Dashi 21/3 – 20/4
Hëna në kundërshtim me shenjën tuaj do të vërë çdo gjë në diskutim. Do të keni programe konfuze, ashtu sikundër do jenë dhe mendimet. Megjithatë parimet kryesore mbeten të paprekura.
Demi 21/4 – 21/5
Jeni mirë vetëm nëse keni mundësinë që ta merrni çdo gjë me terezi, ashtu siç është e shkruar në ADN-në tuaj. Përveç stresit, nxitimi ju shtyn drejt gabimeve.
Binjakët 22/5 – 21/6
Shoqëri e këndshme dhe e paparashikueshme, nëse jeni ende me pushime. Sporti dhe udhëtime të ndryshme do ju zbukurojnë ditën. Kjo e premte është ideale për të pritur mysafirë.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Ditë jashtë rutinës! Një sërë të papriturash ose ndryshimesh të minutës së fundit do ju acarojnë deri në atë pikë, sa do të doni të hiqni dorë nga programet tuaja.
Luani 23/7 – 21/8
Nën ndikimin e Hënës dhe Marsit në shenjën tuaj, do ja kaloni më së miri. Përgatituni të përjetoni një event të rëndësishëm. “Armatosuni” me simpati, elegancë dhe krenari dhe do të arrini të qëlloni në shenjë.
Virgjëresha 22/8 – 23/9
Kjo e premte nuk do të jetë aspak entuziaste, por fatmirësisht nuk do të keni telashe. Nëse do të përballeni me një kurth, do të jeni ju që do e krijoni në sajë të tensionit të shkaktuar nga të tjerët.
Peshorja 24/9 – 23/10
Kalimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj do ua trazojë disi humorin. Megjithatë gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë asgjë, as ndjeshmëria, as fati dhe as energjia.
Akrepi 24/10 – 22/11
Dita do të jetë e luhatur, por Hë- na dhe Saturni në pjesën e dytë të saj, ju kujtojnë që të bëni kujdes me shpenzimet. Do ta gjeni veten në shoqëri të këndshme dhe do të shfaqni anën tuaj karizmatike.
Shigjetari 23/11 – 22/12
Në raportin në çift, Hëna do të jetë miqësore dhe do ju mbushë me emocione të forta. Do të përballeni me një problem ligjor i cili duhet të marrë zgjidhje.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Nën ndikimin e Hënës dhe të Uranit, kjo ditë do të sjellë përkeqësim humori. Do të jetë ndikimi i Plutonit, ai që do e bëjë më pozitive këtë të premte. Edhe me familjen raportet do të jenë kaotike.
Ujori 21/1 – 19/2
Ditë e mrekullueshme për ju, sidomos në fushën e ndjenjave. Miqtë tuaj do ju shtyjnë drejt aventurave. Do të bëni shëtitje të këndshme, të cilat do të zgjojnë mendimet tuaja sekrete.
Peshqit 20/2 – 20/3
Një periudhë pushimi për të reflektuar mund të sjellë rezultate të mira. Intuita nuk do ju zhgënjejë. Në sajë të shqisave të mprehta, do të lulëzojnë ide mjaft të mira dhe të frytshme.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë