Dashi-Dite mjaft e favorshme për te rregulluar njëherë e mire problemet qe keni pasur ne çift. Për shume gjera do reflektoni me më shume kujdes dhe do kuptoni gabimet e mëdha. Beqaret do jene pafund impulsive dhe ka rrezik pjesa me e madhe te gaboje ne zgjedhjen e partnerit. Buxheti do dobësohet goxha për shkak te shpenzimeve te pamenduara qe do kryeni.
Demi-Do jeni shume te përgjegjshëm sot ju te dashuruarit dhe do bëni çdo gjë qe t’i kërkoni falje atij qe keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do ketë me shume përmirësime edhe nga sa vete keni menduar. Beqaret do kenë takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Sido qe te jene financat tuaja sot është mire te mos rrezikoni duke shpenzuar pafund.
Binjaket-Dite do filloje me vrull e me debate te zjarrta sot për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Te dy palët do jeni kokëfortë dhe për asgjë ne bote nuk do hapni rruge. Beqaret duhet t’iu besojnë pak me shume miqve qe do i prezantojnë me disa persona sepse ata ju duan vetëm te mirën. Ne planin financiar po u treguat vigjilente dhe po përfituat nga mbështetja e yjeve gjendja do ju përmirësohet tej mase.
Gaforrja-Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift do intensifikohet akoma me tepër dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Beqaret duhet te bëjnë pak me shume përpjekje për ta gjetur dashurinë. Ne planin financiar do keni shume fat. Edhe ata qe do vendosin lotari do fitojnë shume ta konsiderueshme e do ndiheni me mire.
Luani-Partneri do ju mbushe me dhurata sot juve qe jeni ne një lidhje. Dashuria e tij per ju e kalon cdo kufi kështu qe edhe ju duhet te silleni mire dhe t’i përkushtoheni me tepër. Beqaret do bëjnë çdo gjë qe te jete e mundur me qellim qe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar nuk keni për te pasur aspak tronditje sepse gjithmonë do reflektoni para se te hidhni hapa.
Virgjeresha-Dite pozitive ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do konfliktoheni me për asgjë me atë qe keni ne krah, përkundrazi do mundoheni si ta bëni sa me te bukur çdo moment. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin sepse disa nuk janë aspak te vërtetë. Financat do jene tej mase te stabilizuara. Shfrytëzoni rastin për te shlyer disa borxhe te vjetra.
Peshorja-Nëse jeni ne një lidhje kjo e sotmja nuk ka për te qene një dite shume e qete. Here pas here situata mund te dale edhe jashtë kontrollit dhe vështirë se do gjeni qetësi. Beqaret do jene tej mase joshës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete cilindo qe do pëlqejnë. Ne planin financiar keni për te qene me fat dhe kjo do ju ndihmoje ta kaloni situatën e vështirë ne te cilën kishit rene.
Akrepi-Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Shpesh do keni mendime tërësisht ndryshe nga partneri dhe nuk do pranoni për asgjë çast te hapni rruge. Beqaret duhet te njihen mire me disa persona para se te hedhin hapa sepse ne te kundërt mund te lëndohen. Shpenzimet bëjini te miremënduara dhe nuk keni për te pasur tronditje financiare.
Shigjetari-Dite e mbushur me emocione te forta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit, por ato do jene si pozitive ashtu edhe negative. Beqaret do jene specialiste te joshjes dhe flirtimit dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Për ta do filloje një tjetër jete. Për financat këshillohuni sa e pare me specialistet sepse vete nuk do mund ta mbani dot situatën nen kontroll.
Bricjapi-Mëngjesi nuk ka për te qene aspak i mire sot për juve qe jeni ne një lidhje, por gjerat do fillojnë te përmirësohen pas dreke. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fillojnë një lidhje serioze, por do preferojnë aventurat kalimtare. Mundësitë për to do jene te shumta. Financat nuk do jene aspak te mira. Do ju duhet qe here pas here te kërkoni borxhe ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë.
Ujori-Disa planetë do bëhen bashke gjate kësaj dite ne mënyrë qe t’iu krijojnë një klima sa me te ngrohte ju te dashuruarve. Kënaqësitë dhe emocionet do jene here pas here shume te forta. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe ka mundësi te hedhin menjëherë hapa te mëdha. Financat duhet te mundoheni t’i përmirësoni duke kërkuar te arrini sa me shume ne pune.
Peshqit-Mundohuni te mos tregoheni për asnjë moment agresiv me partnerin tuaj sot sepse do keni probleme te mëdha me njeri-tjetrin. Qetësia do jete e çmuar. Beqaret nuk do e kenë mendjen për te krijuar një lidhje serioze, por një person qe do takojnë rishtazi do i beje te ndryshojnë mendim. Problemet financiare do zgjidhen me shpejt nga sa kishit menduar kështu qe do mund te merrni fryme lirisht.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person