Dashi
Hëna është në një orbitë të favorshme për jetën private e në mënyrë të veçantë për raportet ndërpersonale, ku keni edhe më shumë vështirësi. Shihni qimen në syrin e tjetrit, por traun në syrin tuaj?…
Demi
Situata yjore është në lëvizje të vazhdueshme dhe për fatin tuaj të mirë, janë të shumtë yjet pozitivë që do t’ju marrin në mbrojtje. Sa më të matur të jeni, aq më mirë do të jetë për ju.
Binjakët
Është e nevojshme që në një situatë të vështirë të mos humbni orientimin, pasi vetëm nëse ruani kthjelltësinë mund ta ktheni në favorin tuaj. Hëna sjell stimuj të rinj për erosin.
Gaforrja
Zhvillime të reja, nga të cilat duhet të përfitoni, priten në aspektin profesional, ndërsa në anën tjetër, jeta juaj sentimentale duket se do të njohë ripërtëritje, pas hyrjes së Afërditës në shenjë.
Luani
Do ta keni vërtet të vështirë sot, si për të gjetur kohën për t’u marrë me të gjitha impenjimet, ashtu edhe për t’u kujdesur për vetveten. Të duash është shumë më mirë se të urresh, apo jo?
Virgjëresha
Sot mund t’ju duhet të merrni vendime të prera për të ardhmen tuaj e për këtë do të keni mbështetjen e Marsit që ju bën më të vendosur se kurrë. Kontakte, takime e biseda të favorizuara nga Merkuri.
Peshorja
Është një periudhë në të cilën Merkuri, i vendosur në një orbitë të papërshtatshme mund të stimulojë ankthet e shqetësimet, pa ndonjë motiv të caktuar. Nga kjo e pëson humori dhe gjendja shpirtërore.
Akrepi
Ju pëlqen të dilni nga skemat e të jeni trasgresivë, por kjo varet nga ambienti dhe njerëzit ju rrethojnë. Nëse sot jeni paksa kontradiktor me veten, e keni “peshqesh” nga Merkuri “grindavec”.
Shigjetari
Ka diçka që nuk shkon mirë dhe kjo ju bën të tregoheni reflektivë e jo shumë entuziastë për perspektivën. Por është fjala për gjëra kalimtare, prandaj mos e mundoni veten pa shkak.
Bricjapi
Pritet që dita e sotme të jetë mjaft intensive, që në orët e para të saj, pasi Është Marsi që ju “shkund” nga plogështia dhe ju imponon ritme marramendëse. Pak më të shoqërueshëm.
Ujori
Në planin profesional do të jeni në një ditë të mirë, por sa e vështirë do të jetë për të tjerët të komunikojnë me ju! Ndoshta ngaqë sot preferoni të qëndroni mënjanë e nuk doni t’ju trazojë njeri.
Peshqit
Yjet thonë se dita e sotme do të shënojë fillimin e një periudhe shumë të mirë dhe gjendja juaj psikofizike do të shënojë një rritje të ndjeshme. Por kujdes, ripërtëritja juaj nuk i pëlqen dikujt.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll