Dashi
Ata që janë tashmë në një lidhje do bëjnë çmos që ta përforcojnë edhe më tepër bashkëpunimin. Planetët do i kenë në krah kështu që duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Beqarët do jenë shumë krenarë për veten dhe nuk do pranojnë çdo lloj ngacmimi. Të ardhurat nuk do jenë të shkëlqyera, por as shumë të këqija.
Demi
Çiftet do kalojnë një ditë mjaft delikate sot. Mosmarrëveshjet në çift do jenë të shumta dhe nga kokëfortësia e të dyve ato do duken të pafundme. Beqarët do gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Perspektivat materiale do jenë të mrekullueshme. Do jeni të qetë në sektorin e financave.
Binjakët
Nëse keni një lidhje prej shumë kohësh duhet të bëni shumë kujdes me impulsivitetin e tepruar. Në rast tensioni të madh, largohuni nga njeri-tjetri në mënyrë që të mos thoni fjalët e fundit. Beqarët do jenë sharmantë dhe do marrin shumë propozime. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më mirë se kohët e fundit.
Gaforrja
Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft e ngrohtë dhe komunikimi nuk do reshtë për asnjë moment. Përfitoni për të folur edhe mbi të ardhmen për t’i kuptuar më mirë synimet e partnerit/es. Beqarët do i shprehin pa druajtje pëlqimet dhe shumë shpejt mund të fillojnë histori dashurie. Financat do i menaxhoni me kujdes.
Luani
Ka shumë gjasa që për shkak të mungesës së përkujdesjes nga partneri/ja ju ta kërkoni diku tjetër ngrohtësinë. Mendohuni mirë sepse më vonë mund të plasë një skandal i madh për ju. Beqarët do ndihen të kënaqur me jetën që po bëjnë dhe nuk do kenë aspak nevojë ta ndryshojnë atë. Sektori i financave do të jetë i qëndrueshëm.
Virgjëresha
Surprizat në çift do jenë të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Partneri/ja do kujdeset mjaft për ju dhe nuk do iu lërë të lodheni për asgjë. Sot ju do jeni si një princ/princeshë e përkëdhelur. Beqarët do kenë mjaft takime interesante, por do e kenë të vështirë të vendosin. Ne planin financiar mos bëni shpenzime marramendëse.
Peshorja
Ata që janë në një lidhje do e kenë të vështirë të flasin për çdo gjë me partnerin/en e tyre sot sepse ai do jetë me humor të keq. Prisni orët e pasdites sa të qetësohet. Beqarët duhet të bëjnë akoma edhe më shumë durim nëse duan të takojnë personin që do iu përshtatet më së miri. Në planin financiar do jetë ditë me fat.
Akrepi
Priten përmirësime të shumta gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Të dy me partnerin/en do tregoheni më të hapur dhe do provoni eksperienca të reja së bashku. Beqarët do jenë shumë të sinqertë me disa persona që do i joshin në mënyrë që edhe ata të mos lëndohen. Perspektivat financiare do jenë të mrekullueshme.
Shigjetari
Dita do fillojë me tension dhe debate të shumta për jetën në çift, por me kalimin e orëve do i mendoni gjerat me kujdes dhe do gjeni zgjidhje për çdo problem. Beqarët do përballen me surpriza mjaft të këndshme të cilat janë menduar me kujdes nga miqtë e ngushtë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë kështu që kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
Bricjapi
Pasioni do jetë shumë i zjarrtë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Pas një periudhe të mbushur me peripeci dhe brenga, më në fund do përjetoni emocionet e shumëpritura. Beqarët duhet ta tregojnë veten si janë me personat që do takojnë dhe jo t’i gënjejnë ata për gjithçka. Nuk keni për të shkuar asgjëkund kështu. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Ujori
Do jeni shumë kërkues në dashuri sot dhe nuk do kënaqeni me pak. Partneri/ja do mundohet shumë që ju të ndiheni sa më mirë, por ndonjëherë jo çdo gjë është aq e lehtë sa duket. Për beqarët nuk priten ndryshime të mëdha. Do jetë një ditë e qetë dhe pa gjëra të jashtëzakonshme. Maturi dhe sa më shumë maturi duhet të tregoni me financat.
Peshqit
Do e vlerësoni mjaft ndihmën që do iu japë partneri/ja juaj sot dhe do kaloni një ditë interesante pranë tij. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi nuk do ndalet në asnjë moment. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat që do iu bëhen. Financat do jenë të paqëndrueshme, por me pak durim dhe maturi mund t’ia dilni mbanë.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor