DASHI 21/3 – 20/4 Kjo e shtunë do të jetë e mbushur plotë me zhvillime të reja, në sajë të hyrjes së Venusit në shenjën tuaj. Dashuria dhe pasioni do të jenë në plan të parë për të lindurit e kësaj shenje.
DEMI 21/4 – 21/5 Do të jeni të përfshirë nga dashuria, flirtimet dhe udhëtimet. Mendimet dhe brejtja e ndërgjegjes do të shkojnë drejt një historie të përfunduar.
BINJAKËT 22/5 – 21/6 Hëna do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke i’u bërë më të qetë. Sigurisht që nuk do të shkëlqeni nga kthjelltësia, por nëse nuk do të punoni gjatë kësaj dite, nuk është se do të prishej ndonjë punë.
GAFORRJA 22/6 – 22/7 Harmonia e Mërkurit dhe Hënës, do ju dhurojnë emocione të forta dhe të thella. Gjeste dashurie dhe shumë ndjenja do iu dhurohen nga partneri/ja. Kjo e shtunë do të jetë e mbushur gjithë përkëdheli.
LUANI 23/7 – 21/8 Lëreni të lirë zemrën, për të pritur çdo gjë të bukur që do të vijë në shenjën tuaj. Parashikohet një periudhë plotë me dashuri. Do të keni dëshirë për të përmirësuar pamjen.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9 Nëse keni në plan një takim të rëndësishëm, “armatosuni” me buzëqeshje dhe lini mënjanë çdo pasiguri. Nën praninë e Hënës dhe Mërkurit, do të dini të thoni gjë- në e duhur, në momentin e duhur.
PESHORJA 24/9 – 23/10 Një e shtunë e bukur iu pret, ku do të shijoni raporte miqësore të cilat do ju mbushin me lumturi. Duhet të bëni kujdes në anën financiare, pasi parashikohen probleme.
AKREPI 24/10 – 22/11 Do të shfaqni ambicie të forta sa i takon karrierës. Por pavarësisht kësaj nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Hëna do ju ngushëllojë dhe do ju japë energji për aktivitete të reja.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12 Udhëtimi është një kënaqësi për ju, një nevojë nga e cila nuk hiqni dot dorë. Sidomos tani që udhëtimi dhe dashuria në sajë të pranisë së Venusit, ju japin mbështetje të plotë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1 Humori i mirë, harmonia dhe jo vetëm do të mbushin gjithë ditën tuaj. Gjithçka do të shkojë në funksion të afirmimit tuaj personal, Një nismë të cilën e keni përzemër do të japë frytet e duhura.
UJORI 21/1 – 19/2 Lëreni mënjanë krenarinë, nëse keni ende ndjenja drejt një personi të së kaluarës, është koha të reflektoni mirë. Kjo e shtunë do të jetë e gjitha e mbushur me melankoli.
PESHQIT 20/2 – 20/3 Venusi do ju japë një mbështetje maksimale në sferën profesionale. Hëna do të ketë rol shumë të rëndësishëm, duke ua bërë mbarë me një udhëtim të cilin keni planifikuar.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë