Dashi
Ditë përgjithësisht e bukur dhe me diell kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kuptoheni mirë me njeri-tjetrin dhe nuk do keni konflikte. Ata që kanë qenë larg njeri-tjetrit do kenë takime pasionante. Beqarët do dëshirojnë të qëndrojnë vetëm për të reflektuar mbi të ardhmen. Financat duhet t’i administroni me kujdes.
Demi
Ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv për jetën sentimentale të çifteve. Do keni shumë dyshime mbi partnerin/en dhe herë pas here do bëni skena xhelozie. Beqarët me shumë gjasa do e bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do futen në një etape të re. Sektori i financave do jetë i qetë. Nuk do ketë probleme.
Binjakët
Ditë mjaft e turbullt kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. As vetë nuk do jenë të qartë për atë që doni dhe do konfliktoheni gjithë kohës me atë që keni në krah. Për beqarët dita do jetë më pozitive. Do ia kaloni mirë me miqtë tuaj dhe do takoni disa persona të rinj e mjaft interesantë. Në planin financiar do tregoheni të paarsyeshëm dhe problemet do jenë goxha të mëdha.
Gaforrja
Konfigurimi i yjeve do jetë mjaft i mirë për jetën tuaj sentimentale sot. Ata që kanë shumë kohë bashkë do mendojnë për një bashkëjetesë ose për një fejesë. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, por nuk kanë për ta gjetur personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.
Luani
Entuziazmi dhe emocionet do e pushtojnë sot jetën sentimentale të çifteve. Do kuptoheni më së miri me atë që keni në krah dhe do i zgjidhni keqkuptimet e vogla që kishit pasur. Beqarët do kenë takime të shumta, por asnjeri nuk do ua mbushë mendjen sa për të filluar një lidhje. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni pa u menduar mirë.
Virgjëresha
Edhe nëse keni debate të forta me partnerin/en tuaj nuk duhet të tregoheni pesimistë. Në një lidhje janë normale debatet, por duhet të dini si t’i zgjidhni ato me kujdes dhe diplomaci. Beqarët me shumë gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen më të qetë. Nuk duhet ta teproni me shpenzimet sot sepse situata financiare është mjaft delikate. Kujdes!
Peshorja
Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë mjaft e trazuar gjatë kësaj dite. Do keni debate të forta me njeri-tjetrin dhe do jeni gjithë kohës të mërzitur. Beqarët duhet të dalin sa më shumë që të mundin në mënyrë që të takojnë persona të shumtë. Financat do jenë të mbrojtura, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni sa të dëshironi. Bëjeni çdo gjë me kufi.
Akrepi
Do i shprehni edhe më shumë ndjenjat sot për të dashurin tuaj të zemrës dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush. Disa do mendojnë t’i çojnë gjërat më tej. Beqarët jo vetëm që do kenë takime interesante, por do mund të fillojnë edhe angazhime serioze. Situata financiare do konsolidohet mjaft dhe ju do keni mundësi të bëni ndonjë shpenzim më tepër.
Shigjetari
Jeta juaj në çift do ketë një rëndësi shumë të madhe gjatë kësaj dite. Do i kushtoni kohën e duhur parterit/es dhe do mundoheni me çdo kusht t’i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por do gjejnë një person i cili do jetë fiks si ata e kishin ëndërruar. Për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare nuk duhet të shpenzoni pa u menduar.
Bricjapi
Do keni shumë mosmarrëveshje sot me atë që keni në krah dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Asnjëri prej jush nuk do tolerojë dhe kjo do e vështirësojë situatën. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese që do iu bëhet sepse mund të lëndohen. Sektori i financave do jetë mjaft i qëndrueshëm. Shfrytëzojeni për të kryer investimet e duhura.
Ujori
Nëse ka disa gjëra që nuk iu pëlqejnë tek ai që keni në krah është më mirë t’ia thoni. Mos e shtyni për më vonë sepse do iu mblidhen edhe më tepër pakënaqësi. Beqarët do jenë sharmantë, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Financat do fillojnë të përmirësohen pak nga pak. Vazhdoni të tregoheni sa më të matur dhe të kujdesshëm.
Peshqit
Asnjë planet nuk do ndikojë drejtpërdrejt në jetën sentimentale të çifteve. Duhet të tregoheni paksa më të organizuar dhe të mendoheni mirë para se të flisni. Për beqarët ndikimi i planetëve do jetë mjaft pozitiv. Ka shumë gjasa ta bëni për vete personin që pëlqeni prej kohesh. Financat nuk do jenë të favorizuara.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...