Parashikimi i horoskopit për sot.
Dashi-Do të njihni dikë që do t’ju impresionojë shumë. Do të zgjidhni mbi bazat e asaj që dashuria do t’ju ofrojë. Nëse doni dashuri duhet që të hiqni do të nga parimet e vjetra.
Demi-Dita është shumë ideale që ju të planifikoni disa aktivitete familjare. Duhet të planifikoni kohë edhe me prindërit. Darka i lë vend romanticitetit.
Binjakët-Ndaloni së analizuari marrëdhëniet. Keni nevojë për t’u relaksuar. Do të shkëlqeni në shoqëri. Personi i zemrës do ta vlerësojë akoma më shumë këtë fakt tek ju.
Gaforrja-Jeni njerëz që keni dëshirë marrëdhënie afatshkurtra, por tashmë është momenti për të kundërtën. Jeni paksa impulsivë dhe gjaknxehtë. Kjo krijon një pengesë për ju për të qenë në një lidhe afatgjatë. Prandaj duhet të kontrolloni luhatjet e humorit.
Luani-Sot shuhen të gjitha planet për të dalë jashtë. Mos ushtroni presion ndaj partnerit/es. Seriali ose filmi i preferuar mund të jenë një mundësi shumë e mirë për ta kaluar kohën në shtëpi.
Virgjëresha-Keni qenë të pasigurtë dhe e keni pasur të vështirë që të besoni në ndjenjat e partnerit/es. Koha për të pushuar pak. Është momenti për t’i bërë një analizë vetes për t’u ndjerë më vonë më vetëbesues ndaj vetes dhe personit të zemrës.
Peshorja-Duhet ta lironi veten nga kufijtë emocionale. Bëjeni vetë ditën tuaj të mrekullueshme. Mos u bëni posesivë ndaj personave që duan të flasin me ju.
Akrepi-Përveç buzëqeshjes, një marrëdhënie duhet që t’ju bëjë të ndiheni më të lumtur. Është koha për të lëvizur përpara. Mos qëndroni në një marrëdhënie vetëm sepse ishte e bukur. Nëse nuk ia vlen, largohu.
Shigjetari-Ditë perfekte për pasion. Keni nënvlerësuar simpatinë dhe fuqinë e ndjenjave të partnerit/es. Duhet që të shprehni më mirë ndjenjat ndaj tij/saj. Në këtë mënyrë çdo gjë do të përputhet në mënyrë perfekte.
Bricjapi-Koha e duhur për ta shpenzuar me prindërit. Kohët e fundit keni qenë të zënë, prandaj tashmë është momenti që t’i telefononi dhe të organizoni një vizitë. Kjo do ju çlirojë nga streset.
Ujori-Do të mësoni një gjë të re për partnerin/en. Ky informacion i ri mund të vijë si surprizë për ju. Këtë fakte të reja do të zgjidhin një sërë problemesh dhe çështjesh në marrëdhënie. Përfitoni nga kjo situatë dhe kaloni momente të mira me partnerin/en.
Peshqit-Vëmendjen tuaj sot do ta marrin dashuria, marrëdhënia në çift dhe familja. Ata që janë të martuar do të kalojnë kohë të bukur me fëmijët. Këto momente do të çlirojnë stresin që është akumuluar për shkak të punës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...