Ky është horoskopi për ditën e premte, 22 mars 2019 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Parashikohet një e premte intriguese! Edhe pse do ju duket se dita nuk do të nisë në mënyrën më të mirë sa i takon anës fizike pasi mund të ndiheni të lodhur, rikuperimi do të ndodh në vijim të ditës. Do të jeni gati të përfshiheni në aventura të reja, edhe sa i takon sferës sentimentale.
Demi
Kjo ditë është e rëndësishme sa i takon dashurisë dhe ndjenjave, të cilat do të vihen në provë dhe do të rezistojnë vetëm më lidhjet më të forta. Ata që presin përgjigje, nuk do të kenë më durim. Ndoshta keni të drejtë, por bëni mirë të ruani nën kontroll nervozizmin.
Binjakët
Kjo ditë është tejet e mbushur me nervozizëm, si për sa i takon sferës profesionale edhe asaj emocionale. Me gjasë do të keni dëshirë të “shpërtheni”, por bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të gjini çdo gjë me fjalët e duhura, për të mos shkatërruar ndonjë raport të bukur, për shkak të ndonjë fjale të pamenduar mirë.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do të jeni disi melankolik dhe pa humorin e duhur. Gjithçka për shkak të mendimeve që kanë të bëjnë me dashurinë. Duhet të bëni qartësi me zemrën tuaj dhe të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë.
Luani
Nuk do të jetë një ditë aspak pozitive, për shkak të ndonjë të papriture në sferën sentimentale. Mundohuni që të shmangni diskutimet dhe polemikat, ose të paktën ulni tonin e zërit, në mënyrë që të gjeni një marrëveshje të re, pasi gjërat mund të sistemohen shumë shpejt.
Virgjëresha
Kjo e premte është një ditë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos sa i takon ndjenjave. Guxoni, flisni, bëni projekte: yjet janë në anën tuaj!
Peshorja
Jeni në një fazë të acaruar, gjatë së cilës do të gjeni forcën për të përballuar çdo vështirësi. Fundjava do të sjellë rikuperim, ku do të çoni përpara me vendosmëri gjithë gjërat që i keni përzemër.
Akrepi
E premtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave. Duhet të tregoheni më të hapur me të tjerët dhe të jeni më të shoqërueshëm, shkruan noa.al. Ju pret një fundjavë përgjithësisht e bukur.
Shigjetari
Do të ndiheni shumë energjik, ku ardhja e pranverës ju bën të ndiheni mirë si dhe parashikohen momente të mira sa i takon dashurisë. Pikërisht në këtë drejtim pritet një rizgjim i ndjenjave. Bëni qartësi me zemrën tuaj, ka ardhur momenti i duhur.
Bricjapi
Dita nuk do të jetë në ritmin e duhur, dhe sforcimet që do të bëni nuk do të marrin rezultatet e pritura. Mos fajësoni veten, ndoshta nuk do të kuptoheni nga ata që ju rrethojnë. Mundohuni që të ndryshoni strategji, ose të paktën shmangni tensionet.
Ujori
Kjo e premte parashikohet të jetë mjaft e bukur, sidomos për takimet dhe ndjenjat. Përfitoni nga ko ditë për të sqaruar konfliktet, për të bërë propozimet dhe për të ekspozuar projektet tuaja në çdo fushë.
Peshqit
Do të jetë një ditë mjaft pozitive dhe interesante, ku ekziston mundësia për të bërë takimet e duhura. Ndaj është e nevojshme që të jeni të hapur, të lini pas krahëve trishtimin e së kaluarës dhe të shikoni me besim të ardhmen.
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...