Horoskopi, 27 maj 2017

08:59 | 27 Maj 2017
Arbresh.info

DASHI 21/3 – 20/4

Kujdes me despotizmin në jetën në çift sot, sepse do keni mosmarrëveshje të mëdha. Beqarët do njihen me persona vërtet interesante e me vlera.

DEMI 21/4 – 21/5 Pas një periudhe të vështirë për jetën në çift, sot do afroheni më shumë me partnerin/en dhe do flisni sinqerisht me të. Financat nuk do jenë aspak problematike.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Pritet që ambienti në çift të jetë i ngrohtë sot. Nuk do keni as debatin më të vogël me partnerin/en, sepse të dy do toleroni mjaft. Që financat të jenë të mira duhet të tregoheni paksa më të organizuar.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Ata që janë në një lidhje do ndihen të lënë pas dore nga partneri/ja i/e tyre dhe do zhyten në trishtim. Beqarët më mirë të mos fillojnë sot angazhime, sepse nuk do jetë ditë me fat. Kujdesuni për veten.

LUANI 23/7 – 21/8

Mos mendoni të filloni një aventurë sot, sepse kjo do e shkatërronte menjëherë atë që keni ndërtuar në çift. Financat do jenë më të stabilizuara se më parë.

VIRGjËRESHΑ 22/8 – 23/9

Mërkuri premton një ditë të animuar dhe të bukur për çiftet. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje do bashkëpunoni më tepër me partnerin/en dhe do merreni vesh edhe me një shikim me të.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Pasion, surpriza, emocione pa mbarim… Personat që do të keni përballë, do t’iu kuptojnë menjëherë dhe do ju mbështesin. Financat do jenë të mira megjithatë investimet e mëdha nuk rekomandohen.

AKREPI 24/10 – 22/11

Ditë pozitive kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Beqarët do kenë një takim të papritur, i cili mund t’ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. Shëndeti do jetë i mirë.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ju të dashuruarit do keni disa dyshime mbi partnerin/en tuaj sot dhe kjo do krijojë një atmosferë aspak të qetë. Jupiteri do iu nxitë të shpenzoni pa reflektuar sot dhe financat do jenë delikate.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Edhe njëherë tjetër duhet të tregoheni vigjilentë në jetën tuaj në çift dhe mos hidhni hapa të nxituara. Ndoshta është momenti që të silleni ndryshe. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë.

UJORI 21/1 – 19/2

Gjatë kësaj dite do iu pushtojë euforia në çift falë një surprize shumë të madhe që do iu bëjë partneri/ja. Beqarët që do udhëtojnë do mund ta gjejnë personin që kane ëndërruar.

PESHQIT 20/2 – 20/3 Ditë romantike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Dita pritet të jetë e bukur. Çështjet financiare nuk do kenë probleme, megjithatë yjet këshillojnë të vazhdoni të tregoheni të matur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme