten. Gjithçka me synim që të mos komprometoni raportin me personat më të shtrenjtë tuaj, si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale.

Demi-Do të ndiqni rrugëtimin tuaj me një transformim të madh së brendshmi, gjë që do të prek çdo sektor. Kjo e enjte do të sjellë mundësi të shumta si në sferën profesionale edhe atë sentimentale.

Binjakët-Duhet të mundoheni të reduktoni stresin e akumuluar në këtë 29 nëntor. Nga pikëpamja sentimentale mund të ndjeni nevojën për të marrë një pozicion vendimtar, duke u munduar të ruani qetësinë dhe përqendrimin në vendin e punës.

Gaforrja-Do të gëzoni një ndikim të shkëlqyer të yjeve nga pikëpamja sentimentale, pavarësisht problematikave të muajve të fundit. Kjo ditë parashikon që të pushoni më shumë dhe të dëgjoni trupin tuaj.

Luani-Yjet do të kenë një ndikim mjaft të favorshëm në të gjitha fushat, e sidomos ato profesionale. Ndërsa sa i takon fushës së ndjenjave, do të keni një sërë pakënaqësish.

Virgjëresha-Të gjithë sektorët do të jenë të bekuar nga ndikimi i yjeve gjatë kësaj të enjteje. Do të jeni të mbushur gjithë energji dhe do të shkëlqeni si sa i takon fushës së ndjenjave edhe në atë profesionale.

Peshorja-Do mund të rikuperoni një raport të mirë, sidomos në sferën e ndjenjave, duke u munduar të lini pas kurrizi çdo lodhje profesionale. Po ashtu gjatë kësaj dite nuk do t’iu kushtoni aspak rëndësi kritikave.

Akrepi-Parashikohet një ditë e cila do të mundësojë realizimin e një sërë objektivash në sferën profesionale dhe sentimentale. Në sajë të ndikimit të Venusit, do të arrini të shkëlqeni.

Shigjetari-Do të gjeni intensitetin e duhur me partnerin/en, duke përmirësuar sferën e ndjenjave. Ndërsa sa i takon sferës profesional, mund të jeni të hapur ndaj polemikave të reja.

Bricjapi-Kjo e enjte favorizon projektet e reja, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme si anës profesionale edhe asaj personale. Dita parashikon që të jetë mjaft pozitive.

Ujori-Do ju duhet të përballeni me një sërë të papriturash në sferën profesionale. Për rrjedhojë do ju duhet të lini në plan të dytë sferën e ndjenjave dhe raportet me familjen dhe partnerin/en.

Peshqit-Yjet do të mbështesin maksimalisht sferën profesionale. Por edhe ajo sentimentale nuk do të jetë aspak e keqe. Do të rigjeni dëshirën për të bërë plane dhe projekte të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme